Kapitulli 9

158 27 104
                                    

Zëri i Loren dëgjohej më i mbytur tashme. Të qarat e saj nuk më lejonin të dëgjoja qartë se çfarë po thonte.

<< Loren , qetësohu. Në cilin spital të vij? Kush është në spital?>>

Pyes dhe mundohem të mbaj gjakftohtësine time.  Nuk duhej të panikohesha.

<< Mari-na është në në spital. Eja në  s-spitalin Evagjelismόs .>>

Ndjej stomakun të me bjerë në atë moment. Zot, vetëm ajo jo!

Fut telefonin në xhep shpejt dhe drejtohem nga tavolina për te lajmëruar Reiçëllin që duhej të ikja .

Pasi hyj në makinë marr rrugën leoforos mesogjiu dhe pres semaforin të kthehet jeshil.
Nga të gjithë ditët e vitit sot duhet të kishte trafik.
Perfekte!

Arrita në spital pas 40 minutash. Gjatë rrugës kishte filluar te binte shi . Rrugët e Athinës tashme kishin filluar të mbusheshin pak me ujë.
Parkoj makinën dhe vrapoj mbrenda spitalit.

Gjej Kamilen në hyrje të spitalit të ulur në një nga stolat metalike të ngjyer me ngjyrë blu.

Ajo sa më sheh ngrihet nga stoli dhe ecën shpejt drejt meje.

<<Aleksander!>>

Psherëtiu ajo e lehtësuar dhe më përqafoi.

Përkëdhel flokët e saj lehtë .

<< Ku është Marina? C'pati?>>

Ajo u largua nga perqafimi dhe uli koken. Gishterinjte e saj të hollë ushtronin presion në mes të vetullave të saj.

Dukej tepër e stresuar.

<< Marina është në dhomën 35.
Nuk e di Aleks. Në një moment ajo ishte ulur me ne duke qeshur dhe duke luajtur dhe në momentin tjetër ra në tokë duke u dridhur e gjitha.  Më zuri paniku dhe nuk dija ç'të bëja kështu mora ambulancën dhe ata më thanë që te ndaloja trupin e saj duke u dridhur. Aleks ajo do të bëhet mirë apo jo?>>

Pyeti ajo me sytë e saj gati për të derdhur lotët që po mbante kaq kohë.

Marr dorën e saj në dorën t'ime dhe drejtohem për nga dhoma e Marinës. Mund të ndjeja dorën e Kamiles të tensionohej poshtë times kur arritëm përballë derës të dhomës ku ndodhej Marina.

Marr frymë thellë dhe mbyll sytë fortë. Nuk mund t'a kaloj përsëri këtë gjë. Nuk mund t'a shoh atë përsëri të shtrirë në një krevat spitali.

Imazhe te Marines ne spital përpara disa javësh vërdallen në memorien time  ndersa mundohem të stabilizoj frymëmarrjen time .

Zgjas dorën dhe prek me gishterinj dorezën e bardhe te deres. Nuk e di se çdo të shoh atje brenda por me duhet të përgatit veten. Do te thoje se pas dy muajsh qëndrimi tek shtrati i saj në spital do të isha   mësuar , por jo.

Akoma mund të ndjej trupin të rrënqethet sa herë që sjell në mendje mëngjeset që i gdhija tek karrigia metalike e parehatshme. Frikën që ndjeja kur monitori tregonte që rrahjet e saj ishin shumë të dobëta dhe po humbeshin . Netëve që nuk flija se kisha frikë se nëse mbyllja sytë ajo nuk do të ishte më aty.

Hap derën dhe hyj mbrenda ngrej kokën dhe sytë e mi krehin dhomën monotone përpara se të shoh atë. Me duhej pak kohë përpara se t'a shihja atë.

Gulçoj kur e shoh.  Një qafore e bardhe plastike ishte e vënë në qafën e saj .

<<Përshëndetje zotëri. Une jam doktori i zonjushës Ksenopulu. Dhe ju jeni?>>

Qendro!Where stories live. Discover now