-Rrezedielli,-i thotë atë mbrëmje, kur e gjen të ulur në kolltukun jashtë në oborr. -Je mirë ?
Kristeni ishte brenda duke luajtur me Kianin dhe Mateon.
-Jam mirë-tha dhe sytë i mbante nga qielli.
Ervieri u ul pranë saj dhe i vendosi krahun në sup
-Nuk më dukesh kështu. Çfarë ka?-pyeti Ervieri por Hestia nuk do i tregonte. Jo për tani të paktën.
-Jam mirë Ervier, me të vërtetë. Thjesht jam pak e lodhur-thotë Hestia dhe mbështet kokën në supin e tij. Ervieri e puth në kokë dhe e shtrëngon pas vetes.
-Mezi pres të më falësh plotësisht-i pëshpërin dhe Hestia e ndjente se e kishte falur. Pas atyre që dëgjoi nuk mund të rrinte kaq indiferente më. Tashmë e dinte që ai i përkiste asaj dhe ajo atij. Ishte diçka e pamohueshme. Kështu ngren kokën dhe Ervieri e shikoi çuditshëm. I ulët në prehër Ervierit , më këmbët e rrethuar në belin e tij dhe kaloi duart në flokët e tij e i rrëshqiti në qafë, e në sup.
-Çfarë të gjeti Hestia?-pyeti me zërin e ngjirur duke shijuar prekjet e saj me sytë e mbyllur. Hestia e puthi atë në qafë e më pas rrëzë veshit-Të hyri dreqi?
-Të kam falur-i pëshpëriti në vesh ajo. Ervieri hapi sytë dhe i kapi fytyrën me të dyja duart. E shikoi në sy duke u munduar të kuptonte nëse ajo e kishte me të vërtetë atë që tha apo nëse është një lojë. Nuk e kishte pritur që ta falte kaq shpejt.
-Po thua të vërtetën apo jo? Nuk po bën shaka?-e pyet ai për tu siguruar
-Po them të vërtetën. Të kam falur-i tha dhe Ervieri bashkoi buzët me të sajat. E puthi me pasionin më të thellë të mundshëm. Ajo i kaloi duart në flokë e mbështeti trupin plotësisht tek ai.
-Babi-bërtiti Kristeni që doli në oborr. Hestia zbriti menjëherë nga Ervieri dhe rregulloi rrobat. Ndërsa Ervieri fërkoi fytyrën duke u munduar të merrte veten nga eksitimi.
-Kristen, pse vjen gjithmonë në momente të papërshtatshme?-pyet Ervieri i mërzitur dhe Hestia i gjuan me brryl.
-Babii, unë u mërzita aty brenda prandaj-tha duke rrudhur buzët. Ervieri e puthi atë në të dyja faqet.
-Mirë, i miri im. Eja shkojmë të hamë darkën-i tha dhe djali u nis bashkë me Ervierin e Hestian përdore brenda.
-Unë po shkoj të ndërrohem-thotë Ervieri dhe ngjitet lart
-Mund të më sillni pak ushqimin e Kristenit, ju lutem?-e pyet Hestia një shërbëtore që qëndronte në këmbë. Por ajo nuk luan vendit sikur mos ti bënte përshtypje fjalët e saj dhe e shikonte drejt e në sy me një qëndrim si për mendjemadhe.-Hej, më dëgjon?
-Fjala jote nuk merret parasysh-thotë Laura dhe Hestia e shikon gjithë nerva
-Prandaj në vilë janë të gjitha fotot e mia-thotë me një ngërdheshje drejt sa.
-Nuk ka rëndësi-fol Laura-Këtu je askushi, dhe shumë shpejt do të largohesh.
-Më sillni darkën e djalit-thotë përsëri Hestia e acaruar ndërsa ato vetëm e shikojnë si me përçmim.
-Mos u lodh kot e dashur-thotë e kënaqur Laura nga situata
-TË GJITHË NË RRESHT-bërtet Ervieri sapo ulet në katin e parë, duke bërë që Laura të hidhet nga frika dhe të gjithë shërbëtoret rreshtohen të frikësuara dhe me kokën ulur drejt tij. Kishte dalë nga dhoma dhe kishte dëgjuar gjithçka, duke bërë që tërbimi i tij të rritej në nivel ekstrem.
-Tani të gjithë të përsërisni rregullat e shtëpisë-dha urdhër-Ose të dal kjo-tha duke bërë shenjë nga e njëjta shërbëtore që nuk zbatoi urdhrin e Hestias-Thuaje
-Nuk duhet të ketë thashetheme-vazhdoi ajo me zërin që i dridhej-Nuk duhet të prekim ose të mundohemi ti dëmtojmë fotot në murë. Zonjushë Rose, zonja Suarez dhe zonjusha Suarez janë të vetmet gra që mund të japin urdhra në këtë shtëpi. Fjalët e zonjushës Rose janë ligj për të gjithë sepse barazohen me fjalët e juaja...
-Ndal-hungëriu Ervieri-Dhe ti çfarë bëre pak më parë ?
Shërbëtorja po dridhej nga frika, ishte gati të qante por nuk foli
-FLIT, ÇFARË BËRE TI PAK MË PARË?-bërtiti i tërbuar duke u afruar afër saj me lëvizje të frikshme e kërcënuese-AJO THA TË TË SJELLI USHQIMIN E DJALIT, TIM BIRI DHE TI MË RRIN KËTU NË KËMBË EDHE E SHIKON NË DRITË TË SYRIT ?
-M..më fal zotëri-tha ajo-Zonjusha Balforth na urdhëroi që të mos zbatojmë asgjë prej zonjushës Rose sepsee...sepse...sepse ajo ishte askushi këtu. Ishte thjesht një dashnore që të kënaq ty në kohën e lirë
Ervieri shikoi njëherë nga Laura i tërbuar më pas nxorri armën. Kiani me urdhër të Ervierit, e largoi Kristenin në krah në pjesën e pasme me të shpejtë. Priti derisa djali të ishte larguar, pastaj e la të vdekur në vend shërbëtoren dhe të gjithë vendosën të dy duart në gojë.
-Oh Zott, Ervier-tha Hestia që filloi të qante nga frika
-KJO DO JETË AJO QË DO U NDODH NËSE PËRSËRITET DHE NJËHERË KJO SITUATË. KJO DO JU GJEJ TË GJITHËVE NËSE DHE NJËHERË MERRNI URDHËR NGA LAURA DHE INJORONI GRUAN TIME-u bërtiti me armën në dorë
-Ervier-i tha Hestia duke e kapur nga krahu që të mos bënte më ndonjë budallallëk tjetër-Të lutem, jam e frikësuar
Vetë atëherë kur dëgjoi zërin e saj të dridhej dhe e shikoi që ishte e tmerruar, ai futi armën në brez edhe përqafoi Hestian që po dridhej.
-Më fal shpirt-i tha ai duke e puthur në kokë e duke i fërkuar kurrizin që të qetësohej. Pastaj u kthye nga shërbëtoret e rojet-Sillni darkën dhe ju pastroni vendin
-Vëllai im qenka tëbuar përsëri sonte-tha Edeni që u fut në shtëpi në ato momente-Hestia , cereza?
-Rri larg Eden , njëherë përnjëherë-i tha Ervieri dhe ai pohoi me kokë duke e shikuar që ajo po qante në gjoksin e tij
-Merrni zonjushën dhe mbylleni në dhomë-dha urdhër për Laurën.
-Suarez, çfarë po thua kështu?-doli në mbrojtje gjyshja e tij
-Falendero Zotin që nuk e vrava gjyshe. Hera e fundit që e fal- i thotë me Hestian ai që po i fërkonte flokët-MERRENI-bërtiti
E morën Laurën me forcë duke e mbyllur në një dhomë.
-Të guxoj njeri e ta nxjerri nga dhoma pa lejen time, betohem se ju vras kushdo qoftë-tha duke iu drejtuar të gjithëve
-Ajo femër të tërboi-komentoi i ati dhe Ervieri ktheu shikimin nga ai
-Baba, don të qëndrosh i mbyllur me Laurën? Si e ke qejfin? Të pëlqen më shumë ajo?
-Lëre, të shijoj lumturinë tënde me Hestian-tha Edeni duke shikuar me inatë nga i ati po ashtu ndërsa Samueli nuk foli
-Çfarë ka ndodhur këtu? Hestia? -pyeti Artemisa e friksuar sapo u fut në vilë.
-Petite fille?(vogëlushe)-tha Kristiani
-Është mirë, nuk ka gjë-ths Ervieri-U friksua sepse...
-Jam mirë-arriti të thoshte Hestia e u shkëput nga Ervieri.-Thjesht u trondita pak
Përqafoi Artemisën dhe Kristianin e u kthye nga Edeni
-Eden? Më fal-i tha duke u afruar afër tij me ngadalë. Edeni u ngrit në këmbë dhe hapi krahët
-Eja këtu, cereza-dhe Hestia e përqafoi e lumtur-Më paska marr malli.
-Dhe mua-pranoi Hestia me buzëqeshje.
-Ku e ke atë nipin tim?-pyeti kur u shkëputën
-Është jashtë me Kianin . Do të vij pas pak.
Kur Kristeni hyri brenda me buzëqeshje, sepse Kiani kishte arritur ta hutonte, u prezentua me Edenin. Djali ishte i dashur me të gjithë dhe arrinte të afrohej me çdo kënd.
YOU ARE READING
Dashuri e pafund
RomanceVazhdimi i historisë "Ti je imja" Ajo e kishte mbyllur të shkuarën thellë në zemër . Pas ikjes së tij, ishte bërë më e ftohtë me njerëzit përreth dhe me e mbyllur. Ndërsa ai, me zemrën që çdo person rreth mendonte se nuk kishte, e kujtonte çdo natë...