Kapitulli 1

1K 54 216
                                    

Bosh! Gjithçka që ndjeja ishte një boshesire e madhe.
Kur shihja makinat e shumta që kalonin mbi rrugëve të Athinës, bosh.
Kur vështroja qiellin e gri pa një pikë jete brenda tij, bosh.
Kur sytë e mi gjenin trupin e saj të vogël në atë krevat të bardhë ,pothuajse e pajetë , bosh.

Gjithçka dukej të mos kishte kuptimin më të vogël tashme.

Makineritë e shumta pranë krevatit të saj bënin një zhurmë qetësuese. Sikur ajo melodi të më siguronte se ajo po jetonte akoma. Se trupi i saj i vogël ishte akoma i ngrohtë. Ajo zhurmë mbyste qetësinë të parehatshme që kishte rënë në atë dhomë spitali në këtë kryeqytet të zymtë.

Tube plastike ishin shtrirë kudo në dysheme dhe arrinin ne shume pjesë të trupit të saj. Hynin në lëkurën e saj të butë dhe depërtonin tek venat e saj. I jepnin asaj jetë. Edhe pse ajo nuk dëshironte . E detyronin atë të bënte diçka që ajo nuk donte. Të jetonte!

Në duar kisha akoma letrën që ajo na kishte shkruar. Një letër me shkronja kaligrafike. Letra e palosur në katërsh mbante fjalët e saj më serioze. Ajo letër mbante mbrenda saj mendimet e saj më të thella dhe më të dhimbshme.

Si mund të isha kaq i verbuar? Si nuk mund të shihja se diçka nuk shkonte mirë me te? Nëse do të isha një shok më i mirë do e kisha kuptuar se diçka nuk ishte mirë. Do i rrija pranë dhe nëse ajo më largonte.
Dreqin, do  të heqja dorë nga gjithçka për të. Vetëm që t'a shihja buzëqeshjen e saj përsëri. Të shihja ato vrimat e vogla që formoheshin tek faqet e saj kur ajo qeshte.  Të shihja përsëri atë rrudhën e vogël që formohej midis ballit të saj kur ajo ishte konfuze ose po mendohej për diçka.

E hap letrën ngadale ngadalë sikur të kisha frikë nga përmbajtja e saj. Dëgjoj zhurmën e vogël që letra bën pasi u çpalos.

Shikimi im kreh sipërfaqen e saj por pa rënë sipër gërmave. Nuk mundja dot ta lexoja përsëri . Por më pëlqente ajo lloj dhimbjeje. Doja t'a ndjeja atë dhimbje . Doja që ajo dhimbje të më vriste,ose të paktën të më lëndonte më shumë seç jam lënduar deri tani.

Në fund të letrës ishte një nenshenim. Nenshenimi im. Fjalët e saj që ajo kishte shkruajtur për mua.

<<  Hej Aleksandër,
Nëse ti po e lexon këtë atëherë kjo do të thotë se unë jam larguar. Mos u trishto. Më beso,kjo ishte ajo çka une doja. Shpresoj se të paktën ti do te me kuptosh. Ti je shoku im i ngushtë në fund të fundit . Të lutem më kupto! Nuk mund  të qëndroja më këtu. Nuk mund të qëndroja më ne nje vend ku gjithçka më kujton atë  dhe atë çka ndodhi. Më fal që nuk të tregova se ç'ndodhte në mendjen time. Jam nje rremuje Aleks. Mendja ime eshte nje rremuje ku ç'do gje eshte e flakur kudo. 

Aleksander , mban mend kur ishim 5 vjeçarë dhe kapnim flutura ?
Një ditë gjyshja na pa  tek parku i vogël afër stacionit të trenit dhe vrapoi nga ne. Atë ditë Aleksander ajo tha diçka që ngeli në kujtimin tim 16 vitet e tjera të ekzistencës time deri tani. Mbaj mend shikimin e saj të shqetësuar ndërsa po mundohej të kontrollonte frymën e saj . Kur ajo kishte stabilizuar frymëmarrjen e saj me në fund, goja e saj tha fjalët më të rëndësishme në gjithë ekzistencën time  " Mos i kap fluturat sepse kështu ja pret krahët dhe ua heq mundësinë të fluturojë. E detyron atë të jetojë në diçka që ajo nuk dëshiron . E burgos atë në një jetë të padëshirueshme, në një jetë që nuk do të jetë e saja më. Dhe nëse ajo nuk qëndron e lirë ajo do të vdesë. "
Une jam ajo flutur  Aleks.  Une jam ajo flutur dhe ti do të bëhesh ai që do mi preje krahët nëse unë të thoja mendimet e mia.  Kam nevojë për krahët e mi,kam nevojë të largohem nga këtu.  Shpresoj të më kuptosh. Të dua shoku im i ngushtë . Shihemi ... Kush e di ndoshta në një jetë tjetër. Sa çuditshëm dëgjohet kjo apo jo? Mirupafshim Aleksander , ndoshta do të të shoh përqark. >>

Qendro!Where stories live. Discover now