-Rratha jote. Çfarë ndodhi atë natë ?
-Jam e detyruar që të tregoj?
-Nuk lëvizim nga këtu, dhe nëse ka rënë bomba në shtëpi apo kompani.
Hestia shfryu dhe ngriti shikimin nga qielli për disa çastesh.
-Kur mora letrën tënde, më ra të fikët. Kur u përmenda, ndodhesha në spital. Pashë Harvein që po qëndronte i ulur në karrigen pranë meje me të dy duart mbi kokë. Më tha se do të kalojë, do të bëhet mirë dhe do ja dilnim së bashku. U trondita jashtëmase kur doktorresha më tha se isha shtatzën. Më ra si bombë, nuk dija se çfarë të bëja. Si fillim, mendova të abortoja. Si mundja të rrisja një fëmijë pa të atin? -shikoi Ervierin që po e shihte në një mënyrë me keqardhje dhe dukej sikur ishte gati të qante.
-Ishte Harvei që më ndaloi. Pas disa javësh im atë përkeqësohet. Detyrohem të shkoj pranë tij. Nuk kaluan as pesë ditë dhe ai vdiq. Pak e dërrmuar isha, pak dhe ajo ngjarje u bëra më keq. Pata gjakderdhje dhe më dërguan në urgjencë. Mendohej si një dështim, domethënë lindje e parakoheshme. Isha e frikësuar, e tmerruar. Doktori më këshilloi regjim shtrati, pa strese e pa mërzitje të tjera ose ndryshe do e humbisja fëmijën. Harvei bashkë me Lajlën, e dashura e tij, më qëndruan pranë. Përfshi dhe Aleksin me Ahvianën dhe vajzat. Çdo ditë, 24 orë. Deri në momentin që solla në jetë Kristenin. Dhe pas atij momenti asnjëri nuk mu nda.
Mori frymë thellë dhe hodhi shikimin përsëri nga Ervieri që po shikonte nga Hestia me lot në sy. Ai po qante.
-Një natë, po shikoja fotot e tua. Ato që kemi bashkë. Kristeni ishte mirë, kishte kaluar 4 muaj në mos gaboj, që nga lindja e tij. I thashë Nemesisit, që ta shikonte djalin ndërkohë që unë doja të dilja një shëtitje. Të kthelloja mendimet. Parku nuk kishte asnjë këmbë njeriu, vazhdova duke ecur, në heshtje. Kur dikush i maskuar, më del para dhe dikush tjetër pas. Nuk kisha me çfarë të mbrohesh dhe ku ta dija unë se çdo të ndodhte. "E gjetëm atë që kërkonim. Bosi do ketë me kë të kënaqet" tha njëri duke folur në një radio. Dhe nuk prita më, por vrapova sa të më hanin këmbët. E ndjekur nga ato të dy, gjatë gjithë rrugës u përplasa me një makinë që më doli para. U ktheva të largohesha, por isha e rrethuar nga disa banditë. Sapo mu afruan të më fusnin në makinë, të shtënat e armëve kumbuan si breshëri. Por njëri nga ato më plagos afër zemrës. Nuk e di se sa kam qëndruar në koma, por kur jam zgjuar e kam gjetur veten të mbledhur në disa aperatura në një dhomë gjigande që doli ishte një nga dhomat e Lucianos. Ishte Kristiani që më shpëton. Vajzat kanë qëndruar tek vila e Lucianos, dhe Luciano u përgjigj si për vajzat e veta nga ai moment. Domethënë i kam borxh jetën atij plakushi dhe nuk mundem t'ja shpërblej kurrë.
-Dhe kompaninë e hapi Luciano. Më bëri mua pronare dhe Kristianin. Gjysmën e aksioneve e kam unë, gjysmën Kristiani.
Ervierit po i rridhnin lot dhe duart po i dridheshin si të ishte futur në korent. Kaloi dy duart në fytyrë disa herë dhe eci lart e poshtë si të donte ta mblidhte veten. Pastaj u drejtua para Hestias dhe ra në gjunj. I kapi dy duart dhe ja puthi
-Më fal Rrezedielli, më fal-tha dhe lotët i rridhnin-Më godit, më bëj çfarë të duash. I meritoj të gjitha e marrtë dreqi.
-Ervier, nuk është nevoja...
Ervieri nxorri armën. Ndërsa Hestia hapi sytë fort. Ia la Hestias në dorë.
-Më vrit, më plagos. Bëj çfarë të duash
-Ervier, mjaft. Nuk është nevoja. Siç the dhe vet ishe i detyruar.
-Isha por nuk më falet. Nëse do isha pranë teje, nuk do ndodhnin ato gjëra.
-Ervier-i tha dhe u ul në të njëjtën nivel me të. E hodhi armën në tokë-Në rregull, ato që kanë ndodhur, kanë ndodhur. Nuk mund të kthesh kohën pas.
-Të lutem më fal-i tha përsëri me sytë që i lotonin-Nuk do mundem të duroj, nuk mund të gjej qetësi deri kur të më falësh ti
Hestia ia fshiu lotët në faqe me një pecetë që e nxorri nga çanta , dhe iu afrua më shumë afër tij. Ervieri ia kaloi duart në bel dhe mbështeti ballin mbi të sajën.
-Më fal-i pëshpëriti-Të lutem.
Në ato momente, Hestia bashkon buzët me të tijat. E puthi në të njëjtën mënyrë si dukur, plot epsh e dashuri. Ervieri i vendosi njërën dorë tek të pasmet që ta ngrinte edhe e uli në prehrin e tij. Kur puthja mbaroi të dy merrnin frymë me vështirsi.
-Mos mendo se të kam falur plotësisht-i tha dhe ai buzëqeshi
-Do të të pres-i tha duke i dhënë një puthje tjetër.
___________________________________
Sapo u futën brenda në shtëpi, gjetën Harvein që po priste në divan. Por me të parë, Ervierin u ngrit duke i dhënë një grusht fytyrës.
Djemtë u ngritën për ta ndaluar, po ashtu dhe rojet por Ervieri ngriti dorën që të mos ndërhynin.
-Harvei-thirri Hestia.
-Ti bir kurve-i tha dhe i dha një grusht tjetër në bark.
-Asnjë të mos ndërhyjë-bërtiti Ervieri dhe të gjithë u sprapsën.
-Vjen e guxon e del para-thotë Harvei duke i gjuajtur përsëri në fytyrë. Nemesisi kishte marrë Kristenin e kishin dalë në pjesën e pssme të shtëpisë. Ndërsa Ervieri nuk bënte asgjë vetëm mirëpriste goditjet e tij-Pas pesë vitesh torturë. E di se çka hequr ime motër nga ti ?-një grusht tjetër-E lashë në duart e tuaja për ta mbrojtur jo për ta lënduar. Të kisha shok, mik dhe vëlla e marrtë dreqi
Aleksi qëndronte në këmbë me duart e shtrënguara
-HARVEI MJAFT ME KAQ-bërtiti Hestia duke u futur midis tyre-Çdo gjë është sqaruar. Mjaft.
-Largohu Hestia. Mos u përziej-hungëriu Harvei me zërin e tërbuar. Ervieri po fshinte gjakun që po i rridhte dhe po i dilte gjak dhe nga plaga.
-Harvei, nuk ta fali kurrë-tha Hestia -Nëse bën dhe një veprim tjetër
Harvei e shikoi të motrën me lëndim.
-Eja, duhet të ikim-i tha Harvei
-Jo, duhet të qëndroj këtu. Nëse dëshiron ulemi dhe bisedojmë të qetë. Të tregoj gjithçka.
-Nuk kam nevojë.-foli Harvei me dhëmbë të shtrënguar-E mora përgjigjen time.
Më pas u largua duke përplasur derën fort.
-Zhulietë, je mirë?-pyeti Aleksi dhe hodhi njëherë shikimin nga Ervieri që po qëndronte në këmbë
-Mirë jam Aleks-pohoi dhe Aleksi e përqafoi duke e puthur në kokë
-E sigurtë që do jesh mirë?-pyeti përsëri pasi u shkëput nga ajo
-Po, e sigurtë.
-Ti-u drejtua nga Ervieri-Nëse e lëndon për të dytën herë, herën tjetër do i hash nga unë ato grushte.
Më pas i vendosi duart Hestias në të dyja supet-Vetëm një telefonatë dhe do jem këtu, në rregull Zhulietë? Pastaj, ma lër mua Harvein.
Hestia pohoi me kokë. Pasi e përqafoi dhe njëherë Aleksin, ai u largua.
-Ervier je mirë?-e pyeti Hestia dhe ai u ul në divan
-Më mirë se kaq prishet. I meritoja ato grushte-thotë dhe shtrëngon dhëmbët kur Hestia i heq fashon për ta mjekuar. I mjekoi plagën dhe më pas ia fashoi. Ia lyu me krem të vrarat në fytyrë me kujdes.
-Çfarë spektakli-thotë Kiani-Të them të drejtën, më pëlqeu se si kushëriri im trim, u rrah.
-Kian, nëse të ka marrë malli për dajak...
-Jo jo kushëri. Mos e dhënt Zoti. E hoqa mallin duke të parë ty.
Ervieri shfryu i lodhur për të biseduar më shumë.
YOU ARE READING
Dashuri e pafund
RomanceVazhdimi i historisë "Ti je imja" Ajo e kishte mbyllur të shkuarën thellë në zemër . Pas ikjes së tij, ishte bërë më e ftohtë me njerëzit përreth dhe me e mbyllur. Ndërsa ai, me zemrën që çdo person rreth mendonte se nuk kishte, e kujtonte çdo natë...