32

737 45 13
                                    

-Ku e ke varësen rrezedielli?-e pyeti Ervieri në mëngjes kur ajo po bëhej gati për të shkuar në punë e për të çuar djalin në kopësht. Hestia  shkoi drejt  raftit dhe nxorri një kuti të kuqe. Nxorri nga aty varësen dhe ia tregoi Ervierit. Ai buzëqeshi dhe u afrua duke e puthur në buzë.

-E dija që e ke akoma zemra ime-i tha afër buzëve.

-Mendon se do ta hidhja? Kushton miliona para, do isha budallaqe nëse nuk e shisja. Do më sillte të ardhura të mira-bëri shaka ajo

-Atëherë përse nuk e shite?

-Po prisja një rast të mirë-i tha Hestia duke e puthur dhe njëherë në buzë. Vendosi varësen në kuti përsëri dhe u kthye që të përfundonte make up-in

-Pse nuk e vendos në qafë?

-Nëse dëshiron që plani të funksionojë, atëherë duhet që të qëndrojë aty akoma-i tha dhe i dha dorën e fundit buzëve.

-Ai plan i mallkuar-nëpërdhëmbi Ervieri duke e ditur mjaft mirë që nuk do munde të qëndronte në këtë mënyrë me Hestian. U afrua afër saj, e përqafoi nga pas dhe e puthi në qafë.

-Mami, babi-u fut Kristeni brenda në dhomë. Ervieri shfryu dhe u ul në nivelin e të birit

-Je një shejtan i vogël picirruk-i tha Ervieri duke i shpupuritur flokët me dashuri dhe duke e puthur në të dy faqet. 

-Je gati për kopësht shpirt?-e pyeti Hestia dhe djali u shtrembërua. 

~~~~~~~~~
Në darkë

-Kush ishte ajo femër që ishe me të sot ?-bërtiti Hestia në mbrëmje duke hapur derën e zyrës me zemërim. Ervieri ngriti sytë drejt saj dhe Kiani bashkë me Mateon që ndodheshin aty u shikuan me njëri-tjetrin.

-Kush femër?-pyeti Ervieri me qetësi. Hestia i hodhi disa fotografi në tavolinë

-Kjo femër që erdhi tu hodh, të puthi e u larguat bashkë sot pasdite. Kur ke ardhur meqë ra fjala? Mirë seksi me të?

Kiani e vuri re zemërimin që po shkreptinte në sytë e Hestian dhe dukej se gjendja nuk ishte e mirë.

-Nuk është ashtu siç duket-tha Ervieri kur studioi fotot me kujdes

-Ervier, të dhashë një mundësi. Një mundësi të mallkuar. Të fala pas gjithçkaje që më bëre dhe pas gjithë vuajtjeve që përjetova. Nuk të kam falur që të më tradhtosh me kuçka-bërtiti Hestia fort

-Çfarë po ndodh?-pyeti Artemisa kur dëgjoi se Hestia ulëriti dhe të gjithë u mblodhën tek shkallët

-Nuk të tradhtova-bërtiti Ervieri këtë herë dhe Laura po buzëqeshte vesh më vesh

-Mos më bërtit idiot.  Ti më tradhtove sa tu dha rasti. Nuk mund ta mbash brenda pantollonave. Je një maskara i ndyrë-bëriti Hestia dhe Kiani me Mateon dolën nga zyra me kujdes. 

-Të thashë që nuk të tradhtova-gati sa nuk ulëriti Ervieri-Ishte çështje pune

Kristiani kishte shkuar afër zyrës së tyre duke iu bashkuar Kianit e Mateos që qëndronin jashtë. Ndërsa Kristenin e kishte nxjerrë Nemesisi jashtë me të dëgjuar ulërimat

-Prandaj, u puthët në buzë ?

Ervieri u afrua i tërbuar afër saj.

-Prandaj Ervier, për çështje pune?-bërtiti përsëri Hestia duke e goditur në gjoks. Por nuk kishte pritur që ai ta godiste mbrapsht në faqe duke bërë që Hestia të rrëzohej.

-Mjaft-bërtiti Ervieri-Nuk do më tregosh ti se çfarë të bëj.

Kiani vendosi dorën në gojë dhe Mateo qëndronte si i ngrirë jashtë zyre. Kristiani vrapoi brenda me të parë se çfarë po ndodhte. Hestia kishte mbetur e ngrirë në dysheme me dorën në faqe. Nuk i dhembi faqja, aq shumë sa i dhembi zemra. Kristiani e ndihmoi të ngrihej me kujdes dhe Hestia shikoi nga Ervieri, tashmë e lënduar

Dashuri e pafundWhere stories live. Discover now