Kapitulli 13

200 29 132
                                    

Një muaj më vonë

<< Sic e shihni truri i saj pergjigjet shpejte ne nje situatë te njohur, akoma dhe nese ajo vete nuk e mban mend. Si pershembull, nese i bie dicka nga duart mund te behet me nerva dhe te perdore fjale banale.
Ose sic thate ju  u  përgjigj një pyetje në letërsi ndërsa ishte e paaftë të formonte një fjali të plotë.

Është e aftë të formojë fjali të plota, thjesht truri nuk duhet të stresohet shumë. >>

Tha mjeku ndërsa u ul në karrigen e zezë në zyrën e tij.

Ishte e shtunë dhe mjeku i Marinës me mori ne telefon për të bërë disa analiza.

Dhe këtu jemi në orët e herëta të mëngjesit duke bërë disa analiza që as vetë nuk kuptoja procesin e tyre.

<< Ju si jeni?>>

Me pyet doktori. Kthej vëmendjen time nga ai dhe e shoh i konfuzuar.

<< Pas gjithë kësaj që kaluat dhe po kaloni, si po e përballoni situatën?>>

<<Jam mirë.>>

Pergjigjem shpejt dhe sjell në majë të buzëve të miat gotën prej letre të mbushur me kafe të ngrohtë. Aroma e kafeinës më zgjon paksa dhe fshij cepin e gojës më gishtin e madh .

<< Nuk është keq të kërkosh ndihmë.>>

Thotë mjeku duke me shikuar drejt  në sy , lëviz sytë e mi dhe përqëndroj shikimin tim diku tjetër në dhomë. Nuk mund të duroja shikimin e tij të drejtpërdrejtë. Më bënte të ndihesha parehatshem, sikur isha një libër i hapur tek ai, i pafuqishëm dhe i dobet. Por me e keqja ishte se kisha frikë se ai dinte seç mendimesh vraponin në mendjen t'ime, ato mendime që nuk doja t'i kisha. Nuk i kërkova.

<< Jam mirë. Nuk kam nevojë për ndihmë.>>

Them duke u munduar të bëj zerin tim sa më të besueshëm mundesha.

Ç'kanë të tjerët që merren vetëm me mua. Në fillim Loren dhe më pas mjeku. Jam mirë , çfarë tjetër shohin ata që nuk mund të shoh une?

Loren më foli përpara disa ditesh dhe më tha se thjesht ishte e shqetësuar për shëndetin tim mendor. E kuptoj që ajo interesohet për mua por jam mirë.

<< Nese mendoni se ju duhet ndihmë mos hezitoni t'a kërkoni. Nuk është turp të kërkoni ndihmë për shëndetin tuaj. >>

Pohoj me kokë dhe i jap atij një buzëqeshje të lehtë duke i treguar se jam dakord me të.

<< Tani për çështjen e Znj. Ksenopulu . Analizat tregojne, për fat të mirë ,se çdo gjë është në rregull. Majde po bën me mirë nga 95% të pacientëve si ajo.
Shërimi i saj po shkon me hapa të shpejta, kujtesa nuk do vonohet t'i kthehet e tëra. Këto javët që do të vijnë do të jenë stresuese për të. Mund të ketë dhimbje të forta koke, migrena, gjakosje hundë dhe marrje mendsh. Mund dhe mos ti ketë , koha do të tregojë. Thjesht mos e lini vetëm , nuk do t'a rekomandoja .Nese nuk mundeni ju atëherë të qëndrojë me dikë tjetër . >>

Pohoj me kokë dhe ngrihem nga karrigia metalike. Marina ishte akoma në dhomën tjetër ku ndodhej e shtrirë. Analizat e kishin lodhur ekstremisht. Ditët e fundit lodhej shpesh, por ndoshta do të jetë nga acari i nëntorit . I ftohti gjithmonë e bënte ate me te distancuar  dhe e lodhte sa herë. "Grija e qytetit bashkë me grinë e qiellit eshte sikur asgjë nuk ka më jetë " thonte ajo sa herë e pyesja pse nuk e pëlqente dimrin.

Une nga ana tjetër kisha totalisht mendim tjetër për dimrin. Më pëlqente ajri i ftohtë akull kur kalonte mbi poret e fytyrës time, me pelqenin bluzet me krahë të gjata . Të shihja pikëzat e shiut të përplasen  ne xhamin e dritares në studio kur shkruaja muzikë. Dimri kishte një ngjyrë depresioni mbrenda tij dhe për çudi më pëlqente.

Qendro!Where stories live. Discover now