Dera u hap dhe Ana u shfaq brenda papritur, ndjekur nga djali i vogel Nikolas. Ajo kishte ardhur per te thirrur Larisen, por sapo pa Krisin u hodh perpjete e gezuar dhe duke vrapuar me te shpejte shkoi e ul ne preherin e tij. Larisa u spostua nga perqafimi I Krisit dhe I krijoi mundesine Anes se vogel qe te rrethone belin e tij me kembet e saj te vogla, nderkohe mori te voglin e saj ne krahe.
"Xhaxhi Krisi po ti ketu?"- pyeti nderkohe qe e puthte
"Erdhe te me merrje mua ashtu si tha xhaxhi Albi?"- e vogla u shkeput nga perqafimi dhe vendosi duart ne krahet e tij me muskujKrisi pohoi me koke. Ne fraksion sekondi e vogla ktheu koken nga Larisa duke e pare cuditshem.
"Pse po perqafoje xhaxhi Krisin ti?"- pyeti me habi"Epo une..."
"Ju jeni te dashur?"- shihte me habi te dy
"Anaaa xhaxhi Krisi eshte babi im"- foli djali qe kerkoi te zbriste nga krahet e te emes per tu ulur prane Krisit
"Vertete?"- beri nje fytyre te habitur vajza 7-vjecare qe sado qe ishte e vogel ishte goxha grindavece dhe e kapshme
Nikolas iu afrua Krisit dhe hipi ne preherin e tij sapo Ana zbriti prej andej. E perqafoi forte me krahet e vegjel dhe e pyeti nese do qendronte gjithmone aty duke filluar qe nga ai moment e deri ne vazhdim. Serish nuk dinte cte thoshte. Kerkoi syte e saj qe ishin mbushur me lot dhe veshtronte drejt tyre e mallengjyer.
"Ouuu sa pamje e bukur. Nuk ta ben zemra te largohesh nga familja apo jo I dashur Kris? Shihe pak te voglin me cfare sysh po te veshtron, shih dhe tet shoqe sa e bukur eshte akoma dhe pse ka kaluar goxha kohe"- qe zeri I Igorit qe gumezoi ne ambjentin e te tere dhomes
Pa hedhur aspak syte nga Igor veshtroi djalin e tij qe kishte marre pak nga tiparet e tij, por edhe nga e ema. Shikim e zhvendosi serish tek ajo qe qendronte po e njejta e mallengjyer. Ta veshtroje dukej krejt normale, nuk te jepte pershtypje qe nuk kishte humbje kujtese. Ishte po e njejta bukuroshe ashtu si dikur, vetem se ishte dobesuar icik me shume pasi me pare kishte qene pak me topolake.
"Ktheji pergjigje djalit Kris, vazhdon akoma te kerkoje pergjigjen"
E folura e Igorit qe e beri Krisin te vinte paksa ne vete. Veshtroi syte e te birit, e puthi ne balle dhe e perqafoi. Pa I kthyer pergjigje te voglit pa drejt tij dhe I kerkoi qe te flisnin. Ai pranoi pa hezitim dhe pse kerkonte te dinte pergjigjen e tij perfundimtare te cilen Kris nuk ishte ne gjendje ta jepte.
Leshoi te voglin, puthi Anen nder floke dhe ndoqi nga pas Igorin qe e shihte gjithe inat, per shkak se nuk e puthi apo ti jepte ndonje shenje Larises qe do te kthehej serish.
"Si u be gjendja e Aronit?"- pyeti menjihere pas daljes nga dhoma
"Me mire besoj" - I dha nje shikim te qete ndryshe nga I meparshmi
"Athere cili eshte vendimi yt, do qendrosh me Larisen apo do shkosh te Alandra dhe Borisi bashke me te tjeret te vdesin?"- pyeti kercenueshemKris nuk kishte frike nga ai, por e dinte se nese do vepronte ndryshe nga sa ai kerkonte, ai do hakmerrej. Ishte I zoti ne keto pune dhe humbja e te gjitheve do te ishte ne dem te te dashurve te tij.
"Paske dyshime me sa kuptoj. Duhet ta vertetoj qe nuk jam duke u tallur, por e kam shume seriozisht"- foli rrepte dhe I beri me shenje Krisit qe ta ndiqte ne nje tynel te erret
Igor shtyu deren dhe u fut brenda nje dhome. Pas tij edhe Kris. Pamja qe iu servir para syve e shokoi, por nuk e trembi. Kishte pare shume te tilla dhe nuk frikesohej aq kollaj. Frikesohej vetem nga ajo cka mund ti ndodhte atyre dhe e gjitha vetem per faj te tij.
Perballe qendronin 2 cuanket e rinj te Borisit bashke me Olegun te lidhur me litare nga duart. Qendronin te varur, me syte e hapur dhe gojen e mbyllur me ngjites. I kishin vendosur ashtu si thes boksi. Personat qe qendronin ne ate dhome dukeshin qe ishin goxha trupa, te palestruar dhe te stervitur mjaft mire. Shikimi I tyre ishte I eger dhe frikesues, tmerrues me sakte.
YOU ARE READING
Faji
RomanceNdjenja e pasionit te shtyn te besh gjera te gabuara. Ndjenja e dashurise te con drejt vdekjes. Po ndjenja e fajit qe te ndjek, premtime qe ke dhen ne cfare destinationi te çojne? ...