Kapitulli 46

640 51 86
                                    

Pasi degjoi te gjithe versionin qe ajo I tha, Albi filloi te lidhte ngjarjen. E kapi fillin dhe po mundohej te gjente nje zgjidhje.

"Ka vetem nje mundesi. Ate gje Emanueli e ka bere per te futur ne kurth Krisin. Igor e ka detyruar te qendroj me Larisen. Ai nuk do kthehet me, por cfare do I themi Alandres?"- belbezoi Albi qe I trembej se kjo do rendonte gjendjen e Alandres

"Cfare I bere atij burri?"- inistonte te merrte pergjigje Xhesi pasi Albi I bente bisht here pas here asaj pyetje

Ai e pa njehere me nji shikim qe nuk mjaftonte te fliste dhe ajo e mori pergjigjen. Shfryu dhe pyeti se cfare do ndodhte. Kete here kishte besim te Albi, besoi se kishte ndryshuar dhe akoma nuk po kuptonte se si ai sillej aq mire me te.

"Cfare ka ndodhur me ty Albi?"

"Me ka rene Emanueli mire dhe mi ka sjellur mend ne koke"- ia ktheu me buzeqeshje. Iu afrua aq shume asaj saqe per pak mund ta puthte, por ajo e ndaloi

"Cfare ka?"- pyeti i habitur ai

"E di qe ndonjehere dukesh sikur je djall e here tjeter engjell? Nga cila ane anon me shume?"- I hodhi nje shikim dyshues me mosshperfillje  

"Beson se nje njeri mund te ndryshoj?"- u afrua serish kete here u vendos perballe me fytyren e saj

"Kur behet fjale per ty jo"- e sfidonte me shikimin e saj pasi tashme qe kishte humbur gjithcka asgje nuk mund ta bente me te dobet para tij

"Pse nuk me tregove qe ishe shtatzane? E di qe kjo do rendoj ndergjegjen time?"

"Si the edhe njehere se nuk e degjova mire. Ndergjegjja jote? Ku ishe ti kur une te lutesha, te pergjerohesha te mos e beje, te mos e nxirrje dufin ne trupin tim? Cfare flas edhe une ehh, se mos ishe ne gjendje ti te merreshe me problemet e mia? E kishe mendjen vetem te Alandra nderkohe qe mua vetem me keqtrajtoje, nuk te interesonte as nese isha gjalle dhe mos guxo ta mohosh"- iu kthye ne nje menyre shperfillje, perbuzje te cilen ne cdo fjale te thene nuk I dhimbte me, nuk ndiente me, gjithcka kishte mbaruar per te

"Me fal per gjithcka Xhesi, me vjen shume keq"- kerkoi ndjese me nje pendese te thelle dhe te vertete

"Mos harro se kjo do te thote se te kam falur. Humba femijen per fajin tend, me rrembeve Anen time, per pak desh perdhunove shoqen time dhe genjeve per mua sikur te isha aleatja jote. Me nxorre mua te keqen ne syte e Alandres, je I lumtur per kete gje?"

"Do I rregulloj te gjitha, te premtoj"- aq sa I madh ishte acarimi I Xhesit, aq e madhe ishte qetesia ne fjalet qe ai thoshte

"Ne c'menyre? E di qe une nuk te besoj me, nuk dua te kem prane, nuk dua t'ia di me per ty?"

"Te lutem mos fol keshtu Xhesi. Te premtoj se do ndryshoj. Cfare mund te bej qe ti te jesh e lumtur?"

"Ti nuk mund te me besh me te lumtur, sepse une nuk ndjej asgje me per ty. Dua te zhdukesh pergjithmone nga jeta ime dhe e Alandres. Je ti shkaktar I gjithckaje qe I ndodhi Alandres dhe mua sot"

"Cfare mund te bej per ty?"

"Dua Anen time te ma kthesh si dhe Krisin ta bashkosh me Alandren. Ti nuk do I besh asgje kunderdrejt tij. I gjithe pelqimi qe Alandra ka per ty do kthehet ne urrejtje. Mund te besh kaq pak gje per mua, te vetmet gjera qe po te kerkoj?"- pyeti me dyshim dhe sigurisht per pergjigjja e tij e befasoi pasi priste dicka tjeter, kur nga ana e tij erdhi gje tjeter

"Mund te largohesh? Dua te fle e qete. Prania jote me ben dem, sigurisht nese te intereson shendeti im. Ke pune per te bere, premtime per ti mbajtur apo mos ndoshta ishin genjeshtra edhe ato?- pyeti me shperfillje dhe pasi u ndesh me shikimin e tij e injoroi hapur duke u shtrire ne krevat me kurriz nga ai

FajiWhere stories live. Discover now