Rrugët ishin gati bosh . Diku- diku mund të kalonte ndonjë automjet qetesisht duke bërë sa më pak zhurmë të mundej , sikur të kishte frikë nga erresira e kryeqytetit Grek.
Dritat qe ndriçonin ngrohtësisht asfaltet gri sot ishin më të ftohta . Dikur mund të jepnin një lloj sigurie , por sot roli tyre kishte ndryshuar dramatikisht. Sot me kujtonin që orët e vona kishin arritur dhe ajo nuk ishte gjetur akoma.
Mundoj të mbaj lotët që më përvëlonin sytë . Nuk doja të qaja . Jo tani!
Ajo u largua dhe nuk kam ide se ku është. Ajo është shumë e pafajshme qe të jetë e vetme me askënd tjetër pranë saj. Por ku mund të jetë Marina? Ajo nuk njeh asnjë tjetër këtu përveç meje dhe vajzave .
I lodhur nga ecja dhe i lagur deri në palcë ulem në trotuar . Mbështes koken mbi murin e ndërtesës mbrapa meje dhe marr fryme thellë duke e lëshuar më pas ngadalë ngadalë . Shtëllunga ajri të ngrohta dilnin nga buzët e mia të ftohta nga acari i natës.
Psherëtij duke zhytur fytyrën nen duart e mia . Akt që tregonte dëshpërimin tim .
11 orë. Kanë kaluar 11 orë dhe akoma nuk e gjeta. U verdalla rrugeve duke pyetur kalimtarët se mos e kishin parë . Asnjeri nga ta nuk e kishin parë . Asnjeri nga ta nuk më thane ku t'a gjeja .
Rrobet e mia ishin gjysmë të thara por akoma i ndjeja të ngjitura pas lëkurës time.
Syte e mi krehin butësisht pamjen përballë meje. Një furrë buke , një dyqan mishi , disa pallate dhe një kafeterje, e cila ishte e vetmja qe ishte e hapur në këtë orë të vonet.
Ndjej fytin të thatë . S'kisha ngrënë as kisha pirë gjë që kur dola për t'a kërkuar .
Me atë pak fuqi që kisha ngrihem nga trotuari dhe filloj të eci ne drejtim te kafeteri-se.
Shikimi im ishte pak i terbulluar por mund të shikoja akoma . Këmbët me dridheshin sa herë që hidhja një hap . Doja vetëm t'a gjeja atë por në situatën që jam tani nuk jam as për veten time.
Arrij perballe ndërteses dhe aroma e ngrohtë e ushqimit që gatuhej diku në thellësi të kafeteri-se më bëri më të uritur . Me atë fuqi që më kishte mbetur hap derën prej xhami dhe hyj mbrenda . Një burrë plak më buzëqesh lehtë dhe më afrohet por kur sheh situatën në të cilen ndodhesha vrapon afër meje dhe më kap nga krahu i majtë .
"Zot Aleksander çka ndodhi me ty?"
Doja t'a pyesja se si e dinte emrin tim . Hap gojën për të folur por nuk kisha fuqi për diçka të tillë . Ndjeja ftohte dhe isha i lodhur . Hap përsëri gojën për të thënë diçka por ndjej një ftohtësi të më kaplojë . Dua vetëm të fle pak!
-------------------------------" Me te vertete kaq pak vlerë kisha tek ti?"
Pyes .
Zeri im me i ulet se zakonisht . Gati nje peshperimë e cila mund te humbej lehte ne zhurmat e rrugeve te mbushura me trafik. Por ajo e degjoi . Ndoshta...Nga buzët e saj nuk doli ze , thjesht qendronte e ulur perballe meje , e qete , sikur te mos ishte reale!
" Me fal!"
Kerkova falje pa kuptuar pse. Thjesht ndjeja sikur i'a detyroja nje ndjese.
" Nuk dua te merzis. Me beso! Thjesht dua te di ... As une nuk e di se cdua te di zot! "
" Me fal" Me nderpret ajo.
"Gjerat thjesht jane te komplikuara . Ti je i komplikuar . Ti je arsyeja qe ika! Ti!"
Ngriti zërin ajo duke u cuar ne kembe. Fytyra e saj nga e qete ishte e trazuar tashmë . Ne ballin
" Mendon se ishte e thjeshte? Te kaloje gjithe keto probleme pa ndihmën e asnjeriu? Dhe me keq pa ndihmën e atij qe do te thote gjithcka tek ti! Ti me vrave Aleksander! Ti je faktori kryesor për vetevrasjen t'ime dhe ti je dhe arsyeja qe akti nuk u be! Dreqi te marrte Aleksandër!"
YOU ARE READING
Qendro!
Romance- Nëse ti largohesh çfarë do të bëhet me mua? E ke menduar ndonjëherë se ndoshta kam nevojë të qëndrosh këtu? E di ? Nëse ti je e sigurtë për këtë , le t'a bëjmë bashkë! Kap dorën time dhe le të kalojmë në anën tjetër ! Le të shohim se kush është...