Kapitulli 27

666 49 99
                                    

"Atehere duhet ti heqesh keto gjerat e Larises"- foli dhe filloi ti mblidhte gjerat e saj te shperndara ne krevat

"Albina, mos e sforco veten. Do I heq une qe te gjitha keto"- ia hoqi nga duart gjerat qe po kapte dhe I futi ne senduk

"Tani ma hiq sysh kete senduk"

"Si urdheron mbretereshe. Urdher tjeter ke?"

"Ma hiq kete dhe do te them tjetrin"- beri nji fytyre serioze sikur po jepte urdher

Krisi qeshi me te. Kapi fytyren e saj dhe e puthi ne balle.

"Albina nuk te thashe qe ta lesh rehat Krisin?"- u degjua zeri i Borisit qe sapo kishte hyre ne dhome

"Nuk do te kerkoj leje se cfare do te bej une, kuptove?"- iu kthye duke i drejtuar gishtin

"Me fal Kris, po eshte shume kokemushke. Uroj te mos I ngjaj djali kesaj se nga nje do me behen dy"- u kthye nga ajo dhe po e shihte me nje buzeqeshje ne fytyre

"Mos me shih ashtu ti. Pastaj cte keqe ke pare nga une ti?"

"Asgje mbreteresha ime, thjesht po them me mjafton nji kokeforte si puna jote qe mund ta zbus vete atje te krevati. Po djalit ca ti bej, si ta zbus?"- I foli dhe e puthi

"Naaa mos se esht turp. Ne sy te Krisit po me puth mua ti? Do me besh ndonje me neps apo jo Kris?"- pyeti duke buzeqeshur

"Jo jo vazhdoni ju. Aman te keqen vetem me lini te qetesohem pak se jam I lodhur. Albina dhomen tende cfare e keni bere, bosh eshte?"

"Eshte bere dhoma e bebit"- iu pergjigj pafajesisht duke mos kuptuar se per cfare po fliste ai

"Boris me gjej nji dhome tjeter. Nuk mund te rri ketu"- I kerkoi me ton te qete

"Pse?"

"Sepse une..."

"Sepse nuk do te kujtoj Larisen prandaj. Do ta harroj tani qe ne krah Alandren"- ktheu pergjigje prere Albina

Krisi qeshi dhe iu pergjigj: "Jo mbreteshe, pyeta nese ka dhome tjeter t'ju liroja pak vend juve te beni puci puci se ma ke lene vellackon thate. Ne kete gjendje qe je ti do lodhesh derisa te shkosh te dhoma tjeter, une po te liroj timen"

"Aii Kris nuk hoqe dore nga perversiteti ti?"- iu kthye me nerva dhe I hodhi nji jastik qe I kapi dora

"Eja, eja o kokemushka ime. Mos ia ve re Kris e ka nga hormonet"

"Ta tregoj une hormonet ty. Do e shohim nese do hysh sonte ne krevat apo jo. Mos me thencin Albina po sta kyca deren e te le jashte"

Fliste e acaruar teksa perpiqej te ngrihej. Borisi menjihere zgjati doren ta ngrinte, por ajo e shmangu.
"Ngrihem vete. Nuk kam nevoje per ty"- e pa me inat

Krisi iu afrua te ndihmonte, por dhe atij I dha nji te shtyre duke I thene: "Ik tutje ti"
Ai po e shihte me nji mimike fytyre te merzitur dhe ajo ndryshoi mendje:
"Me ty nuk kam gje, por po nuk ma hoqe tani kete senduk, nuk do te flas ta dish"

"Patjeter, tani"- perkuli trupin para saj ashtu si sillen te nenshrruarit pata zoterve te tyre.
Krisi mori sendukun, e kyci dhe e vendosi ne dollapin e tij. Me pas erdhi dhe u ul prane saj.
"Tani mbretereshe cili eshte urdheri tjeter?"

"E ke harruar amanetin e Larises?"- pyeti me dyshim

Ai po e shihte I cuditur.

"Ajo te la amanet se ne momentin kur te ndihesh I sigurt ne krahet e nje femre tjeter, nuk duhet ta kujtosh ate. Duhet te kujdesesh per te po aq shume sa je kujdesur per te. Ti sillesh I tille me Alandren? E ke kryer amanetin e saj?"

FajiWhere stories live. Discover now