23

107 6 0
                                        

Faleminderit flet Rori duke nderprere heshtjen qe kishte rene ne makine

Dua ta dish qe une do te jem ketu gjithmone per ty trendafil

Heshtja mes tyre nuk ishte e sikletshme,përkundrazi, ishte një qetësi që vinte si lehtësim pas gjithçkaje që kishin kaluar.

Kleiv, i ulur në sediljen e pasagjerit, mbante një dorë mbi gjurin e vet, ndërsa tjetrën mbi buzë, si për të frenuar fjalët që donin të dilnin.

- Rori... - foli më në fund, zëri i tij më i butë se zakonisht - A mendon ndonjëherë... për ne?

Ajo nuk ia ktheu menjëherë shikimin. Vetëm shtypi butësisht frenat në një kthesë të ngushtë dhe pastaj foli

- Ne? - e përsëriti, pa i dhënë ton ndonjë emocion të qartë.

- Po, ne- Kleiv mori frymë thellë.

Rori e shtrëngoi timonin pak më fort. E ndjente zemrën që i rrihte në kraharor, por nuk donte të lejonte ndjenjat ta pushtonin

- Kleiv... nuk është kaq e thjeshtë. - zëri i saj doli si një psherëtimë.

- Nuk po të kërkoj të me dhurosh gjithçka - tha ai me një qetësi që e kishte mësuar ta përdorte vetëm me të. - Po të kërkoj një mundësi. Një shans. Nuk ka rëndësi sa kohë të duhet për ta vendosur. Thjesht... mos e mbyll derën.

Kësaj radhe, Rori e pa drejt. Sytë e saj nuk ishin më aq të mbyllur, por as të hapur plotësisht. Ishin aty, diku në mes, aty ku shpesh qëndrojnë ndjenjat që nuk duan të lëndohen sërish.

- Do ta mendoj, - tha më në fund, me një ton që nuk e linte shpresën të vdiste, por as ta besonte plotësisht.

Një buzëqeshje e vogël iu formua në buzë Kleivit, por nuk tha asgjë. Ndonjëherë, një "do ta mendoj" është më shumë sesa një "po" e thënë për hir të momentit.

Makina vazhdoi rrugën drejt punës, por ajo që ndodhte mes tyre po lëvizte në një rrugë tjetër , më e ngadaltë, më e thellë dhe ndoshta, një ditë... më e ndritur.

Kur arritën në godinën e kompanisë, moti dukej sikur pasqyronte atmosferën e brendshme të Rorit - një lloj qetësie e turbullt, që s'i ngjante as paqes e as furtunës. Rori parkoi makinën pa folur, dhe për disa sekonda, asnjëri nuk lëvizi nga vendi.

- Duhet të hyjmë, - tha ajo më në fund dhe Kleiv e ndoqi pa fjalë.

Në hollin kryesor, të dy u përshëndetën me një "mirëmëngjes" të shpejtë nga recepsioni. Koleget e zakonshme po lëviznin me kafe në dorë dhe me dosje nën krah, të pavetëdijshme për çka kishte ndodhur vetëm një natë më parë mes dy njerëzve që tani ecnin krah për krah, por me një histori që peshonte më shumë se çdo projekt apo takim i planifikuar për atë ditë.

Në zyrë, Rori u ul në tavolinën e saj, duke hapur laptopin, ndërsa Kleiv qëndroi pak para derës, si i pavendosur nëse duhej të largohej apo të qëndronte.

- A mund të flasim pak, para se të fillosh? - pyeti ai me një ton që nuk donte të tingëllonte kontrollues, por as i padukshëm.

Rori ngriti sytë nga ekrani.

- Eja.

Ai u ul në karrigen përballë, duke mbajtur qëndrimin e dikujt që nuk është mësuar të kërkojë leje, por tani po e bënte. Të dy qëndruan një çast në heshtje, pastaj Kleiv foli:

- Si ndihesha je me mire e pyet i qete

- Nuk ndihesha e fortë, - tha Rori, duke e fërkuar ballin me dorë. - Ndihesha e thyer, fakti qe i pash pas kaq shume vitesh kuptova qe nuk jam e dobët dhe mund ti bej balle cdokujt

A Moment Of PassionStories to obsess over. Discover now