Dy dit më vonë, Kristeni qëndroi me Harvein dhe Hestia shkoi në shtëpi e lodhur. Dëshironte vetëm pak gjumë. U fut brenda me këmbët që po i dhimbnin , dhe i vetmi njeri që i erdhi në mendje ishte ai.
A mendonte dhe ai për të, siç bënte ajo gjatë gjithë kohës? A dëshironte ta kishte pranë si dikur ? A e gërryente pendesa kur errësira kthente kujtimet?
Sa qesharake apo jo? Dhe pse e kishte shkatërruar , e lënduar përsëri mendonte për të. Kujtoi momentin kur e shikoi në event. Çdo ndjenjë që kishte mbyllur thellë në zemër gjatë këtyre viteve, vazhduan duke lulëzuar deri në momentin që e shikoi. Duhet ta pranonte, i kishte munguar si dreqi dhe ende i mungonte.
Në momenti kur i ishte afruar në tualet, iu desh një forcë e mbinatyrshme që të shkëputej nga prekjet e tij dhe puthjet që i po i jepte. Njëra anë e dëshironte akoma ndërsa ana tjetër e urrente dhe donte ti qëndronte larg.
Hapi derën e dhomës dhe ashtu në errësirë vazhdoi duke u zhveshur. Kur mbeti vetëm me të brendshmet, në pamundësi për të shikuar rrotull, ndezi dritën për të gjetur një veshje tjetër dhe bërtiti fort kur shikoi personin që po shikonte atë, i mbështetur në murë me duart në xhepa.
-Çfarë dreqin bën këtu?-hungëriu ajo duke u munduar të mbulohej. Ervieri shikoi trupin e saj dhe duhet ta pranonte që i dhembi shumë kur nuk e shikoi varsen në qafën e saj. Çfarë kishte ndodhur? Mos vallë e kishte hedhur ? Mos ndoshta ajo nuk e dashuronte më?
-Rrezedielli, kujt po i mbulohesh? Mua?-pyeti ai me gishtin drejt vetes, duke u afruar me ngadalë drejt saj. -Dhe ku e ke varësen?
-Mos mu afro-tha ajo teksa bënte hapa pas-Zhduku nga këtu.
-Jo nuk do e bëj-pëshpëriti dhe ajo u përplas pas dere. Ervieri mbështëti trupin pas të sajës.-Jo pa marrë përgjigjet që kërkoj.
Hestia ngriti shikimin drejt tij dhe të dy u gjenden duke u shikuar në sy për një kohë të gjatë. Blu-ja syve të tij ishte errësuar.
-Çfarë po thua?-pyeti ajo me të ulët dhe picërroi sytë-Dhe mund të largohesh?
-Përse?-pyeti me shikim prej djalli dhe vazhdoi duke shëtitur dorën në trupin e saj ndërsa ajo mbylli sytë nga prekjet e tij. Pastaj kur u kujtua, ia vuri duart në gjoks dhe e shtyu me gjithë forcën që kishte.
-Largohu-bërtiti e nevrikosur. E vazhdoi duke i gjuajtur në kraharor-Pse dreqin u ktheve? Pse?
-Rrezedielli-tha ai me të ulët por nuk u mundua të ndalonte goditjet e saj. Fundja i meritonte.
-Pse më afrove aq shumë kur në fund do më lëndoje, do më shkatërroje ? Pse u ktheve kur nuk u bëre i gjallë deri më sot, për pesë vite rresht?
Zëri vazhdoi duke u ndjerë dhe më e dobët por përsëri nuk e lëshoi veten. Urrejtja që po ndjenjte ishte më e fortë se lodhja që kishte në trup. Priti pak para se ta sulmonte përsëri. Por ai nuk nxorri zë. Vetëm e shikonte me ato sy që shprehnin të njëjtën dhembje që ajo ndjenjte.
-Si munde të ma bëje këtë ? Si dreqin u largove vetëm me një letër? Një letër dhe disa trëndafila të mallkuar-bërtiti sa fuqi kishte-Përse nuk flet ? Vjen këtu pas pesë vitesh, pa asnjë lajm nga ti dhe pa e ditur nëse je gjallë apo i vdekur, dhe akoma hesht?
Dhembja vazhdoi duke u përhapur në kraharor dhe ndjeu zemrën ta therte. Sërish ai qëndroi i heshtur duke duruar çdo goditje të saj sepse sipas tij meritonte më shumë se kaq.
YOU ARE READING
Dashuri e pafund
RomanceVazhdimi i historisë "Ti je imja" Ajo e kishte mbyllur të shkuarën thellë në zemër . Pas ikjes së tij, ishte bërë më e ftohtë me njerëzit përreth dhe me e mbyllur. Ndërsa ai, me zemrën që çdo person rreth mendonte se nuk kishte, e kujtonte çdo natë...