Rori u zgjua para alarmit. Ishte herët, drita e parë e mëngjesit mezi hynte nëpër perde. Ajo hapi sytë dhe për një moment vendosi dorën mbi zemër — ndjeu një ngrohtësi të butë, një emocion të qetë që nuk e kishte ndjerë prej kohësh.
U kujtua për dorën time që ia mbante gishtat, për shikimin tim në konferencë... dhe buzëqeshi.
Sot duhet të jem perfekte, mendoi me vete.
Dhe Kleiv do te rri te me shohe gjithe kohes
U ngrit, piu një gllënjkë ujë, lidhi flokët dhe nisi të përgatitej për ditën e saj të madhe — dhe ndërsa lyente buzët në pasqyrë, një mendim i vogël, i ëmbël, i papërmbajtshëm i kaloi në mendje:
"Mezi pres te te shikoj nesër pas sfilatës..."
Mëngjesi i asaj dite kishte një energji ndryshe. Qielli ishte gri, por brenda hapësirës së madhe të sallës së eventit kishte një dritë të fortë, të bardhë, që nxirrte në pah çdo detaj të pistës së gjatë. Ekipet e kamerave lëviznin si insekte të vogla të organizuara, ndërsa modelet e veshura me rroba banaku provonin hapat e tyre, duke ruajtur ritmin dhe pozicionet.
Kleivi po dilte nga makina kur mori frymë thellë: një nga ditët më të rëndësishme të kompanisë sapo kishte nisur.
Kur hyri brenda, instinktivisht e kërkoi me sy Rorin. E gjeti menjëherë. Ajo qëndronte pranë pistës, e veshur me një kostum elegant të zi, shumë më profesional se zakonisht, por sytë e saj... ata kishin po të njëjtin shkëlqim të natës së kaluar.
Rauli — vëllai i tij, me tabletën në dorë, flokët e çrregullt dhe sy të lodhur nga orët e gjata të punës — po diskutonte me dy modele për rregullimet e fundit.
— Ja ku jemi..., i tha Kleivit me një buzëqeshje nervoze.
— Sa herë e ke kontrolluar listën?
— Vetëm... njëzet e katër herë, — u përgjigj Rauli dhe qeshi me stres.
Por Kleivi nuk e dëgjoi më. Sytë i ishin ngulur tek Rori, e cila ende nuk e kishte parë. E admiroi si dikush që sheh diçka që e ka humbur për vite.
Më në fund ajo e ndjeu shikimin e tij dhe u kthye. Në momentin që sytë e tyre u takuan... një ndjesi e heshtur shpërtheu mes tyre, si një sekret i përbashkët që askush tjetër nuk duhej ta dinte.
Ajo i buzëqeshi lehtë, një buzëqeshje që dukej se i thoshte:
Jam këtu. Sot jemi ekip. Sot bëjmë historinë.
Ai iu afrua, me hapa të ngadaltë, duke e mbajtur veten me vështirësi. Sytë e kamerave po qarkullonin rreth tyre — duhej të ruheshin.
Kur arriti pranë saj, Kleivi ngriti dorën sikur të donte të rregullonte diçka në kostumin e tij, por në të vërtetë gishtat e tij prekën të sajën për një sekondë. Një prekje e vogël... por me zjarr brenda.
Rori nuk e tërhoqi dorën menjëherë. Vetëm e ktheu gishtin lehtë, sikur po i thoshte:
Jam këtu, cdo gje do te shkoje ne rregull, mos u shqetëso.
— Je gati? — i pëshpëriti Kleivi, duke luajtur me një fije letre në dorë për të mos u dukur i dyshimtë.
— Për ty? Gjithmonë, dhe mos u shqeteso do te dalesh shume mire — ia ktheu ajo, duke ulur zërin dhe ai i dhuroi nje buzeqeshje te sinqerte
Rauli u afrua duke mbajtur një metër të vogël rreth qafës.
— Ju lutem, mos u shpërqendroni tani, — tha, duke kuptuar cdo gje nga ajo që po ndodhte mes nesh. — Modelja jonë e parë është gati për udhëzimet e fundit.
YOU ARE READING
A Moment Of Passion
AdventureCkemi njerez ky eshte libri i pare i serise THE MOMENT Në një fshat të vogël te Selanikut , Rori Stavros njihej për sjelljet e saj të pabindura dhe sfidimin e vazhdueshëm të autoritetit. Ajo shpesh përfshihej në probleme dhe kishte krijuar një reput...
