Kleiv hyri ngadalë në dhomë dhe e mbylli derën pa bërë zhurmë. Aroma e alkoolit i rëndonte ende në frymëmarrje, por sytë i kishte të kthjellët për herë të parë atë natë. Rori flinte në shtratin e bardhë, fytyra e saj e zbehtë, e lodhur, sikur gjithë luftërat e brendshme t'i kishin kaluar mbi lëkurë.
U afrua dhe u ul në karrigen pranë saj. Për disa sekonda nuk bëri asgjë. Vetëm e pa.
Ishte e njëjta Rori që kishte dashur gjithmonë... dhe njëkohësisht krejt tjetër.
— Budallaqe... — mërmëriti ai me zë të ulët. — Budallaqe deri në vetëshkatërrim.
Dora e saj u drodh lehtë. Qetësuesit nuk e kishin fikur plotësisht. Rori hapi sytë ngadalë dhe për disa çaste nuk kuptoi ku ishte. Pastaj vështrimi i saj u ndal tek ai
— Kleiv...? — zëri i saj ishte i ngjirur, gati i frikësuar. — Po ëndërroj?
— Jo, — tha ai shkurt. — Fatkeqësisht për mua, jo.
Ajo u përpoq të ulej, por një dhimbje në kraharor e detyroi të ndalonte. Kleiv u ngrit menjëherë dhe i vendosi dorën mbi shpatull.
— Mos u ngri . Qëndro shtrirë.
— Pse je këtu? — e pyeti ajo, sytë i mbusheshin me lot. — Duhet të më urresh tani.
Ai qeshi pa humor.
— Të urrej? — tundte kokën. — Kam provuar. Nuk funksionon.
Heshtja mes tyre ishte e rëndë, por jo armiqësore si herën e fundit. Ishte lodhje. Ishte e vërtetë.
-Pse e merr me stres cdo gje i flet perseri
-Cfare te bej me thuaj Kleiv , dreqi ta marre babai jot na pa ne menyren me te turpshme , si te jem ne rregull
-Shiko , ne rregull nuk ke faj ti, nuk duhet te veproja ne ate menyre , por dhe babi eshte ne faj . nuk e meritoje te te pushonte dhe Rori e shikon e habitur
-Ca thu Kleiv , une nuk i ve aspak faj , ishim ne zyren e tij , ne karrigen e tij duke futur duart njeri-tjeterit
-Eshte kompania ime gjithashtu dhe mund te bej cfare dua, ne rregull -ndersa Rori fillon te ferkoje fytyren e stresuar
-Shiko, nuk dua te stresohesh me shume, shiko ku je , pse nuk flet me mua - Rori ndalon dhe terheq lotet qe ishin gati ti dilnin- te dua vertet po perpiqem shume
— Të gënjeva, — tha Rori më në fund, me zë të thyer. — Për gjithçka që të thashë.
— E di, — tha ai. — Dhe kjo është ajo që më dhemb më shumë. Jo që më largove... por që po e shkatërron veten dhe mendon se kështu më mbron mua.
Lotët i rrodhën pa kontroll.
— Unë jam rrëmujë, Kleiv. Jam thyer. Dhe kam frikë se po të të lejoj afër... do të të shkatërroj edhe ty.
Ai u përkul pak më afër.
— Rori, unë nuk të dua sepse je e rregullt. Të dua sepse je kjo që je. Edhe e thyer. Edhe e frikësuar. Edhe kur më largon.Une do te te dua gjithmone dhe kurre nuk do te te le.
Ajo mbylli sytë fort.
— Mos ma bëj më të vështirë...
— Nuk po të kërkoj asgjë, — tha ai qetë. — Vetëm mos më gënje më. As veten.
Rori e ndjeu dorën e tij ende mbi të sajën, të ngrohtë dhe të palëkundur. Nuk po e tërhiqte. Nuk po e shtrëngonte. Ishte aty, thjesht aty. Dhe kjo e trembte më shumë se çdo premtim.
YOU ARE READING
A Moment Of Passion
AdventureCkemi njerez ky eshte libri i pare i serise THE MOMENT Në një fshat të vogël te Selanikut , Rori Stavros njihej për sjelljet e saj të pabindura dhe sfidimin e vazhdueshëm të autoritetit. Ajo shpesh përfshihej në probleme dhe kishte krijuar një reput...
