Kapitulli 57

652 48 48
                                    

Hapi syte nga nje zhurme qe po vinte nga dhoma e saj. Ishte djali qe qante pa pushim. Ktheu syte e pergjumur nga krevati, po as foshnja, as Albi sgjendeshin aty.

Buzeqeshi kur pa Albin pak me tutje me djalin ne krahe qe mundohej ta pushonte.

"A te lumte ty, e zgjove mamin"- i ceku hunden djalit

"Ashtu mbahet femija o Albiii"- I foli duke buzeqeshur dhe u ngrit te merrte femijen nga duart e tij
"Si te thashe dje qe ta mbaje? Dhe ta mesova, akoma sdi te mbash femije"

Sapo e mori ne krahe, djali pushoi. Gjeti rehat se po mbahej mire dhe nuk po e lendonin ashtu si puna e Albit.

"Ti po ti. Ku ishe naten ti ku plasi cuni se qari? Top ne gjum. Isha une qe e pushova duke e tundur te krevati"- tundi koken ne shenje se po tregonte te verteten

"Seshte e vertete"- kundershtoi

"Kujton se po tallem"- e sfidoi me shikim

"Une zgjuar kam qene keshtu qe jam kujdesur per te. Thuaj se doje te justifikoheshe dhe ja mbaron"

"Ckeni more qe ziheni qe ne mengjes?"- hapi deren me vrull Xhesi

"Ja ky dhe sdi te mbaj femije, e ben per te qare dhe tani me thote se djali ka qare naten dhe une kam qene top ne gjum"

"Ka te drejte"

Alandra I dha nje shikim me inat se cfare dreqin ishte duke thene.

"Djali vertete po qante dhe kur erdha une Albi po e pushonte"- ngriti supet
"Djali do te pije besoj, prandaj qan. Mos ia ver fajin babit"- I shkeli syrin Alandres dhe u largua me nje nenqeshje ironike pasi shkendija kishte krijuar midis tyre

"Cme sheh? Jepi djalit per te pire"- u mundua te ishte serioz dhe pse te qeshuren nga mimika mezi po e mbante

"Dil ti nga dhoma"- I kerkoi me turp

"Pse skuqesh, ti je gruaja ime"- e kapi prej beli, vendosi koken ne supin e saj duke bere qe frymemarrja ti rendohej
"Camarrok mami do te ler pa ngrene ashtu si eshte duke lene babin"- puthi te voglin, I dha nje buzeqeshje te ngrohte asaj dhe u largua pa e zgjatur me muhabetin dhe pse deshironte aq shume te qendronte mes tyre dhe te shihte pamjen qe do I servirej

******

"Cfare eshte duke ndodhur?"- pyeti Alandra teksa gjendej duke zbritur neper shkalle me djalin neper duar

Te gjithe ndodheshin ne kembe. Madje dhe babai I saj ishte bere gati sikur do te shkonte diku

"Babi jot ka diten e vizites"- iu afrua e ema qe perkedheli pak nipcen

Alandra inistoi, kerkoi qe te shkonte bashke me ta. Por I ati kundershtoi rrepte. Vetem ne kete menyre mund te detyronte te qendronte aty ne shtepi, te kujdesej per foshnjen sepse ishte lehonte e nuk duhej te dilte nga shtepia.

"Albi do na shoqeroje nese deshiron sigurisht te ndahet paksa nga gruaja qe te tere naten bashke kane qene"- thumboi Albin

E ema kishte si qellim te bashkonte Krisin me Alandren. Ishte ajo bashkepunetore me Krisin, e cila kishte ndihmuar ate te merrte informacione mjaft te rendesishme per gjithcka qe ndodhte me jeten e saj dhe te femijes.

Albi I dha nje shikim nga ai qe I jepte gjithmone. Asnjihere nuk I kishte pasur mire marredheniet me vjehrren e tij. Kishin qene armiq qe ne fillim. Asgje midis tyre nuk kishte ndryshuar, kurse me te atin kishte ndodhur e kunderta. Qe prej momentit kur Kris kishte braktisur Alandren, I ati kishte mbajtur anen e Albit. Ishte Albi ai qe u interesua per te, per shendetin e saj si dhe te femijes edhe pse e dinte mjaft mire se nuk ishte I tij.

FajiМесто, где живут истории. Откройте их для себя