Hap sytë me ngadalë dhe mundohem të çohem.
Qafa po më dhembte keq dhe muskujt e trupit me dukeshin si të paralizuar.
U mundova përsëri të çohem por një peshë lart gjoksit tim me mundonte.
Ul shikimin tim dhe trupi i Marinës ndodhej lart timit duke fjetur qetësisht në kolltukun ku fjetëm dje.
Ndjej veten të buzëqeshë vetëm në pamjen e saj duke fjetur paqësisht.
Ngrej pak dorën e djathtë dhe përkëdhel lehtë flokët e saj të zeza. Ishin aq të buta, dhe mbanin erë të mirë.
Me dorën e majtë e mbaja atë nga krahu i saj i dobet. Doja t'a shtrëngoja fortë në atë moment. Nuk e di pse por janë disa momente kur ndihem plotësisht i lumtur dhe dua t'a tregoj.
Nuk më interesonte pozicioni i keq që kisha fjetur mbrëmë. Derisa ajo qëndroi me mua ishte mjaftueshëm.
Hodha një sy ores që ndodhej në murin përballë meje. Picerroj sytë për ta shikuar me qartë.
8:30, kisha akoma gjysëm ore për t'u bërë gati për në universitet.
<<Dritëz dielli!>>
Them , zëri im i trashë i mëngjesit del me i ngrysur .
<<Zgjohu kemi mësim .>>
Shkund vajzën trupvogël ndërsa me hapet goja për gjumë.
Ajo lëviz pak nga vendi i saj por më pas e zuri gjumi perseri.
<<Beb, zgjohu ose do të gudulis!>>
Kërcënoj duke qeshur.
<<Uhmmm jam mirë këtu. Ti je i ngrohtë dhe mban erë të mirë.>>
Ishte përgjigjja e saj . Më pas ajo më përqafon me duart e saj të vogla dhe vendos një puthje të vogël tek qafa ime .
Ndjej veten te lumturohet me këtë lëvizje të saj të thjeshtë. Zot, mund të bëhesh me e ëmbël nga ç'je?<<Marinaaaa, zgjohu!>>
Them dhe njëherë tjetër , por përgjigja e saj ishte thjeshtë një " jo" . Por mund të dalloja në tonin e saj se po luante me mua .
<< Në rregull, ti e zgjodhe ketë. >>
Tërheq dorën e majtë nga krahu saj dhe filloj të gudulis barkun e saj .
Ajo menjëherë filloi të qeshte dhe e qeshura e saj fëmijërore mbushi sallonin.
Mund të dëgjoja të qeshurën e saj gjithmonë, pa pushim.<<Nda-ndalo!>>
U mundua ajo të thonte midis të qeshurave.
<< Kërko njëherë falje që s'më dëgjove, dhe pastaj ndoshta do ndaloj.>>
<<Te kam xhan, te dua ok, nda-ndalo haha -ha>>
Thotë ajo duke vënë gishterinjte e saj të hollë lart duarve të mia në një përpjekje të ndalojë atakun.
<<Jo.>>
Them duke qeshur bashkë me të, pa ndaluar lëvizjet e duarve të mia.
<<Lorenc, nd...ndal...>>
Kur dëgjova emrin qe nuk e kisha dëgjuar me muaj, menjëherë ndalova lëvizjet e mia. Tashmë thjesht qëndroja i ngrirë duke e shikuar pa ditur se ç'të bëja.
Lorenci? Ajo u nda me atë para një viti e gjysëm. Mos akoma mban lidhje me të? Nuk është e mundur.
Ajo e do Lorencin akoma ,apo jo?Pyes veten dhe ndjej zemren te me bjerë në këto mendime.
YOU ARE READING
Qendro!
Romance- Nëse ti largohesh çfarë do të bëhet me mua? E ke menduar ndonjëherë se ndoshta kam nevojë të qëndrosh këtu? E di ? Nëse ti je e sigurtë për këtë , le t'a bëjmë bashkë! Kap dorën time dhe le të kalojmë në anën tjetër ! Le të shohim se kush është...