*Teodora*
Kur shkova te therrisja Serenen per te ngrene dreke, pashe qe ishte edhe artistja e re. Fola pakez me te dhe me dha pershtypje te mire, prandaj e morem dhe ate per dreke. Ajo telefonoi te vellane i cili ishte Massimo, njeriu misterioz i Serenes.
Pse e quaj njeriu misterioz? Sepse sa here qe e shoh ai ka nje shikim te erret e pa emocione, ndersa kur sheh Serenen syte e tij zbuten e duken te cilter, por ne te njejten kohe shoh se dicka e mundon dhe mistere fsheh.
Gjate drekes folem per shume gjera, kryesisht pikturat, projektet, librat dhe muziken. Sofia dukej vajze shume e mire dhe e thjeshte. Te pakten me pershtypjet e para, theksoj.
Kur mbaruam Serena ftoi Sofine qe te mbaronin projektet ne shtepine e saj, se bashku me mua. Sofia na ftoi ne shtepine e saj, por une nuk mund te vija, sepse mendova se vellai i saj do te ishte ne shtepi dhe doja qe ai dhe Serena te kalonin ca kohe bashk. E di, ma thone shpesh qe jam pakez djallezore, por eshte per nje qellim te mire.
U thash se kisha nje problem dhe pohuan me koke edhe pse e di qe Serena ishte ne medyshje per problemin tim.
Pasi u pershendeta me vajzat, nisem per tek studioja ime e dashur. Me pelqen shume te rri e te punoj aty me nje kafe te ftohte. Aq shume kenaqem saqe oret duken minuta.
Mora Stelen ne telefon dhe ajo e kishte me qejf te vinte ne studio me mua. Perpara se te shkonim atje, ajo me sugjeroi te shkonim tek shishat.
Mire, ishte bere ca kohe ne fakt qe nuk kam shkuar per shisha.
Po mendoja qe modeleve t'ua beja ndricimin pakez me te ndezur. Skenen me te erret ose me ngjyra te ftohta. Isha thelle ne mendime per te eksperimentuar me gjera te reja, kur nje bori me nderpreu.
Dal nga mendimet e mia dhe shoh se kisha bllokuar rrugen. Menjehere shkela gazin dhe u drejtova per tek lokali. Arrij ne klub e shoh se Stela kishte arritur perpara meje.
Mendova se do ta kaloja qete, por jo. Me pa zoti qe doja te rrija qete dhe e gjeni dot ke me sjell? Ja se ju ftilloj une. Eshte po ai derr i cili me puthi pas ankandit. Derr, ama i pashem. Sado i pashem te jete, prap derr mbetet.
Ne fakt jo se vjen ai, por kur po kaloja per te hyre brenda perplasem me te.
"Pa shiko princeshe! Paske ardhur te me kerkosh falje?"
"Oh, pa shiko kush qenka. Bretkosa qe nuk do te shnderrohet kurre ne princ."
"Prandaj dhe ti je princesha ime."
"Degjo ketu ti more derr. Une nuk jam princesha e askujt. Askush nuk me ve nofka dhe nese e do veten te tere sic je mos me therrit me princeshe, more vesh?"
"Nje here derr, pastaj bretkose, pastaj derr prap. Do e ndash mendjen se si te me therrasesh? Mund te te ndihmoj une fare thjeshte nese do. Me therrit, zemer."
"Ta tregoj une zemren ty, po nuk te bera te shkosh ne spital nga ataku kardiak. Pastaj, ty te te therras zemer? Pff, hahaha...me ke po tallesh. Ti je vetem nje derr i ndyre."
"Mbarove? Shume mire sepse kam dhe une nja dy gjera per te te thene."
Me te thene kete me terhoqi tek nje dhome e cila ishte direkt pas murit ne te cilin isha mbeshtetur une. Kushedi sa shpesh vjen ketej ky.
Me te hyre ne dhome, me mbeshteti me shpatulla pas murit dhe u afrua aq shume saqe buzet tona gati po putheshin.
Sa dua ti puth ato buze!
Pusho more tru idiot.
Pse nuk i ka te bukura? T'i hash fare!
Boll moj koke idiote.Po i shikoja aq ngultazi buzet e tij saqe per nje moment m'u duk se e putha.
"Principessa, e di qe nuk i reziston dot kesaj pamjeje, por mbaje veten."
YOU ARE READING
Varsja e diamantit
RomancePershendetje, tokesor! Kjo eshte historia ime e pare dhe nuk e kam idene fare se ça do nxjerr nga kjo. Gjithsesi, vendosa te shkruaj sepse shkolla ka mbaruar, eshte vere dhe kam shume kohe te lire [ plus @isaaaabela e cila me date 23.06.2018 e shtun...