XLIV - Marko

388 29 2
                                    

*Serena*

Kam 6 dite e mbyllur ne kete dhome. Kam lexuar pothuajse ne shume se gjysmen e librave ne minibiblioteke.

Nuk vjen askush vec Isabeles, por edhe ajo nuk kalon shume kohe ketu.
Maksimumi 1 ore.

Shpesh jam perpjekur te dal nga ketu, por dera eshte e kycur dge sa here qe vjen Isabela, shoh qe jashte qendrojne 2 burra trupmedhenj.

Kam pritur shume per Massimon, por asnje shenje nga ai. Mos valle hoqi dore nga une? Mos ndoshta...me ka harruar?

Keto mendime po me merzisnin. Me vene ne nje gjendje te keqe. Me pushton nje mjegull e trashe dhe me izolon nga cdo gje, deri sa...mund te arrij edhe prane depresionit...

Nderkohe qe isha me pyetje te pafundme ne koke, dera u hap me zhurme te madhe.

Nga dera hyri nje njeri i gjate. Floke te zeza, trup me muskuj, mustaqe dhe mjekerr jo shume te gjate, kostum i zi dhe ne duar mbante nje puro.

Nuk e di pse, por me dukej sikur e kisha pare edhe me pare kete njeri. Shume fytyre e njohur...

Dera u mbyll, mori nje karrige dhe u ul perballe meje. M'i kishte ngulur syte nderkohe qe tymoste.

"Kush je ti?"mora guximin te pyesja. Kisha nje fytyre bosh, pa shprehur emocion ose te pakten pa shprehur frike.

Ai qeshi.

"Kukull-"nisi ai,"eshte me mure te perqendrohesh dhe te kujtohesh vete."

Kisha nje ide shume te qarte be koke dhe ndihej sikur e kisha ne maje te gjuhes, por thjesht...nuk me dilte.

"Po ta thjeshtesoj. Nje emer, nje send me vlere. Giovanni Espasito, rubin."

"Lorenzo?" Nuk mund ta besoja. I njejti person ne ankand, i njejti person i cili me dergoi lule e pije dhe... ai...qe rrembeu Biancen.

"Memorie e mire kukull."

"Por, perse?"

"Epo, sic e di edhe ti, kusherinjte e mij dhe une nuk shkojme dhe aq mire, sidomis me Massimon. Duke qene se une kerkoj dicka prej tij, por ai nuk ma jep, une mora dicka me te mire."

"P-por une-"

"Nuk do te te bej gje vetem ne rast se bashkepunon."

"Te bashkepunoj ne cfare?"

"Do ta kuptosh vete me vone."tha dhe u cua.

Me hodhi nje veshtrim perpara se te ikte dhe tha dicka me ze te ulet e te erret, te cilen me veshtiresi e kuptova, por do ishte me mire sikur te mos e beja:
"Ti desidero tanto."
(Te deshiroj shume.)

Keto fjale me bene te rrenqethem. Nuk dua qe Lorenzos t'i shkoje ndermend ndonje gje. Nuk...nuk do mund ta perballoja. Jo per se dyti.

*Kthim pas ne kohe*

  Kompania e zotit Romano organizon nje udhetim te mrekullueshem ne Paris. Une dhe Teodora jemi me te voglat, sapo kishim mbushur 19 vjece. Te gjithe ishin mbi 20, por ne nuk e kishim problem dhe shkonim mire me te gjithe.

Arritem ne destinacion dhe po drejtoheshim te gjithe ne hotel.

Secili mori celesin e tij dhe u shprendane neper dhoma.

Rruga ishte e gjate dhe e lodhshme, prandaj te gjithe shkuan te flinin heret. Perpara se te bija ne shtrat, gabumisht mora kafen e zeze te Steles ne vend te cajit tim dhe e ktheva menjehere. Kafja nuk me ka pelqyer kurre, ama nuk mundesha qe thjesht ta nxirrja menjehere kafen, ndaj e gelltita me zor.

Varsja e diamantitWhere stories live. Discover now