-Para se të largoheni, unë dhe ti Artemisa duhet të flasim-tha Luciano dhe Artemisa shtrembëroi hundën.
-Xhaxha-tha ajo me zërin e ëmbël dhe përkëdhelës e shkoi e puthi në dy faqe-Po kan ikur ato kohë që vishemi deri në fyt.
-E di mon trésor(thesari im), po çfarë më del në ato live-t e tik tokut?-tha me qortim dhe dëgjoi se si Kristiani po qeshte nën hundë. Artemisa i hodhi një shikim të egër drejt tij që dukej i kënaqur
-Por Xhaxha....
-Jo nuk ka Xhaxha. Nëse e marr vesht dhe njëherë që më del aty, do të të mbylli në një dhomë për një muaj.
Me të dëgjuar ato fjalë u hodh vetëm nga mendimi që do të rrinte e mbyllur në një dhomë.
-Dhe të sqarohemi-vazhdoi Luciano me të mjëjtën ton-Nuk do të kesh telefon
Të tjerët kishin rënë qetësi duke dëgjuar se si Artemisa po qortohej
-Po xhaxha, unë jam një modele. Dhe modelet duhet të....
-Mjaft-e ndërpreu Xhaxhai-Sot e tutje nuk ka tik tok.
-Ufffjaa-shfryu dhe shkoi u ul në vendin e vet. Shikoi Kristianin që ky i fundit i dha një puthje në ajër si për ironi-Me tu çu, ta tregoj unë mirë ty, ato puthje, vagabond i dreqit.
-Oh sa i frikësuar jam modèle fatigué-tha duke bërë një fytyrë si të ishte i frikësuar
-Ta tregoj unë modelen e lodhur, teveqel-iu kundërvu Artemisa
-Qetësi-tha Luciano dhe u kthye nga Ervieri-Tani, je gati të bashkohemi?
Ervieri mendoni fjalët e Loganit "Mos i beso të gjithëve që të kërkojnë bashkim fuqie". Por nga ana tjetër, Luciano ishte një mundësi e mirë për të kapur "Vdekjen".
-Sigurisht-tha Ervieri i buzëqeshur.
-Çfarë bashkimi?-pyeti Hestia që kishte zbritur poshtë pasi po vinte në gjumë Kristenin-Pse duhet të bashkoheni?
-Është një histori pak e ngatërruar ma petite-i tha Luciano-Por ti do më kryesh një punë tjetër.
-Çfarë duhet të bëj ajo?-ndërhyri Ervieri dhe Hestia e shikoi me inatë.
-Mjaft ndërhyre ti-i tha Hestia me nerva-Përgjigju për familjarët e tu.
-Mos e përfshi atë në këto punë Luciano-i tha Ervieri duke injoruar Hestian
-Flasim kur të tjerët të largohen xhaxha. Unë duhet të dal për një shëtitje
-Shëtitje? Tani, në gjysmë të natës ?-tha Luciano-As mos e merr mundimin ma petite.
-Dëgjo Xhaxha, nuk jam kalama-tha Hestia e acaruar nga situata.
-E mban mend herën e fundit që dole natën ma petite?
Ervieri ktheu shikimin njëherë nga Hestia dhe njëherë nga Luciano për të kapur ndonjë informacion. Ndërsa Hestia dukej se u tmerrua nga shprehja që mori.
-Çfarë ka ndodhur?-pyeti Ervieri
-E mbaj mend-tha Hestia-Shumë mirë madje. Por ka ndodhur vetëm njëherë
-Po mon cher-pohoi Luciano-Por nëse nuk do ishte për Kristianin, atëherë ti...
-Mirë xhaxha mirë. Pra, po e bëj atë shëtitjen në kopshtin pas, tek pishina-tha e mërzitur duke lënë të tjerët në heshtje dhe Ervieri mendoi se çfarë kishte ndodhur me të.
-Kushëri, mund të largohemi tani?-pyeti Kiani-E lëmë një natë tjetër për të thurur planet?
-Po sigurisht-murmuriti Ervieri me mendjen akoma tek Hestia.-Por më lini një minutë kohë. Vij pas pak
Sapo tha këtë doli në drejtimin që kishte dalë Hestia. E gjeti atë të ecte anash pishinës. U afrua pranë saj me duar në xhepa e vazhdoi duke ecur pranë saj dhe ajo e shikoi njëherë më pas vazhdoi me të njëjtën ritëm
-Rrezedielli-tha ai-Duhet të flasim një minutë
-Nuk kemi çfarë të flasim Ervier. Mund të largohesh
-Çfarë ka ndodhur?-doli direkt në temë
-Ervier, mos më bëj pyetje të cilat nuk dua të flas. Në rregull?
-Në rregull-i tha -Çfarëdo që të ketë ndodhur, të premtoj që nuk do të ndodhë më
-Largohu Ervier-i tha duke hedhur një gurë me këmbë
-Më lër ti rregulloj gjërat midis nesh rrezedielli. Të jemi si më parë
-Nuk do jemi më kurrë si më parë. Arsyeja që nuk po të largoj, është Kristeni.
Ervieri u duk i lënduar nga ato fjalë, po i meritonte. Sapo donte të fliste të shtëna armësh u dëgjuan dhe Ervieri tërhoqi Hestian duke e shtrënguar pranë vetes.
-Kristeni-bërtiti e tmerruar ajo duke u munduar të shkëputej nga Ervieri
-Do të shkoj unë-tha duke nxjerrë telefonin.
-Eja tek pishina. TANI-bërtiti në telefon dhe u fsheh pas një peme. Ndjente të dridhurat e trupit të Hestias, mbi të tijës e kuptoi se kishte vazhduar që të qante
-Rrezedielli-i kapi fytyrën me të dyja duart-Çdo gjë do të shkojë mirë, në rregull? Të premtoj që do ju shpëtoj dhe nëse do me duhet të vdes sonte
I dha një puthje në buzë lehtshëm dhe u drodh nga kontakti dhe shija e saj. Më pas e puthi në ballë.
-Suarez-bërtiti Kiani dhe Ervieri doli nga aty ku ishte fshehur
-Merr Hestian dhe shkoni në makinë-dha urdhër Ervieri-Më prisni atje.
-Po ti?
-Duhet të marr djalin-tha-SHKONI
-Të dua të gjallë-i dha urdhër Kiani dhe Ervieri pohoi me kokë duke vrapuar për në ambientin brenda
-Eja-i tha Kiani dhe e moi në përqafimin e tij teksa Hestia po qante e tmerruar për të birin. Shkuan deri tek makinat me ndalesa të shkurtra, duke u siguruar që rruga të ishte e pastër
-Çfarë bën ajo këtu?-pyeti gjyshja e Ervierit
-Gjyshe, a don të të lë këtu midis armëve? -e kërcënoi Kiani duke ulur Hestian në makinën e Ervierit-Gjithçka do jetë mirë-i pëshpëriti
Armët vazhduan të dëgjoheshin. Kiani vrapoi për në pjesën ku po qëllonin të tjerët. Artemisa dhe Nemesisi u futën në fugonin e Lucianos bashkë me to dhe Luciano. Hestia mbante sytë nga dera nëse Ervieri shihej me Kristenin po asnjë shenjë.
Nuk kishte asnjë shenjë prej tyre që të dilte. Paniku i kaploi të gjithë trupin, fryma po i merrej dhe lotët i rridhnin si ujvarë. Nuk mund të priste, e kishte të pamundur të qëndronte aty. Të shtënat e armëve u dëgjuan dhe brenda.
-Ku po shkon?-e kapi nga krahu Evelina kur Hestia donte të dilte
-Dua të gjej tim bir. Më lësho të shkoj-i tha dhe doli nga makina. U fsheh në një murë dhe priti pak derisa në eeugë mos të kishte asnjë. Pastaj, vrapoi për në ambientin e brendshëm. Me fat, vendi ishte bosh por sa mori të hipte shkallët ndjeu diçka pas koke e ndaloi në vend
-Ku po shkon një zonjushë kaq e bukur sa ti zemër?
Zëri i personit prapa saj bëri që trupi saj të përshkonte një të dridhur të thellë. Nuk u kthye nga ai por mbajti të njëjtën qëndrim. Nuk donte ta shihte në fytyrë.
-Bosi do të kënaqet shumë me ty-tha -Ktheu drejt meje mi bonita
Vazhdon....
YOU ARE READING
Dashuri e pafund
RomanceVazhdimi i historisë "Ti je imja" Ajo e kishte mbyllur të shkuarën thellë në zemër . Pas ikjes së tij, ishte bërë më e ftohtë me njerëzit përreth dhe me e mbyllur. Ndërsa ai, me zemrën që çdo person rreth mendonte se nuk kishte, e kujtonte çdo natë...