30

24 4 0
                                        

Zyra e Kleivit ishte e ndriçuar nga një dritë e lehtë, që depërtonte nga perdet gjysmë të mbyllura.

Rori u mbështet në tavolinën e punës, duke e vështruar Kleivin me një buzëqeshje të fshehtë, që shpaloste më shumë sesa ai mund të imagjinonte. Kleivi iu afrua ngadalë, si të kishte frikë se ndonjë lëvizje e nxituar do ta trembte.

-Ti e di sepse e kam thene nje milion here dhe prap do e them që ky nuk është vendi më i mirë për këtë,- tha Rori, por zëri i saj ishte më shumë një thirrje joshjeje sesa kundërshtim i vërtetë.

Kleivi nuk iu përgjigj me fjalë. Ai e kapi me ngadalë për beli, duke e tërhequr pranë vetes. Të dy shiheshin në sy për një çast të gjatë, si të kërkonin lejen e njëri-tjetrit për atë që do të ndodhte më pas.

Kur buzët e tyre u takuan, bota përreth sikur u zhduk. Ishte një puthje e ngadaltë, e ngrohtë dhe e mbushur me një pasion të përmbajtur. Dora e Kleivit u ngjit pas shpinës së saj, ndërsa Rori e kapi lehtë për jakën e këmishës, duke e tërhequr edhe më afër.

Por atëherë... dera u hap me forcë.

-Kleiv, dua të flas me--

Zëri i thellë dhe autoritar i babait të Kleivit u pre në mes, ndërsa ai qëndroi në prag të derës, me sytë e tij të ashpër të ngulur mbi çiftin që u ndanë me një lëvizje të menjëhershme.

Kleivi u kthye me fytyrën të zbehtë, duke u përpjekur të gjejë fjalët. -Baba, unë... nuk mendova se do të vije kaq shpejt."

Adrieni  një burrë me pamje të rreptë dhe qëndrimin e një njeriu që nuk toleronte asnjë lloj pakujdesie, nuk e fshehu zhgënjimin dhe zemërimin në fytyrën e tij. Ai i vështroi të dy me një përzierje emocionesh që kalonin mes habisë, zemërimit dhe zhgënjimit.

-Kjo është zyra ime, Kleiv. Nuk pres të shoh këtë lloj sjelljeje këtu,- tha ai, me një ton të ulët por të rëndë.

Rori, e kuqërremtë në fytyrë, u largua nga tavolina dhe qëndroi e drejtë, duke e shmangur shikimin e tij. Kleivi e mblodhi guximin dhe tha: Unë jam gati të flas për këtë,mund te shpjegohemi por jo tani."

Babai i tij hodhi një vështrim të fundit drejt të dyve, pastaj tha ftohtë: -Do të flasim pak me vone- Dhe doli, duke lënë një heshtje të rëndë pas.

Kleivi u kthye nga Rori, i pafuqishëm për të fshehur fajin dhe ankthin në sytë e tij. -Më fal... nuk e prisja që të ndodhte kështu.

Rori i buzëqeshi lehtë, duke i prekur dorën. -Ndoshta kjo do ta bëjë më të thjeshtë për të qenë të sinqertë... me të gjithë.

Të dy qëndruan në heshtje, duke ndjerë peshën e asaj që sapo kishte ndodhur dhe të asaj që i priste më tej.

Disa orë më vonë, në zyrën kryesore të Adrienit , atmosfera ishte e rëndë.

Kleivi dhe Rori qëndronin përballë tavolinës së madhe prej druri, ndërsa babai i Kleivit qëndronte ulur, duke i parë të dy me një vështrim të ashpër. Në dhomë ndjehej tensioni i ngarkuar, ndërsa ora në mur trokiste me zë të ulët, sikur t'i përforconte nervozizmin e situatës.

Shpjegojeni këtë! - bërtiti ai më në fund, duke goditur tavolinën me pëllëmbë. -Në zyrën time! Në vendin tim të punës! Si guxoni të silleni kështu?

Kleivi hapi gojën për të folur, por Rori, me një guxim që ai nuk e priste, foli e para:
Zoti Adrien, unë pranoj që ishte gabim të silleshim kështu në vendin e punës. Por...

Por asgjë! - ndërhyri ai, duke e prerë fjalën e saj. -Ky nuk është thjesht gabim, Rori, është mungesë respekti totale! Dhe ti, Kleiv! Je djali im, por kjo nuk të jep të drejtë të shkelësh çdo rregull që kemi vendosur këtu. Çfarë mendove? Që mund të bësh ç'të duash sepse unë jam pronari?

Kleivi ngriti kokën, zëri i tij i ulët por i vendosur. -Baba, nuk ka të bëjë me ty apo me kompaninë. Ka të bëjë me ne. Unë dhe Rori... Ai ndaloi për një çast, duke marrë frymë thellë. -E dua. Dhe nuk kam për t'u ndjerë keq për këtë.

Babai i tij e shikoi për një çast të gjatë, si të përpiqej ta kuptonte atë që sapo kishte dëgjuar. Pastaj, duke u kthyer nga Rori, tha me një ton të ftohtë:

-Rori, puna jote këtu ka përfunduar. Nuk mund të toleroj më këtë lloj sjelljeje. Që nesër nuk je më pjesë e kësaj kompanie.

Rori e hapi gojën, por nuk tha asgjë. Fjalët e tij e kishin goditur më fort nga sa kishte menduar. Për një moment, ajo ndjeu sikur toka nën këmbë i ishte zhdukur.

-Baba!- ndërhyri Kleivi, duke e ngritur zërin. Kjo është e padrejtë! Nuk mund ta pushosh vetëm sepse unë e dua.

Unë mund të bëj gjithçka që dua në këtë kompani dhe po e pushoj per skena te turpshme qe po benit ku e dini shume mire rregulloren! - ia ktheu ai me të njëjtën forcë. -Dhe ti, Kleiv, duhet të mendosh mirë për pasojat e veprimeve të tua. Kjo marrëzi duhet të ndalet këtu!

Rori e kapi lehtë dorën e Kleivit, duke e qetësuar. Pastaj, me një zë të ulët por të sigurt, tha:
Faleminderit për mundësinë që më dhatë deri tani, zoti Adrien. Unë e di se kjo është një vendim përfundimtar. Ajo u kthye nga Kleivi dhe i buzëqeshi lehtë. -Do të jem mirë.

Babai i Kleivit nuk tha më asgjë. Ai vetëm uli kokën, duke shprehur një përzierje emocionesh mes zemërimit dhe lodhjes. Ai ka qene personi qe me ka ndihmuar ne momentet me te veshtira ne jeten time. Dhe une kam bere te pamunduren ne pune dhe gjithmone me ka afruar, por kjo e sotmja e kishte lenduar dhe te .

Rori doli nga zyra me hapa të sigurt, ndërsa Kleivi mbeti aty, duke e parë të atin me një vështrim të përzier mes zhgënjimit dhe vendosmërisë.
-Po bën gabimin më të madh të jetës, baba. Por kjo nuk do të më ndalojë.

Babai i tij nuk iu përgjigj. Ai thjesht qëndroi i heshtur, duke vështruar bosh në një pikë të largët, si të pyeste veten nëse vërtet kishte bërë atë që duhej.

Korridori ishte i qetë, përveç hapave të nxituar të Kleivit që ndiqnin Rorin.

-Rori, prit! Të lutem, mos ik kështu! - thirri ai, duke e arritur pranë ashensorit.

Rori u kthye me një lëvizje të papritur, sytë e saj të mbushur me lot, por edhe me zemërim.    -Çfarë do, Kleiv? A nuk mjaftoi gjithçka që ndodhi aty brenda?

-Ajo që ndodhi nuk ishte faji yt! - tha ai, duke u përpjekur ta qetësonte. -Babi nuk kishte të drejtë të të trajtonte ashtu. Unë... Unë do ta rregulloj këtë.

Rori qeshi me ironi, duke tundur kokën. -Rregulloje? Si? Do t'i thuash babait tënd të më kthejë punën, pasi tashmë më poshtëroi përpara teje? Apo do t'i tregosh gjithë stafit që unë isha 'ajo vajza' që doli nga zyra juaj? Jeta ime u shkatërrua, Kleiv!

Kleivi ngriti dorën, duke u përpjekur të afrohej, por ajo u tërhoq. -Unë nuk doja që të shkonte kështu, Rori. Nuk doja të të lëndoja kurre ne jete

-Por ja qe më lëndove! - ia ktheu ajo, duke ngritur zërin. -Më përfute në këtë marrëdhënie të ndërlikuar, në këtë lojë të rrezikshme, dhe tani unë humba gjithçka. Punën, reputacionin... gjithçka që kam ndërtuar me mund. Ti ndoshta mund të vazhdosh me jetën tënde, sepse babai yt do të të falë gjithmonë. Por unë? Unë s'kam asgjë!

Kleivi uli kokën, zëri i tij i ulët dhe plot faj. Unë nuk dua të të humbas, Rori. Unë të dua dhe nuk do te heq dore 

Rori ngriti dorën, duke ndaluar fjalët e tij. Mjaft, Kleiv. Më thuaj, a ishte dashuri apo thjesht një marrëzi e momentit? Sepse unë sakrifikova gjithçka

-Gjithcka eshte e vertet, tani, - tha ai, me vendosmëri. -Do të largohem nga kompania nëse duhet. Do të përballem me babain tim. Vetëm të mos më lësh, të lutem.

Rori mbylli sytë për një çast, duke marrë frymë thellë për të kontrolluar emocionet e saj. Kur i hapi, zëri i saj ishte i ftohtë dhe i prerë.
-Është tepër vonë, Kleiv. Nuk ka më 'ne'. Marrëveshja jonë mbaroi. Kontrata jonë, nëse mund ta quajmë kështu, ka marrë fund. Ti vazhdoje jetën tënde, dhe unë do të përpiqem të rindërtoj timen.

Ajo u kthye dhe hyri në ashensor, duke lënë Kleivin të qëndronte vetëm në korridor. Ai shikonte derën e mbyllur, me një ndjesi të rëndë faji dhe boshllëku në gjoks. Për herë të parë, ai e kuptoi se ndoshta ajo që kishte humbur nuk mund të rikthehej më...

A Moment Of PassionStories to obsess over. Discover now