Parkoi makinën përballë kompanisë së saj. Doli nga makina me syzet në sy dhe hyri brenda me një ecje të përsosur. Nuk kishte femër që nuk e shihnin atë pamje të bukur.
-Po zotëri, si mund të të ndihmoj?-pyeti recepsionistja me një zë joshës e vazhdoi duke rregulluar flokët.
-Tu ka mërzit puna, mesa shoh-i thotë dhe ajo i mbeti dora që po rregullonte flokët në ajër-Dua të takoj Hestia Rose. Si mundem të gjej zyrën e saj?
-Duhet të lini orar zotëri.....
-Po përtoj të hap dyert me rradhë. Po më thuaj zyrën
-Në rregull-thotë dhe i tregon zyrën. Me hapa të vendosura drejtohet për në zyrën e saj. I ra derës dhe u fut në momentin kur dëgjoi "Hyr" nga ana tjetër.
-Jeni e lirë ?-pyeti dhe hoqi syzet.
-Çfarë bën këtu?
-Pse nuk lejohet të takoj të dashurën time?
-Largohu ose do të përzej me dhunë-e kërcënoi ajo dhe ai qeshi me të madhe
-Me një të kërcitur gishtash, ta hedhi ndërtesën në tokë e dashura ime bukuroshe
-Unë nuk jam e dashura jote. Mund të më thuash se çfarë bën këtu?
-Dua që të të marr dhe të shkojmë diku. Meqë ke dy javë kohë, do të të tregoj gjithçka.
-Nuk dua të vij. Zhduku tani, kam punë
-Rrezedielli, ka dhe mënyra të këqija, po thashë po vjen me të mira-i tha duke ecur drejt saj
-Cila mënyra?
-Si përshembull, me të marr në krah e të të shohin të gjithë. Dhe mos harro sepse e bëj.
-Nuk ta pash njëherë hajrin-tha Hestia duke u ngritur. Rregulloi disa dokumente dhe më pas rrobat. Pastaj doli nga dera duke hedhur flokët pas dhe Ervieri qeshi. Sapo dolën në hollë, Ervieri i vendosi dorën në bel dhe vendosi syzet duke fituar gjithë vëmendjen tek ato të dy. Dëgjonin pëshpërimat e të tjerëve dhe të gjithë po i shikonin me zili.
-Ku po shkojmë?-pyeti Hestia
-Në shtëpinë time në pyllë
-Jo, po Kristeni? Ervier, nuk ka kush e merr-thotë e shqetësuar ajo ndërkohë që Ervieri nisi makinën
-Evelina do e marrë bashkë me Kianin e Mateon. Mos u shqetëso-i thotë teksa shikimin e mbante nga rruga-Pastaj në darkë do jemi në shtëpi.
Rruga shkoi në heshtje dhe Hestia vetëm mbante shikimin nga dritarja e menduar. Asnjëri nuk foli, deri kur arritën në një vend që Hestia po i dukej i njohur. Shikoi përreth e hutuar se mos Ervieri kishte harruar rrugën, por jo. Ishte po i njëjti vend që i kishte dhuruar varsen por vetëm me disa ndryshime.
Një ndryshim ishte se një shtëpi madhështore qëndronte midis pemëve qe e rrethonin përreth.
YOU ARE READING
Dashuri e pafund
RomansVazhdimi i historisë "Ti je imja" Ajo e kishte mbyllur të shkuarën thellë në zemër . Pas ikjes së tij, ishte bërë më e ftohtë me njerëzit përreth dhe me e mbyllur. Ndërsa ai, me zemrën që çdo person rreth mendonte se nuk kishte, e kujtonte çdo natë...