Rori hyri në zyrë me hapa të qetë, por të rëndë, për të mbledhur gjërat e saj.
Gjithçka ndjehej ndryshe atë ditë - kolegët që dikur e përshëndesnin me buzëqeshje tani thjesht e shikonin me kuriozitet të përzier me dyshim. Atmosfera ishte e ftohtë, ndërsa pëshpërimat mbushnin ajrin.
"Çfarë mendon se ndodhi?" - dëgjoi një zë të ulët nga pas, ndërsa ajo vendoste dosjet e saj në një kuti.
"E thonë që e kapën duke bërë diçka... të papërshtatshme në zyrën e Kleivit," - tha një tjetër, duke u përpjekur të fliste ngadalë, por zëri i saj arrinte qartë në veshët e Rorit.
"Me Kleivin? Djali i pronarit?" - një zë tjetër u shtua, plot habi dhe një dozë të dukshme thashethemesh.
Rori ndali për një çast dhe mbylli sytë, duke u përpjekur të përballonte turpin që e kishte pushtuar. Ajo e dinte që thashethemet do të shpërndaheshin shpejt, por nuk e kishte menduar se do të fillonin aq herët.
"E vërteta është se ajo gjithmonë ka qenë shumë afër tij. Të gjithë e pamë si silleshin. Kushedi sa kohë ka që kjo ka vazhduar," - tha një tjetër zë, me një ton përçmues.
"A mendoni se ajo po përpiqej të ngjitej në karrierë duke përdorur lidhjet me të?"
Rori hapi sytë dhe vazhdoi të mbushte kutinë me sendet e saj. Dora e saj u ndal mbi një kornizë të vogël me një fotografi të saj dhe mikeshave nga një projekt që kishin fituar së bashku. Në atë moment, kujtimet e saj të mira nga puna filluan të errësoheshin nga ky realitet i ri.
-Mos e merr seriozisht,- tha një zë i njohur pranë saj. Ajo u kthye dhe pa Lorenën, një kolege që shpesh i kishte qëndruar pranë. -Ata thjesht duan të thonë diçka, sidomos kur s'kanë jetën e tyre për të folur.
-Falemi...nderit, - tha Rori, me një zë të ulët. Ajo nuk kishte forcë të bënte më shumë sesa të përfundonte punën e saj dhe të largohej.
Lorena e pa me dhembshuri. -Rori, e di që kjo është e padrejtë. Të gjithë e dimë që je një nga më të mirat këtu. Por... - ajo ndaloi për një moment, duke marrë frymë thellë. Kur është fjala për djemte e tyre, ne të gjithë dimë si përfundojnë këto gjëra.
Rori e vështroi për një moment, pastaj uli kokën. Fjalët e Lorenës ishin të vërteta dhe të hidhura. Me kutinë në dorë, ajo doli nga zyra e saj për herë të fundit, duke e ndjerë peshën e shikimeve dhe pëshpërimave pas shpine.
Në korridor, teksa ecte drejt daljes, ajo pëshpëriti me vete:
-Një ditë, do të rindërtoj gjithçka. Dhe nuk do të kem nevojë për askënd.
Dera u mbyll pas saj, dhe Rori u zhduk nga pamja e të gjithë atyre që kishin qenë dëshmitarë të një fundi që ajo nuk e kishte menduar kurrë.
.....
Rori kishte kaluar një javë të tërë e mbyllur në shtëpi. Për herë të parë pas shumë kohësh, kishte lejuar veten të mos mendonte për botën jashtë. Por shtëpia e saj, dikur një strehë e sigurt, tani dukej si një burg. Çdo ditë, në të njëjtën orë, dëgjonte trokitjet në derë. Ishte Kleiv. I njëjti ritëm, i njëjti zë që thërriste emrin e saj me ngulm.
Fillimisht e kishte injoruar, duke shpresuar se ai do të dorëzohej. Por jo. Ai vazhdonte, çdo ditë. Sot, ajo ndjeu një peshë të çuditshme që i rëndonte mbi gjoks, një lloj kurioziteti të përzier me ankth. Çfarë donte të thoshte Kleiv? A kishte vërtet diçka për të thënë që ia vlente të dëgjohej?
Trokitja u dëgjua sërish.
Trokitja në derë e bëri Rorin të mbërthente një buzëqeshje të thartë në cep të buzëve. Prapë Kleiv, mendoi ajo, duke ecur ngadalë drejt derës. Nuk kishte dëshirë të përballej me të, por ndjenja e ngarkuar që i rëndonte mbi supe kërkonte një fund.
YOU ARE READING
A Moment Of Passion
AdventureCkemi njerez ky eshte libri i pare i serise THE MOMENT Në një fshat të vogël te Selanikut , Rori Stavros njihej për sjelljet e saj të pabindura dhe sfidimin e vazhdueshëm të autoritetit. Ajo shpesh përfshihej në probleme dhe kishte krijuar një reput...
