Kapitulli 48

628 49 76
                                    

Teksa udhetonin per ne shtepi, fjalet e doktorit akoma i qarkullonin ne mendje. Krisi kishte dyshime. Nuk e dinte a ishte apo jo vertete e semure, por do e zbulonte.

Krahu i tij I vendosur ne supin e saj teksa ajo qe mbante djalin ne preher I bente te dukeshin nje familje perfekte. Ne ato caste kishte gjithcka qe kishte enderruar, por tani gjerat kishin ndryshuar. Mendja e tij nuk punonte vetem per ate qe kishte ne krah, por edhe per Alandren. Tashme ne zemren e tij nuk kishte vend vetem per Larisen por edhe per te, jeta e se ciles do shkaterrohej me jeten e re qe ai do ndertonte.

Nuk e kuptoi se sa shpejt kaloi koha, kur pa se gjendeshin pikerisht ne shtepi. Ktheu koken nga ajo dhe e zgjoi. E pergjumur ajo hapi syte. Doli nga makina ngadale pa e leshuar djalin nga vetja qe flinte si engjell ne krahet e saj.

Ishte hera e pare te nguroi te ecte brenda me ne krah Larisen madje dhe frytin e dashurise se tyre, djalin e tyre. Mori Anen nga krahet e Aleksit dhe po e mbante njesoj si Larisa djalin.

Boris eci para. Kris pas tij me koken qe e kthente here pas here te ajo qe e shihte me ngurim dhe me syte e habitur cfare te bente.

"Ec krah meje. Mos ki frike, ti I njeh ata njerez dhe ata te njohin ty. Eshte vetem kujdestarja ime dhe gruaja e atij burri para"- kerkonte ta qetesonte dhe I beri me shenje koke nga Boris

Ajo pohoi me koke. Veproi si tha ai.

Dadoja po I priste te pragu I deres, kurse Albina po vinte me te shpejte nga kuzhina. Sapo pa Borisin iu hodh ne perqafim. E puthi dhe syte I coi drejt Krisit dhe Larises.

"La..risa ti qenke gjalle?"- shtangu, syte i hodhi syte drejt Borisit dhe Krisit qe I pohuan me koke

"Bija ime e vogel"- thirri dada dhe shkoi ta perqafonte. Larisa vetem sa I dha nje buzeqeshje dhe shihte drejt Krisit qe veshtronte I mallengjyer drejt tyre.

"Po ky femije?"- iu afrua Albina

"Eshte im bir"- ktheu pergjigje me nji ze te dridhur dhe e shtrengoi te birin akoma me shume ne krahet e saj

Dada bashke me Albinen hodhen syte te njera- tjetra.

"Ti je gjalle, femija po ashtu? Cfare ka ndodhur? Ku ke qene? Pse nuk me ke njoftuar?- filloi pyetjet me bresherima Albina teksa prekte jo vetem fytyren e saj po edhe krahet per te ndaluar shikimin drejt djalit qe buzeqeshi dhe e puthi ne balle

"Une nuk mbaj mend gje. Nuk njoh asnje, madje dhe Krisin disi"- foli me nji ton te qete dhe ze te ulet, por jo aq sa Albina dhe Dada te mos e degjonin

Te dyja ngelen te shushatura teksa shihnin drejt saj. Fjalet I ngecen ne fyt. Por Boris nuk lejoi qe ta merrnin ne pyetje e te mos e lodhnin.
"Me vone, jo tani"- I peshperiti dhe ia beri me shenje me koke qe ta linin te qete

Ai terhoqi Albinen prej krahu me ngadale. Nderkohe qe Dada nuk kishte ndermend te levizte prej aty, kishte ngulur rrenje duke pare Larisen, te voglen e saj dhe djalin.

"Eja bija ime"- I buzeqeshi ngrohesisht dhe doren e vendosi ne krahun e saj

Larisa ia ktheu buzeqeshjen mbrapsht dhe pa drejt Kris qe I pohoi te shkonte me te.

****

"E ke menduar se cfare duhet te besh?"

"Nuk di cfare te te them. Nuk di asgje"- kaloi duart ne floket e tij I acaruar

"Para se te zgjedhesh mos harro ke nje femije me Larisen"- foli sikur ti jepte mendim, kur ne fakt kishte si qellim te bente te zgjidhte Larisen

Kris e pa njehere daden e tij me sy te trishte. E aprovonte, e mbeshteste mendimin e saj po nese zgjidhte ate cfare do behej me Alandren e tij.

FajiWhere stories live. Discover now