XXIII - Pamjet

571 45 4
                                    

Ne laptop u shfaqen kater kuadrtate te ndara.

Ne kuadratin e pare jepej momenti kur erdha une dhe djemte. Nje gje qe nuk e kisha vene re, eshte se Alonso po fliste me Stefanon, nderkohe qe ky i fundit po e mbante nga prangat.

"Stefano, per ca po flisnit ketu?"pyeti Massimo.

"Po drejtohesha per tek qelite nentoke, kur Alonso me thote qe ta conte ai. Ne fillim nuk pranova, por nuk doja te te lija vetem."

Stefano i'a dorezoi Markun, Alonsos i cili po ikte nga mbrapa shtepise dhe u shfaq ne kameren dy.

Ne kameren dy, Alonso ne fytyre nuk shprehte asnje emocion, por ngjyra e fytyres se tij ishte e zverdhur, a thua se e kane trembur per vdekje. As Marku nuk po bente gje, derisa humben nga kamera dy, sepse hyne ne deren e nentokes.

Kamera tre edhe pse ne erresire, i bente te qarta levizjet e njerezve. Alonso po fliste dhe Marku dukej tere nerva.

"Sebastian, ngrija zerin."tha Massimo.

"Nuk ka shume ze, por mund te lexoj buzet...pjeserisht."

Nuk kishte shume ze, por nese je ne qetesi totale, mund te marresh vesh shume gjera.

"Pse u vonove kaq shume? Nuk vije dot me perpara? Hec shpejt tani dhe me liro nga keto prangat e shpifura me kujtojne burgun."

"Me falni, por shefi dha urdher te mos bija ne sy. Dhe nuk mund t'iu liroj dot tani, sespse do te jete shume e dyshimte. Shefi me tha se neser ne mengjes do te vij vete dhe..."aty u shkeput zeri.

"C'ndodhi Sebastian? Nuk kam kohe per lojera!"

"Eshte me shkeputje, sepse lageshtira nentoke e ben te veshtire kameren qe te funksionoje sic duhet. Tani na hyn ne pune leximi i buzeve."

Te gjithe e ngulen veshtrimin tek ekrani dhe po perpiqeshin te lexonin ose me sakte te kapnin sado pak fjale te mundnin.

"Mo-a...kap...me..fat..pajis-...koma..."fjalet vinin ne kete menyre, me shkeputje, por ishin te mjaftueshme qe te kapnin dy-tri fjale.

"Do te kapi njeren nga motrat. Me pak fat, motren e vogel. Pajisja e komes."tha Serena dhe te gjithe mbeten te habitur.

"C'po thua?"pyeti Parid.

"Fjalet e Alonsos. Ai po i thote Markut se shefi do te vije ne mengjes dhe do kapi njeren nga motrat. Me pak fat, motren e vogel. Dhe 'pajisja e komes' kuptova. C'eshte pajisja e komes?"

"E njejta pajisje qe me vuri ne xhep Lorenzo pas ankandit."

"Ajo gjeja qe me the te mos e prek?"

"Pikerisht ajo. Sebastian, mund ta cmontosh dhe te perpiqesh ta studiosh?"

"Po, por nuk i kam te gjitha pajisjet qe me nevojiten."

"Mos u shqeteso per to. Nga mbasditja ikim tek laboratori i kompjuterave."tha Amadeus.

"Ne rregull."

Te gjithe e kthyen perqendrimin perseri tek kamerat.

Ne kuadratin e katert, shfaqej po pamja e kameres tee, por ishte 3 ore me vone. Me sakte 10 minuta perpara se te degjohej Bianca ne kuzhine.

Alonso ishte me celsat ne dore, ndersa Marku ishte gati te ikte.

"Ku eshte roja qe ruan hyrjem e qelise? Therrite menjehere Donin ketu menjehere! Pse nuk ishte ne vendin e punes?"tha Etien.

Parid iku me vrap dhe u kthye pak me vone me Donin.

"Doni, pse nuk ishe ne vendin e punes?"e pyeti Etien.

Varsja e diamantitWhere stories live. Discover now