1 jave me vone!
Mbylla derën e drunjtë te apartamentit dhe zbrita shkallet dy nga dy pa u munduar te marr ashensorin.
Pallati yne ishte ne diku afer qendres te kryeqytetit Grek, nuk kishte shume apartamente , gje e mire pasi nuk kishim shume fqinjë.
Hyrja jone nuk ishte shume luksoze por ishte tamam per kater persona te jetonin brenda saj.Gjerat nuk ishin të thjeshta, nga ana ekonomike, për dy studenta 21 vjecarë ne kryeqytetin e zymtë. Marina dhe une donim te kishim apartamentin tone . Kështu qe morem një hyrje paksa te madhe me kater dhoma dy banjo dhe nje kuzhine me sallonin ngjitur. Hyrjen tashme e ndajmë me dy vajza të tjera qe studiojnë ne universitetin tone.
Une studioj per muzike ndersa Marina per letersi.
Dal jashtë ndërtesës prej qelqi dhe drejtohem per nga taksitë e shumta qe ishin vendosur ne nje rradhe te kendshme, njera mbas tjetrës.
Makinen time e kisha cuar ne servis për nderrim vaji .
Shpejtësoj pak dhe hyj ne automjetin e verdhe. Aroma te cilen takoj ne ato momente me ben te dua te vjell por e kapercej dhe i jap shoferit nje buzëqeshje te sjellshme.
<< Ne spitalin Elpis >>
I them duke i hedhur dhe njehere te fundit syte perpara se te përqëndroj shikimin tim ne pamjen e akullt jashte dritares. E shoh ate te tunde koken dhe te nise automjetin e verdhe .
Sendi metalik qe peshonte te pakten disa tone leviz lehte dhe merr rruget e medha te Athines ndermjet qindrave automjeteve të tjera pothuajse te njëjta me te.Radio luante nje kënge me volumin e tij shume te ulet , zeri i kengetares mbytej nga zhurmat e kryeqytetit. Melodia e lehte e kenges mbytej dhe ngadalë ngadalë humbej ne gumezhine e zgjimit të kryeqytetit.
Mbeshtet koken ne xhamin e pluhurosur te taksise dhe liroj mendimet te humben ashtu sic humbeshin nga vizioni im ndertesat e larta .
Pas disa minutash nje lekundje e lehte ne shpatullën time me zgjon nga situata pergjumeshe qe ndodhesha ne ate moment.
Kthej koken dhe shoh shoferin te me shikoje me nje shikim simpatik sikur te dinte se c' ndodhur me mua keto javet e fundit.
<< Je mire shoku ?>>
Zeri i trashe i tij mbushi automjetin e qete.
Tund koken ne shenje pohimi dhe hedh syte ne taksimetrin qe ndodhej ne te djathten time.Nxjerr nga portofoli shumen e 20 Euro dhe i them te mbaje kusurin .
Dal nga makina duke mbyllur derën zhurmshem mbrapa meje.Marr fryme thellë dhe e liroj ngadale ngadale duke shikuar shtëllungat e vogla ajri qe formoheshin nga cdo frymemarrje timen perpara se te drejtohem nga ndertesa e lyer me ngjyre te verdhe e cila ishte pak e zbehtë.
Kjo ishte. Sot , do zoti ,ajo do te vinte ne shtepi. Sot mbas keto dy muajt e fundit ajo po kthehet ne shtepi.
Marr ashensorin dhe shtyp butonin e katin e dyte. Dyert metalike mbyllen perpara meje duke me bllokuar mbrenda kater mureve te ndertuara me metal te holle gri.
Pres me pa durim te arrij tek dhoma e saj dhe t'a perqafoj perseri.
Pasi ashensori ndalon dhe dyert e tij hapen vrapoj afer dhomes te saj.Rruga për në krevatin e saj duket më e gjatë nga ç'është ,por momentin që sytë e mi gjeten trupin e saj të dobët të shtrirë në krevatin e bardhë,kisha frikë të afrohesha.
Më hapa të vogla eci drejt saj dhe ulem butësisht në dyshekun e bardhë.
Sytë e saj ishin akoma të mbyllur, karakteristikat tipike të fytyrës të saj ishin të qetësuara.
YOU ARE READING
Qendro!
Romance- Nëse ti largohesh çfarë do të bëhet me mua? E ke menduar ndonjëherë se ndoshta kam nevojë të qëndrosh këtu? E di ? Nëse ti je e sigurtë për këtë , le t'a bëjmë bashkë! Kap dorën time dhe le të kalojmë në anën tjetër ! Le të shohim se kush është...