Part 11

224 17 3
                                    

Jakob u largua.

Ende nuk me mbahet mend mire por ato momente e vetmja gje qe mendoja ishte se kjo mbase ishte nje nga ato endrrat e keqija qe me prishnin gjumin dhe zgjonin te mua ate ndjenjen e frikes, ankthit dhe pasiguris.

Pas pak minutash ai u kthye, vetem kur degjova zilen e telefonit te tij u permenda, as qe e kisha kuptuar qe ai kishte kohe qe kishte ardhur . Vura duart te stoli, dhe drejtova kurizin qe e mbaja mbeshtetur te muri, Arja nuk ishte aty, dhe as mungesen e saj nuk e kisha kuptuar deri ate moment.

- fole? Cfare te thane ? -une-Po arja ku eshte? Mund ta takoj Noan?  - nuk dia as vet per cfare ta pyesia me pare.

Heshtje.

- nuk po flas me vete, me thuaj cfare te thane? Si eshte Noa? - i thash me padurim dhe zeri filloj te me dridhej nga frika e pergjigjes se tij.

-Alis, Noa eshte ne koma. Mjeket me thane se gjendja e saj eshte shume e rende. Ka fraktura te renda ne koke,ne kete gjendje do te jete nje mbrekulli nqs jeton. Arja po merret me disa dokumenta, do ta cojme ne nje spital tjeter brenda disa oreve, megjithate duhet te jemi te pergatitur per cdo gje.-Jakob

Pas fjaleve te tij nuk pash, nuk degjova dhe nuk ndjeva asgje. Rash pertok , humba ndjenjat...

Kur u zgjova pash Arjen aty pran meje. Askush nuk kishte guxim te pyeste per dicka, apo te komentohej gjendja e rend e Noas.

Heshtja bente zhurmen me te madhe, ajo filloj te na kthente ne mankth cdo minut qe kalonte. Edhe pse ne heshtje, mendja jone ishte nje rremuj, nje lemsh i pazgjidhshem.

Per mua shpresa se Noa do te zgjohej nuk mjaftonte, prandaj une kisha besim. Besim se do te zgjohej. Noa duhet te jetonte!

Me kalimin e oreve njerezit ne koridorin e spitalit filluan te shtoheshin. Te aferm, te njohur, miq, menaxher, bizesmen, politikan... te gjithe erdhen aty.  Telefonat tane binin pa pushim.  Dikush bisedonte me ze te ulet, dikush tjeter ngushellonte Arjen, ndersa disa te tjere si une qendronin ulur te kredhur ne mendime.

-Alis/ degjova zerin e dikujt qe kishte zene vend pran meje. Nuk e morra mundimin ta shikoja kush ishte.

-Alis Morgan- u degjua perseri zeri I te panjohurit- une jam Derek.

Mbylla syt dhe lotet me rrodhen. Me aq pak fuqi sa me kishte mbetur i thash: - Derek, kushdo qofsh te luetem me li te qet!

I panjohuri nuk kembenguli , nuk shtoj me asgje por u latgua ne heshtje.

Vazhdova ti mbaja syt mbyllur derisa
Arja erdhi prane meje dhe u ul ne gjunje :

- Alis, e di si je, e di cfare po kalon- nisi te thoshte- por te lutem per hir te Noa-s une dhe ti duhet te jemi te forta. Ndryshe me kete gjendje nuk ndihmojm as veten, jo me Noa-n . Ne e dime qe ajo eshte e fort apo jo? - ndjeva duart e saj te ftohta qe preken futyren time per te me fshir lotetet.

Drejtova koken dhe hapa syt per te pare Arjen. Ajo ishte nje engjell, dridhej njesoj si un dhe syt I kishte te skuqur nga te qaret. Dhe ate pak kuraj qe ajo kishte, po mundohej te ma jepte mua.

- Ke ore te tera qe nuk flet, nuk leviz dhe nuk pranon asgje per te ngren ,as per te pire. Alis une nuk jam me mire se ty, me beso!- tha Arja dhe vendosi doren te buzet.

-Ke te drejt por mos u shqeteso per mua. Te dua shum!-i thash dhe perqafova fort.
***
Lajmi se Noa ate mbremje kishte bere aksident u perhap shpejt ne te gjithe vendin. Ne te gjitha mediat u komentua gjendja e rend e saj. Por te nesermen kryetitulli ne gazeta te ndryshme ishte :

          " Rebelja e familjes Rothschild kalon cdo limit, sfidon jeten ! "

"Game Over per Noa Rothschild "

     " Perseritet historia, trodintet per here te dyte familja Rothschild"

Nje artikull shkruante :

         " Noa Rothschild ksaj here kalon jo vetem limitet e shpejtesis, por sfidon jeten. Bukuroshia dhe njera nga  trashegimtaret e familjes me te fuqishme, e cila jo pak here eshte bere objekt i shtypit dhe mendjas, ka pesuar aksident te rende mbremjen e djeshme. Shkake per kete eshte bere shpejtesia e larte dhe alkooli.  Arja Rothschild dhe Alis Morgan nuk pranojne te japin asnje interviste."

Shpirt Rebel  (shqip )Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora