Pjesa 11

822 51 4
                                    

  Ne rruget e asfaltuara te asaj zone te ciles i benin hije pemet e gjata e te zhveshura kalonin furishem makina te zeza.Nje shi i but nisi te bjer e nje ere e ngrohte.Gjethet verviteshin nga rrotat e makinave diku mes pyllit gati te vdekur.
Plumbat preknin here pas here makinen e Brajan e ai perpiqej te devijonte me sa te kishte mundsi ndersa Sara gjendej e tmerruar ne vendin e pare .
Nje shi i llahtarshem nisi e era perplaste pikat ne xhamin e makines.
Disa te shtena arme arriten te thyenin shume pjese te xhamit te makines por kjo gje nuk e ndaloi dot Brajan.Ishte i hutuar.U perball serish me Klein pas gati 1 vit.Sdo te mund te harronte kurr ate fytyre te shemtuar qe i shkaterroi jeten.
    Ai arriti tja mbath prej tyre duke gjetur nje barake ne fund te nje rruge.Ndaloi makinen tashme te mbuluar nga balta e te lagur nga shiu  qe hynte permes vrimave qe kishin hapur plumbat.
Brajan doli nga makina i terbuar .Perplasi deren e makines me pellemben e dores sikur te kishte pare djallin ate dite.
U futen me vrap te ty ne ate shtepize  te drunjte duke pritur shiun te pushoj.Gje qe mundej edhe mos te ndodhte ate dite.Gjeten nje vend per tu ulur ndersa shiu kerciste forte ne xhamat e asaj kasolleje.Dritat e vetetimave ishin po aq te bukura dhe tmerruese ne ate vend.Sara ishte qullosur serish.Uji i pikonte neper kembe e te dridhurat i mpin trupin.Brajan urrente te ishte ai burri i mire ndaj u tregua  edhe nje here tjeter indiferent ndaj saj.
   Sara u mbodh e gjitha ne cepin e nje divani te pluhrosur.Ishte mesuar me ate lloj ambjenti.Madje ndihej ne shtepi aty.
Brajan nuk duroi dot me .
- Pra kur do fillosh te tregosh? Foli bindshem ai duke u perpjekur te fshij me dore ujin qe kishte nder flok.
-Nuk kam asgje per te treguar! - refuzoi te fliste ajo duke u perpjekur te mbyllte syt e te zgjohej nga ai makth qe po perjtonte.
Ndihej si nje loder ne duar te dy meshkujve.Ndoshta Brajan per te nuk ishte dhe aq fajtor por serish do te ishte me e lumtur mos ti kishte njohur kurr.
  Brajan trazonte mendimet ate dite te ftohte, akoma nuk e besonte qe ishte perballur serish me Klein.Kthente syt nga Sara dhe ndihej i vetkenaqur qe ai zoteronte dicka te tij.
 
***
-Pra… Pse erdhe ne shtepin time? Dhe e veshur ne ate menyre? - kerkoi me ngulm Brajan te merte nje pergjigje.
-Nuk kisha ku te shkoja! U pergjegji ne menyre indiferente ajo.
- Pse u largove atehere?
- Nuk eshte puna jote kjo!!
- Dhe te te ndihmoja nuk ishte puna ime! - ngriti zerin ai
-Atehere mos e bejeeee!! - Me te njetin ton iu kthye dhe ajo.

Brajan e urrente te zihej ngusht nga nje femer.Perplasi deren fort dhe doli jashte.
Nxori nje cigare nga xhepi i pasem i pantallonave dhe filloj te tymos teper i shqetesuar. U perpoq ta pinte shpejt qe mos ti fikej nga shiu dhe era duke u qullosur nga koka te kembet.Por ishte e kot.E coi deri ne gjysme dhe ashtu te lagur e hodhi neper rreket qe grryenin token.
  Me njeren dore rregulloi floket dhe u fut serish brenda.Verviti xhupin e njom ne nje cep dhe u ul afer Sares ne te vetmin stol qe gjendej aty.

***
- Si e ke emrin ?-pyeti ai.Skishte aspak deshire ta dinte thjesht kerkonte te hapte nje bisede qe te merte nje pergjigje.
- Sara. Ti? - shkurtimisht ktheu ajo.Gje qe e nervozi serish ate.
-Brajan.

***
Heshtja u ul mes tyre .
Sara perpiqej te fshinte fytyren qe i lagej here pas here nga pikat e ujit qe binin nga floket.Ndersa ai ndihej nervoz afer saj.Here pas here prekte floket ose mjekrren.
  Nata po binte e ret filluan te shperndahen.Brajan doli te kontrolloj makinen nqs ishte ne gjendje te ecte akoma .Makina ishte ne gjendje te bente edhe disa Km keshtu qe ai u kthye ,hapi deren e kasolles dhe Saren e gjeti ne te njejtin vend ku e kishte len.Nuk dukej aspak mire.Trokiti fort dy here qe ti terhite vemendjen dhe me sy i kerkoi te dilte prej aty.
  Ndezi makinen dhe priti Saren te dilte prej aty.I ra bories per te treten here kur ajo doli . Brajan hapi deren e makines nga brenda qe ajo te futej por Sara perplasi deren dhe u largua.Nisi te largohej prej aty duke mos kthyer koken pas.Duart i kishte mbledhur rreth vetes duke u perpjekur te ngrohej.
Ai u terbua.Ishte e pamundur me ate femer.Urrente qe nuk e degjonte asnjere.

Votoni pasi ta keni lexuar!
♥♥

Hakmarrje Where stories live. Discover now