Kapitulli 10

796 63 139
                                    

Ate mengjes nuk donte te zgjohej, deshironte te flinte e te mos ngrihej me nga shtrati. Serish ishte duke pare te njejten enderr "enderra ku ajo vraponte qe te shpetonte prej tij dhe ai e ndiqte, ne momentin qe ai ndodhej perballe saj I drejton pistoleten, por ai nuk shtiu per te qelluar ate po te vrare motren e saj e cila me nje te shtene bie perdhe e mbulohet nga gjaku"

Ashtu e tronditur nga enderra qe e shihte shpesh here, u ngrit e tromaksur dhe pa ate qe ishte ulur dhe po e shihte cuditshem.

"Cke qe je ber uje me djers?"- e pyeti kalimtarshe, por qe vertete qe brenda vetes kishte kuriozitet

"Ti nuk e do vrasesh ate. Ti me ke dhene fjalen" - fliste me zerin qe i dridhej

"Varet nga menyra se si sillesh ti"

"Te lutem a mund tia degjoj zerin"- iu pergjerua me lot ne sy

"Po sikur pergjigjja qe ti pret te mos jete ajo qe deshiron"

"Do lutem serish e do bej cte duash ti"

"Cte dua une, e sigurt?"- e pyeti dhe nji buzeqeshje ironike doli nga cepat e buzeve te tij teksa hoqi veshtrimin nga dritarja drejt e ne syte e saj

"Po..o"- u pergjigj duke ulur koken e duke menduar se cfare ai mund te bente

Ai u kthye dhe iu afrua provokueshem por me nji levizje te shpejte beri qe te gjendej siper saj. Mendja e saj filloi te imagjinonte gjera nga me te ndryshmet dhe mbylli syte si te mos donte te shijonte asnje nga puthjet qe ai mund ti jepte.

Me njeren dore rrethoi qafen e saj dhe tjetren e vendosi ne belin e saj. E puthi ne qafe butesisht, por nuk vazhdoi me tej vetem iu afrua veshit dhe I peshperiti:
"Nuk do ti bej aspak keq per sa kohe ti me jep gjerat qe une kerkoj pa me kerkuar shpjegim"

Ajo hapi syte dhe e pa e habitur, sikur veprimi qe ai beri nuk ishte ai qe ajo priste. Dhe nuk eshte se nuk ishte, as ai vete se kishte kuptuar pse kishte ndaluar. I gjithe pasioni I momentit qe ai kishte, ishte zhdukur si me magji vetem nga shfaqja e siluetes se nji femre.

"Pse ndalove?"- pyeti e cuditur dhe aspak e frikesuar dhe pse pak sekonda me pare ai sapo e kishte paralajmeruar

Ai e injoroi pyetjen e saj duke folur me zerin e trashe, por qetesisht:
"Dje me the dicka per Krisin, ma perserit edhe njehere"

"Ai do te lagohet ne Rusi per dy jave"

"Kur?"

"Mbas dy ditesh"

Ai as e pyeti me por u ngrit qe aty dhe veshi bluzen.
Brenda vetes ajo po mendonte se ndoshta ai e kishte harruar ate qe ajo I kerkoi dhe u nis te fliste serish, por veprimi I tij ia ngeci fjalen e nisur pergjysme asaj.

"Foli tet motre"- foli me zerin e trashe pa pike emocioni duke i zgjatur telefonin

Ajo nxitoi te kapte telefonin dhe kur nga ana tjeter degjoi zerin e gezuar te saj foli e entuziazmuar:
"Ana, shpirti motres si je?"

"Shume mire Xhesi, Albi me ka sjellur ne nje shtepi ku ka shume femije dhe shume lodra"

"A po kenaqesh aty shpirt?"

"Poooo shummmmm motla. Albi me ty eshte se ai me premtoi qe do vinte serish ketu. E di ti qe ai kaloi 4 dite me mua?"

"Cfare? Me ty ka qene ai tere keto dite?" - u habit dhe syte I drejtoi nga ai

"Po dhe me ka bere shume te lumtur. Me coi te te Disney Land e di ti?"

"Me behet shume qejfi qe je mire"

"Po ti motlushe do vish te me takosh, kur Albi te vij ketu. Me ka marre shume shume malli" - kerkonte e vogla, pa e ditur si ishte e verteta

"Patjeter qe do vij arushja ime e vogel po ku ndodhesh tani zemer?" - vendosi doren duke mbuluar telefonin dhe I foli me ze te holle

Ai e degjoi kete pyetje, ia terhoqi telefonin nga dora dhe ia fiku.
"Mos kerko me shume se cduhet. Mund edhe te behem I keq ashtu si jam treguar I mire deri tani"

"Faleminderit, nuk e prisja kete prej teje"- fliste plot me mallengjim dhe me lot ne sy

"Behu gati, do ikim"- i foli ashper

Edhe pse ai gjithmone sillej ftohte me te, asaj nuk I interesonte, vazhdonte ta donte akoma me shume dhe pse ai ishte I pamundur. Po I pamundur ishte, se zemren e tij e kishte marr me kohe shoqja e saj Alandra dhe cfaredo qe ajo te bente nuk do ia arrinte ti binte ne sy si ajo. Ajo kishte prioritet, ndikim mbi gjithcka madje dhe mbi personin qe ajo dashuronte, por kurresesi nuk I shkonte ne mendje ti bente keq asaj.

Ajo e dinte se Albi nuk ishte I keq, por dashuria qe ai kishte per te e kishte shenderruar ne nje njeri te tille. E kishte shenderruar ne nji njeri qe ne dukje dukej i pashpirt, I eger, vrases, por qe ne zemer vazhdonte te ishte ai djali me te cilin ajo ishte marrosur koke e kembe qe para 4 vitesh. Kete gje e kishte vertetuar dhe motra e saj 7 vjecare me fjalet e sapo thena pak minuta me pare.

Asaj I mjaftonte kjo sjellje e tij e cila tregonte hapur se akoma nuk kishte vdekur ai djali me zemren e paster dhe me dashuri, dhe pse kete gje nuk e bente me te.
Per qejfin qe ai I bente trupit te saj dhe ndonjehere fjalet e veprat e tij ne momente kur ishte I dehur apo I droguar qe nuk I deshironte aspak, kishte momentet kur ishte ne gjendje normale qe ia benin zemren mal dhe gjithmone shpresonte se do vinte nji dite kur ai do hiqte dore nga fiksimi ndaj Alandres, nga refuzimet e shumta, nga dashuria e saj e madhe per Krisin dhe do e shihte ate si femer.

Kishte filluar ta shikonte si maniake dhe mendimet e saja ishin kthyer komplet perverse. Ai u kthye serish dhe e veshtroi, nenqeshi dhe iu afrua duke u ulur perballe saj. Tashme syte e tyre ndesheshin me njeri- tjerin, por asnjeri nuk merrte guximin ti hiqte ato, derisa ajo foli:
"Pse me sheh?"

"Ti pse me sheh?"- iu kthye duke I buzeqeshur

Asaj thuajse I ngriu zemra, ai kishte kohe qe nuk i buzeqeshte asaj qe prej momentit kur vendosen te ndaheshin dhe ai do bente Alandren te dashurohej me te. Me zerin qe I dridhej pyeti:
"Cfare ndien per mua?"

Kjo pyetje nuk eshte se e vuri ne veshtiresi ate ose ndoshta ai nuk po I jepte ate rendesi qe duhej dhe iu pergjigj menjehere
"Nuk dua te bej keq, dua te mbetemi miq, por nuk mund te dua si Alandren. Nese me pare te kam thene te dua me vjen keq qe e kam bere, ndoshta si gjithe te tjeret jam rrembyer nga pasionet e momentit, por une dua vetem ate. Ajo eshte femra qe une dua te kaloj jeten, eshte ajo e cila me del cdo nate ne enderr dhe nuk me le te shkoj. Une, une jam dashuruar me te, por jo me ty"

Syte e saj u mbushen me lot. Per here te pare ai I kishte treguar ate qe ndiente dhe ajo nuk mund te bente asgje vecse ta linte te vazhdonte rrugen e tij, sepse nuk mund te mbante prane vetes nje mashkull me zor kur zemra e tij I perkiste nji tjetre.

"Nuk dua te kryej me marredhenie me ty. Une dua te kem vetem ate dhe nese e bej kete me ty, do ishte padrejtesi nga ana ime ndaj saj" - kete here ishte me I bute dhe ia vertetoi Xhesit se te ai ekzistonte Albi I dikurshem.

Me keto fjale theu zemren e saj njehere e pergjithmone.
Ai ndjeu nji sembim sadopak te vogel ne zemer, sepse askush me mire se ai nuk e dinte se cfare do te thoshte kur personi qe dashuron te thote te tilla fjale, por nuk qendroi aty per te pare vajtimin e saj. U ngrit dhe u largua, por jo pa I thene qe e priste poshte.

FajiWhere stories live. Discover now