Alis
Sa e cuditeshme kjo heshtje, qe na perpiu te dyjave. Ku eshte gjalleria e syve te saj? Ku humbi ai shpirt i zhdervjellt e moskokcares?
Ne syte e perhumbur te Noas nuk arrija te depertoja . Ajo u shtri dhe me ktheu kurizin. Ndoshta po perpiqej te me shmangej. Nuk isha e sigurt cfare duhet te beja . Te flisja apo te gjeja nje moment tjeter, te qendroja apo te largohesha per ta lene pak kohe vetem? Isha kredhur ne ndenjesen prane krevatit te Noas dhe thuajse isha shkeputur nga planeti toke kur papritur nje vetetim qe cau ajrin na ngriti pesh . Ok. Nuk ishte kjo endrra qe sapo kisha nisur te shikoja une dhe nuk ishte vetetim por nje hyrje e pa parashikuar e Arjes. Pa trokitur dhe duke bertitur e hedhur perpjet e lumtur qe Noa ishte zgjuar. Zemra sa spo me dilte vendit. Kur i hapa syt mire kisha frik ti ktheja syte nga dera e dhomes , se mos e shihja ne shesh... pfff psheretita dhe u ula perseri qetesisht.
Arja nuk me lejon as te enderoj e qet sikur te mos mjaftonin ditet sfilitese ne dyert e ketij spitali, zymtesia e tij, ngrysja e cehreve te mjekve sa here i pyesja per Noan , renkimet e te semurve , quravitjet...
Madje madje ,gjate qendrimit ne spital zbulova se doja te vdisja e re . Po po e re . Nese do tja kisha thene Noas kete mesiguri do te qeshte qe me ne fund me kishte bere te mendoja si vetja dhe do te shtonte:
- E re dhe e bukur Aliis. Harove kete te fundit. E bukur. Keshtu askush sdo te mbaj mend si nje plak te rrudhur e te shemtuar , ndoshta dhe kurizdal, calamane , qe sdo te ishe e afte te ngrije as goten me uje .
Nje mbasdite nga sallaat e operacionit kishte dal nje e moshuar. Ishte ulur ne nje karoc me rrota. Nje zotri dhe nje zonje e re ne moshe rreth te 40 e shoqeronin. Ata ndaluan ne fund te atij koridori dhe u kthyen djathtas. Nuk kaloj shume dhe nga fundi koridorit nisa te degjoje te qara. Ne fakt jo e qar por kenge vaji. Nje dritherim me pushtoj e m drodhi zemren. Kenges se vajit nuk i kuptova asnje fjale dhe me te drejt , ajo me mungonte mua ne nje situat si gjendja e Noas . Hodha syte rreth e rrotull ishin vec disa infermiere te turnit. Ndoqa zerin e te moshuares dhe zgjata koken pa takt ne dhomen e saj. Mendova se dicka po i benin mendova se ndjente dhimbje operacioni por jo. Mesova se kjo e gjore nuk ishte shume e vjeter ne mosh rreth te 70 ave , mesova gjithashtu se vuante nga skleroza dhe qante femijet sikur te kishin vdekur. A ka gje me te temershme se kjo?
Por kjo e moshuar jo vetem qe vuante nga skleroza por ishte dhe e braktisur nga femijet e saj. Te peste femijet e saj. 3 djem dhe 2 vajza. Ata qe e shoqeronin ishin thjesht njerez qe i sherbenin . Madje as femijet e kesaj te moshuare nuk i njihnin. Dhe transfertat e pages apo cdo detyrimi tjeter ju kalonte neper mjet bankes.
Epo te pakten nuk e kishin braktisur ne ndonje azil mendova atehere me keq ardhje...Mu desh pak kohe dhe nga biseda me zonjen qe i sherbente mesova se kjo e moshuar ishte nëna e disa njerzve me pozitë. Epo kjo shpjegonte edhe pse nuk kishin zgjedhur ta conin ne azil, plaken e shkret e te vetmuar.
Ne perfundim te asaj dite dola ne kete perfundim te cuditshem, e ta mendoje se isha nje tip teper frikacak per te menduar per VDEKJEN.Eshte e frikshme ta mendosh kete bote pa dashuri te sinqert, te paster e te pa kusjtezuar sic eshte ajo e nje prindi, e nje nëne per femijen. Eshte e frikshme ta mendosh kete bote , duke ritur gjerata e breza , te mendosh qe bijte sdo te duan prindrit e tyre e sdo i braktisin. E ndoshta harrojn se kjo pune ka rradhe... kete e harrojn...
E cfare te them kur Noa pa Arjen nuk beri asnje reagim . Arja mbante ne duar nje buqet te madhe me 100 trendafila. Ne koke nje kapele ne forem koni e ne goje nje pipizane .....
Kur hodha syt tek permasat e asaj buqete e kuptova hyrjen e beft e tere vrull te Arjes. Pa paralajmerim, pa trokitur.... Ja tek po me kalonte para syve imazhi saj teksa perpiqej te hapte deren e sforcuar ne menyre dinjitoze sic i ka hije nje vajze nga shtresat e larta por pa rezultat... ja tek po me kalonte para syve dhe shqelmi protestues i saj po prap ne menyre dinjitoze .... por dera nuk ra !
Vendosi lulet dhe hapi krahet per te perqafuar Noan . Nuk priti te njejten gje nga ajo . Noa nisi te qaj ne heshtje mbi supin e saj. Ishte nga te paktat here qe e shihja ate femre te carmatosur. Te dorezuar... te friksuar ndoshta...
E kisha pare shume here te qete si qengj, e kisha pare edhe uragan. E kisha pare dhe te lenduar dhe te shkatruar , por asnjhere te dorezuar .. E kisha pare shume here duke ngren veten me dhemb vec per mos t dal ne siperfaqe brishtesia e ndjenja , sepse dhe ajo kishte , si cdo qenie humane .
Por ksaj here ishte ndryshe.
Te pakten keshtu mendova une ...Ps : edhe pse me make upin e fshire nga lotet te ziun e syve te shperndare thuajse ne gjithe fytyren,Noa ngjante si pikture , qe nese do e shihnit me syte e mije nuk do te arrinit te vrenit per asnje cast ate kolazh ngjyrash ku dominonte e zeza, por vec syt e bukur e hipnotizues te saj.Ata sy qe kerkonin patjeter te mberthenin dicka ne ate dhome , te stukeshin e te fshiheshin ne skutat me te erta te atij deshperimi . Te asaj frike qe tani ishte mese e dukshme dhe ngjitese .
STAI LEGGENDO
Shpirt Rebel (shqip )
Tajemnica / ThrillerGabimi me i madh qe mund te bej nje njeri, eshte te mos bej marrezira, te mos jete pak rebel, por ti nenshtrohet monotonise dhe rrjedhes se merzitshme te jetes. Kjo eshte historia e nje shpirti rebel, i cili nuk di te ndalet . Uragani i saj, do te...