*Serena*
Une dhe Teodora folem tere naten, pas ankandit.Te nesermen vendosa ta beja pushim dhe kur them 'une ta beja pushim' do te thote qe vjen edhe Teodora. Nuk kisha deshire te dilja, prandaj qendrova ne shtepi dhe qetesova koken duke lexuar, duke ngrene e duke pare filma.Po shikoja edhe punimet e artistes sime te re, e cila doli e para.Me beri vertete pershtypje talenti i saj.Neser dua ta takoj vete personalisht, perpara se te filloje.
Kur po shikoja ne instagram vura re disa bizhuteri te reja te cilat kishin dale ne shitje. Ishin shume te bukura, saqe u kujtova se Olio i kishte bere gati mjetet qe kerkova dhe i kishte sjelle ne shtepi me ane te Antonios (shoferi im).
Shkoj drejt studios dhe shoh mbi tavoline pikerisht, ato qe me duheshin.U ula dhe po mendoja se c'te beja.
Nuk me vinte ne koke asnje idea.
Bera disa skica te vogla, por te tera ne kosh perfunduan.
Mbeta aty per 2 ore derisa erdhi Teodora."Hej Serena, nuk po te vjen asnje ide he?"
"Jo dhe nuk e di se si ta filloj! Perpiqem te vizatoj nje forme ne fillim, por pastaj sa me shume e veshtroj, aq me e shemtuar me duket dhe e hedh ne kosh.Uffffaaa...po fillon te me bezdise."
"Hajde pra, mos bej keshtu. Merri gjerat shtruar.Te dyja e dime qe nese ti nuk ben ndonje gje qe te te mbushet syri ty do te te mbetet si peshe ne gjoks dhe nese te mbetet si peshe, ti do te mendosh vetem per te dhe nuk do te perqendrohesh tek asgje tjeter."
"E di, por nuk po me vjen asgje."
"Si thua sikur te hame dreke, shohim nje film e me pas ktheju punes?"
"Do me ndihmonte veretet.Rrofsh!"
U nisem per tek guzhina dhe vendosem te gatuanim lasagna(lazanja).
Pasi e futem ne furre beme disa brusketa, dhe nje sallate.
YOU ARE READING
Varsja e diamantit
RomancePershendetje, tokesor! Kjo eshte historia ime e pare dhe nuk e kam idene fare se ça do nxjerr nga kjo. Gjithsesi, vendosa te shkruaj sepse shkolla ka mbaruar, eshte vere dhe kam shume kohe te lire [ plus @isaaaabela e cila me date 23.06.2018 e shtun...