(Djali ne foto , eshte vogelushi me emrin Derek , por i vogel 😊)
Rrefen Alis
Nderesat dhe ato pak gjera te rendesishme qe me duheshin mi solli nje nga vajzat qe sherbente ne vile.
E kisha vendosur se nuk do te dilja prej deres se spitalit pa u zgjuar Noa, e cila per arsye sigurie sepse gjendja e saj vazhdonte te ishte e rend nuk mund ti beje asnje levizje, per nje trajtim me te specializuar ne ndonje spital jasht vendit. Edhe pse nuk kisha assnje lloj lidhje me spitalin me pare , qendrimi aty me beri ta urrej ate ambjent definitivisht. Shkurt dhe sakt nese do me duhej ta perkufizoja fjalen S-P-I-T-A-L do e quaja deren e jetes dhe te mortit . Aty ose lind ose shuhet nje jete. Muret jane deshmitar te cdo klithme gezimi apo deshperimi, madje aty dhe ajri te rendon e te mbush me dhimbje e pergjejsi. Ne ajer eshte frymarja e cdo shpirti qe lutet per shpres. I urreja te qarat, ulerimat e te semurve , friken e dritherimen e dhimbjes qe me percillte cdo shikim. Madje dhe eren e spitalit, ilaceve... aparaturat filluan te me tmerronin e te me mberthenin ne ankth sa here rrotulloja syt ne dhomen e Noas. Pyesja veten a smund ti benin keto hekurishte me pak te frikshme ? A smund ti ndryshonin keto ngjyra te merzitshme carcafesh , perdesh , uniformash t cilat shume shpejt filluan te me lodhnin.
Po qendroja pran kokes se Noas , terhoqa prane vetes canten qe ate mbasdite me kishin sjell nga vila, thuajse e kisha harruar djalin qe mu prezantua me emrin Derek kur papritur jasht deres degjoj emrin e tij . E hoqa canten menjan
-ah po, Derek, por une nuk njohe asnje me emrin Derek . Kush te jete valle ?
Hapa deren e dhomes dhe i hedh nje sy koridorit te spitalit per te pare ç'është ky Derek qe me perndjek.
Por Derek ishte nje vogelush vetem 8 vjeç, e jo nje djalosh i rritur ashtu siç e perfytyrova une . Brun dhe me syt ngjyre blu te thell, bardhosh dhe me floket e prera shkurt . Rrodhet i kishte te shpendara e te krehura shkujdesur . Per habin time me te madhe ky djalosh 8 vjecar qysh ne impaktin e pare mu duke teper familjar. Po qendronte para meje krejt i vetem , me shikonte me ata syt e tij analizues dhe tinez hidhte ndonje shikim nga dera e dhomes te cilen e kisha lene gjysem hapur.
- Derek ? -i thirra ne emer
Por vogelushi vazhdonte te mos mi ndante syt. Ne fakt edhe une, sepse nuk kisha pare asnjehere ne jeten time nje femije aq te bukur. Perkula pak trupin ne drejtim te tij, i perkedhela floket e me pas u ula ne te njejten lartesi.
-Si quhesh vogelush? A je ti Derek ? - e pyeta duke e pare ne sy.
Vogelushi nuk u pergjigje. Syt e tij nuk me shikonin me mua , kishte humbur ne mendime ne shtratin ku rrinte Noa.
-Te lutem, mund ta takoj? -me pyeti Derek pa e hequr shikimin nga Noa .
Kisha shume pyetje per ate femije. Pervec faktit qe mu duke teper familjar nuk dija asgje per te, dhe me e cuditshmja nje femije ne moshen e tij krejt i vetem. Hodha syt rreth e rrotull por ne koridor nuk kishte asnje njeri tjeter. Ishim vetem ne te dy.
"Por kush i foli pak me pare ne emer ? Kush e solli ne dhomen e Noas? Nga me njinte ky femije mua? Cfare lidhje kishte me Noan ? Kush ishte ky femije , nga vinte ? "
Te gjitha keto me kaluan me shpejtesi ne koke kur Derek me pyeti nese mund ta fusja brenda. Por pa hezituar ju pergjigja "po" dhe ai u fut brenda .
E shoqeroja me sy, vendosa te mos them asgje dhe te mos e pyes per asgje kete femije. Qendrova ne kemb prane deres ndersa djali eci permes dhomes dhe u gjend prane krevatit te Noas. Nuk beri asnje veprim qendroj per nje cast e pastaj u kthye dhe me hodhi nje veshtrim, por nuk foli. Pastaj u kthye nga ajo i kapi doren dhe disa lot filluan ti lagnin faqet e kuqe.
Cfare e mundonte kete femije?
Rrija pran deres si e ngrire dhe e veshtroja me habi te madhe.
Derek fshiu lotet, pastaj dicka kerkoj ne nje prej xhepave te pantallonave, por pikerisht ate moment Jakob uli dorezen e dhomes dhe hapi pak deren per te hyre brenda. Nuk e di por instikti me beri ta ndaloj duke i zene hyrjen e duke e bere te bej nje hap pas.
Pastaj dola bashk me te ne koridor.
- Cfare bene ketu ? - e pyeta ashtu kot si per ti terhequr vemendjen. Fatmiresisht Jakob skish mundur ta shihte vogelushin.
-Erdha te shoh Noan.
-Per tu siguruar qe gjendja eshte njesoj apo edhe me keq, sjam e sigurt per cilen nga te dyja ? - kesaj here dola hapur kunder tij, teatrit e lojes qe kishte nisur qysh ate te djele.
- Mos po me fajson mua per gjendjen e saj?
- Po. -ju pergjigja prere.- ku i dihet cfare ke pasur ne mendje ate mbrembje kur i shkruajte se doje ta takoje... kunat - shtova pas pak si per ti lene te kuptoj se e dija per msg.
- Nuk e di cfare di ti. Nuk me intereson cfare mendon ti. Por une nuk kam lidhje me aksidentin e saj Alis.
- As une nuk pres ta pranosh se ti fshihesh pas ksaj. Mos harro se te njohe mire Jakob, nga ty mund te presesh cdo gje. Por mos harro se Noa ja ka dal gjithmone e vetme, ja doli dhe atehere te te zhduki nga jeta e saj, do ta bej dhe tani ! - i thash teper e acaruar , nje lemsh mu mblodh ne gryk dhe ca lot gati te shperthenin nga momenti ne moment .
E dija se po genjeja . Nuk e zhduki Noa Jakobin nga jeta e saj por Jakobi u zhduke pa asnje shpjegim.
Nuk doja te qaja nuk doja te tregohesha e dobet para tij, por une nuk isha Noa . Lotet me tradhetuan .
E urrej veten per kete. Jam aq e prekshme dhe e cenueshme sa nje fjale mund te me thyente ne 1000 copa ashtu sikurse qelqi . Madje zeri filloj te me dridhej kur i thash Jakobit se Noa do ta zhdukte perseri nga jeta e saj....
Ai i kenaqur nga gjendja ime mjerane nenqeshi.
- atehere , meqe mendon se une jam shkaktari i aksidentit , duhet te fillosh dhe te me kesh frik seriozisht , e dashur Alis. - dhe u afrua me shume pran meje me fshiu lotet dhe shtoj: - keta lot ruaji per ndonje rast fatkeqsie , kushedi cfare te pret me pas ....u perkul pak dhe afroj buzet e tija pran meje, por reagova ne moment. E shyva pas dhe i dhash nje shuplak. E qellova aq fort sa u ndjeva teper krenare per veten edhe pse lotet me tradhetuan e faqet me ishin skuqur aq shume , ai veprim me mbushi me fryme e me qetesoj disi.
- I pacip , mallkuar qofsh! Ne vend te Noas duhet te ishe ti atje . Se di cfare lloj specie je , cili eshte qellimi jot , i ksaj loje te ndyre , ti je mallkim dhe fundin do ta kesh teper te keq. Mbaje mend Jakob.
Qeshi fort . Madje e qeshura e tij kumboj ne ate koridor te zbrazet u perplas me muret e mu perserit disa here.
-Zhduku , nuk dua te te shoh me pran Noas dhe skam per te lejuar me , ta kalosh ate prag- dhe bera me dore nga hyrja e dhomes .
Pikerisht ate moment vura re se dera ishte pak e hapur. "Derek" mendova.
U largova pa pritur pergjigje . E terhoqa deren e dhomes me kujdes pas vetes dhe e mbylla me celes. Kur u ktheva nga shtrati i Noas Derek nuk ishte me aty .
Por ku kishte shkuar pa e vene re asnjeri nga ne ? E kishte degjuar gjithe ate diskutim ? Sa kishte qendruar pran Noas ?
Qysh prej ati momenti , Derek , nuk doli me prej mendjes dhe jetes time.Shenim: let me know if someone reads and likes it, and if you have any questions. Your messages and comments are important to me. If you want the continuation of the history vote for it 🤗
STAI LEGGENDO
Shpirt Rebel (shqip )
Gizem / GerilimGabimi me i madh qe mund te bej nje njeri, eshte te mos bej marrezira, te mos jete pak rebel, por ti nenshtrohet monotonise dhe rrjedhes se merzitshme te jetes. Kjo eshte historia e nje shpirti rebel, i cili nuk di te ndalet . Uragani i saj, do te...