Kapitulli 54

681 49 91
                                    

Pjesa eshte super e gjate. Shpresoj ta shijoni
Me thoni edhe mendimin tuaj

Ate dite Alandra nuk shkoi ne pune. Nuk kishte aspak fuqi ne ate gjendje qe ishte. Nuk I interesoi as nese e humbte punen dhe postin qe mezi e kishte arritur. Ajo kishte humbur dashurine e saj, dashurine qe e kishte mbajtur gjalle gjithe keto kohe.

Nje telefonate I erdhi nga Xhesi. Ate dite do kalonte kohe bashke me Anen, ndersa Xhesit I duhej te shkonte me patjeter ne pune.

Alandres do I jepej mundesia te zbulonte me shume rreth ngjarjeve permes Anes.

Me fjalet e mesuara prej saj u be akoma me e dobet. Kris nuk kishte genjyer, ai i kishte treguar te gjithe te verteten. U bind akoma me shume qe vendi I Krisit ishte ne familjen e tij, me gruan qe I duhej ti kthente kujtesen e ta ndihmonte te ishte normale, si dhe prane djalit qe kishte nevoje per dashurine e te atit.

Ana si femije pak I djallezuar i tregoi ngjarjet fije per pe, por me nje ndryshim te vogel. E zmadhonte cdo sjellje te Krisit qe bente kunder Larises me qellim qe te bashkonte ate me Krisin. Por vogelushja nuk e dinte aspak se Krisi kishte marre vendim shume te kundert nga te gjithe veprat e tij. Ato pasqyronin boten e tij te brendshme, por jo vendimin e tij. Ajo ishte shume e vogel te kuptonte boten e te rriturve, ku lumturia ishte dicka momentale jo ashtu si e perfytyronte ajo ne ate moshe aq te vogel.

Sjellja e saj feminore, gjestet e fjalet kishin mundur te benin Alandren te harronte per disa caste problemet e saj, edhe pse fragmente te nates se kaluar, te fjaleve qe Krisi I kishte thene ate mengjes I ishin memorizuar ne mendje per te dale me kurre prej aty.

********

"Punove ndopak mbreme?"- filloi pyetsorin Leo

"Cte intereson se cfare kam bere une?"

"Kemi shume pak kohe per ta dorezuar. Duhet te di ne cpike jemi dhe te punojme njekohesisht"- foli bute dhe Xhesi shfryu

"Nuk punova dot. Kisha pune me te rendesishme per te bere"- I ktheu pergjigje aty per aty. Iu pergjigj mire, por mendja e Leos mendonte mbrapsht

"Shume me te rendesishme se kjo ehh?"- nenqeshi dhe mendja I shkoi te Albi

"Nuk eshte ajo qe ti mendon. Une dhe Albi nuk jemi e nuk do jemi kurre bashke"- shpjegoi e lodhur nga te gjitha ngacmimet e tij

Leo ngriti koken dhe po e shihte me cudi. Ajo kurre nuk I ishte pergjigjur pa pasur ndonje note ironie brenda. Kurse tani dukej krejt normale.

"Cfare?"- pyeti I habitur

"Ajo qe degjove. Une nuk kam qene ndonjehere me Albin dhe nuk do jem kurre. Nje person qe me lendon e me shkaterron nuk meriton asgje prej meje, as dashuri as urrejtje"- u ngrit menjihere qe aty per te shkuar ne mense, ishte orar pushimi.

Hapi deren per te dale me nxitim. Donte ti bente bisht muhabetit, por ku e linte ai tani. Me doren e tij e mbylli deren serish. Ajo ndjeu frymen e nxehte te tij te perplasej ne qafen e saj. Ngadale syte iu mbyllen. Koken e anoi per tu shkeputur nga ai, por me nje levizje te shpejte e ktheu nga vetja. Ngjeshi buzet e tij me te sajat teksa me njeren dore kishte rrethuar qafen e saj dhe me tjetren belin e saj.

Ia ktheu puthjen per nji cast. Nuk beri asnje perpjekje per tu shkeputur nga ai. Ama syte nuk I shkeputi per asnje cast nga ai.
"Do te thote se e kam nje mundesi?"- pyeti dhe buza I shkoi vesh me vesh kur ajo pohoi me koke
E puthi ajo kete here. Nje puthje e shumekerkuar prej te dyve. Nje gje aq e vogel qe dha shpresa shume te medha...

*******

"Erdhi motra"- bertiste dhe hidhej perpjete Ana

Por ajo nuk ishte vetem. Leo ishte ai qe kishte sjelle deri ne shtepi. Nje nur I ndriste te dyve ne fytyre. Midis tyre dicka kishte ndodhur, ishte me se e qarte.

FajiWhere stories live. Discover now