Kapitulli 41

685 38 85
                                    

"Albi, mos te lutem"

Ai si ktheu aspak pergjigje, por ajo si kokeforte qe ishte insistonte akoma.

"Albi ta ben zemra ta besh kete?"- pyeti me tonin me te bute

Ai sikur u ndje ne faj, por arrinte ta kontollonte mjaft mire. Sillej I eger kur ne fakt nuk ishte I tille. Ktheu koken nga ajo, veshtroi syte e saj me te zinj se vete nata. Ato sy qe I kishte shkaterruar, ate zemren e saj qe kishte copetuar, por nuk mund te kthehej pas.

"Albi"- zeri iu be me akoma me melodioz per veshet e tij
"Ti nuk je I keq, une e di. Pse perpiqesh te jesh I tille? Pse shkaterron nje dashuri? Nuk e di ti sa shume e do Alandra Krisin?"- shtoi teksa qendronte perballe tij, nderkohe Alandra ishte e lidhur ne nje karrige nga vete Albi

"Dashuria qe Alandra ka per Krisin? Po per dashurine time cfare do behet?"

"Nese e do vertete nuk duhet ta torturosh. Duhet ta lesh te jetoje e lire, e lumtur me njeriun e zemres. Ashtu si une..."

"Ashtu si ti me le mua, po me thua?"- vazhdoi fjaline dhe nje nenqeshje ne cepat e buzeve u krijua ne buzet e tij

"Te duket ta pamundur te jetosh, gjithcka te duket e kote, por kur sheh personin e zemres qe eshte I lumtur, mendon se ia vlen. Ama ti nuk je I tille. Nje vit Albi, nje vit qe kur une te lashe te lire. Cfare ka ndodhur, e ke fituar ndopak? Ke arritur ta besh te ndieje per ty?"- rrefente ato fjale te cilat kishte kohe qe I ngrinte vetes

"Une do e fitoj. Ajo ndien per mua, por e ka te veshtire kur Krisi eshte neper kembet tona. Nese ai nuk do te jete prezent ne jetet tona gjithcka do ndryshoj, ajo do filloj te me doje. Jam shume I sigurt. Une di te kujdesem per te, di ta dua, di ti jap gjithcka timen, di ta bej te lumtur, por vetem nese eshte me mua"- rrefente me aq pasion, me aq deshire ne menyre egoiste. Ai donte te ishte e lumtur, donte te bente gjithcka per te, por vetem nese arsyeja ishte ai.

Xhesi e shihte me zemren qe tashme I kishte keputur, me syte te mbushur me lote. Ajo ishte zgjuar nga enderra dhe tashme po jetonte realitetin e hidhur, nje realitet qe ndoshta I merrte frymen, por serish jetonte. Jetoi per beben e saj, me deshiren me te madhe qe brenda vetes po rriste frytin e dashurise se saj te pamundur si dhe per Anen, motren qe I doli ne krah si te ishte nene per te.

Kur Albi ktheu koken vuri re syte e saj te zinj te mbushur me lot. Vuri re shkaterrimin qe I kishte ndodhur. Harroi kush ishte, harroi se cfare po bente, harroi gjithcka dhe perhumbi ne boten e atyre dy syve. Ndjeu deshire ta perqafonte trupin e saj vocerrak ne krahasim me te tijin si per ti larguar dhimbjet, por ajo ndjenje nuk ishte nje ndjenje ashtu si ndjenja qe kishte per Alandren. Atij I dhimbsej, sepse I kishte shkaterruar boten, I kishte vrare ne menyre mizore enderrat dhe I kishte rrembyer lumturine. E perqafoi, realizoi ate qe ndiente dhe ajo shpertheu ne lot.

"Pse Albi? Pse more beben time, pse more lumturine time?"- kerkonte llogari me zerin me te mekur qe mund te ekzistonte.
Nuk qante vetem ajo, lotet kishin mbushur dhe syte e tij.

"Me vjen keq Xhesi. Nuk e dija qe ti ishe shtatzene"

"Do ndryshonte gje?"

"Ndoshta, ndoshta mund te realizoja deshiren tende me te madhe per te pasur nje familje. Ndoshta ti do beheshe gruaja ime, une burri jot, dhe bebja jone do na lidhte perjete. Kjo ka qene enderra ime, te kisha prane dike qe te me donte dhe ta doja"- rrefeu teksa e mbante ne perqafim

"Dhe kjo mundesi u shkaterrua per te mos ardhur me?"- pyeti me shume veten akoma me e keputur nga enderrat se cfare mund te ndodhte nese bebja do ishte gjalle

"Sa here jam me ty dicka me ndodh. Une te dua por jo ne menyren qe ti me do. Nderkohe qe jam me ty mendja rrihte per te, imagjinoja sikur ti te ishe Alandra. Ndoshta do ta kishim nje mundesi, por jeta ka rezervuar dicka tjeter, dicka qe mund te ndryshoj jeten e te gjitheve"- kapi prej krahesh ate dhe e vendosi perballe vetes

FajiWhere stories live. Discover now