Kapitulli 3

388 17 1
                                    

-Mirmengjesi zonja Diellza-e pershendeti nenen e Lizes dhe u afrua ta perqafonte. Lumturia dhe ndricimi I syve te saj nuk I shpetoi aspak zonjes Diellza.

-C'ne kaq e lumtur bije? –e pyeti ajo e habitur. Hera e pare qe e shihte Lauren ne kete gjendje. Por edhe u gezua shum kur e pa ashtu, pasiqe jeta ishte treguar shume e padrejt me te qe kur I kishte vdekur e ema.

-Ashtu pra zonje, jane ca gjera qe sot me gezuan tejmase.-dhe brofi ne kembe per ta perqafuar Lizen e cila po zbriste shkallet.

-Si te kam shpirt? Fjete mire?-dhe I buzeqeshi embel.

-Mirmengjesi dhe ty Laula-I tha camarrokja duke ia kujtuar se fjalen mirmengjesi duhej ta thoshte ne fillim e te gjithe ia plasen te qeshures.

-Laura zemer, sot do rrish pak me shume me Lizen pasiqe une dhe Jetoni kemi pak pune. Mundesh apo ke ndonje plan tjeter?-e pyeti Diellza me miresi. E asaj iu kujtua se kishte lene takim me Shkelqimin por zonjen smund ta kthente, smund ti thoshte asaj jo kur I kishte ndihmuar gjithmone.

-Jo jo, skam asnje plan. Pa merak zonje ,do rri une me te.-dhe u merzit paksa kur u kujtua se sot sdo e takonte aspak Shkelqimin.

-As per te shtepise mos u merzit, duke kaluar andej nga lagja jote une dhe Jetoni do ju dergojme dicka per te ngrene. Mjafton qe ti te kujdesesh per Lizen.-I tha Diellza embel e ajo miratoi me koke.

**********************

-Ku eshte motra jote? Shpejt sille ketu-I bertiti Genci Artanit. Ai vetem ia ktheu me nje shikim pyetes sepse spo kuptonte asgje. Lajmi per Lauren dhe Shkelqimin ishte perhapur gjithandej. Neper gazeta, kanale televizive, te lagja e saj. Te gjithe e kishin kuptuar ate lidhje te shkurter. Ajo qe u trondit me shume dhe ra pa ndjenja ne toke, ishte vet Laura e cila per fat te keq vone e kishte kuptuar lojen e tij. Dhe kjo gje e shkaterroi deri ne thellesine e shpirtit.

******************

-Camarroke, deshiron te luajme ndonje loje apo do shohim televizor? Ato filmat e tu vizatimor.-e pyeti Laura bukuroshen e vogel e cila sapo kishte mbaruar me ushqimin.

-Televizol te lutem. Me vone luajme-dhe Laura miratoi me koke duke qeshur. Sapo e ndezi televizorin, syte I kapen engjellin e saj, Shkelqimin. I ftuar enkas ne nje emission live.

-Zemer ta ndjekim kete emission fillimisht ? vetem disa minuta.-dhe Liza pohoi me koke. I dha pak volum emisionit dhe mezi priste ta degjonte zerin e tij, por pyetja e gazetares e stepi ne vend. Si duket emisioni kishte filluar disa minuta me heret, dhe ajo po e kapte vetem pjesen kulminante.

-Atehere zoteri Shkelqim a jane te verteta fjalet e juaja qe sot I thate ne nje interviste gazete? Cfare ju lidh juve me kete vajzen qe po e shihni edhe vet ne fotografi, ne sfond?-dhe ne ekran u shfaqen te dy duke u puthur. Dikush I kishte fotografuar mbrem e kjo gje per Lauren ishte e tmerrshme. Por te pakten shpresonte ne mbeshtetjen e Shkelqimit. Buzeqeshja e tij djallezore po e thoshte te kunderten.

-Ashtu siq e thashe edhe ne intervist sot, po e them edhe live. Me ate vajze nuk me lidh asgje. Donte te kalonte nje nate me mua dhe une ia plotesova qejfin.-dhe qeshi paksa duke shkaktuar mijera mendime te keqija te Laura.

-Po por a do te thote kjo dicka per ju? Jeni I dashuruar me te?-vazhdoi gazetarja te kembengulte dhe kjo shkaktoi nje buzeqeshje fallco ne fytyren e tij.

-Ju lutem, une I dashuruar te nje varfanjake si ajo? Po me ofendoni-dhe ia shkeli syrin ne menyre provokuese.

-Thjesht u takuam ne rruge, kur e kuptova qellimin e saj, e ftova per darke ajo nuk me refuzoi. E kush do e refuzonte modelin me te bukur te qytetit? Me besoni, deri sot nuk e ka bere askush-dhe vazhdoi duke e lavderuar veten.

-Domethene per ju ishte thjesht dicka e pazakonte?-e pyeti serish ajo.

-Dicka e kote, humbje kohe. Pasiqe e kuptova qellimin e saj se ajo erdhi me mua vetem per leket e mia, e lash menjehere. Nje femer e tille nuk I duhet askujt me besoni. –dhe syte nuk I levizi nga kamera. Laura e shkrete desh nuk vdiq nga keto fjale, nga sjellja e tij. Ra pertoke pa ndjenja, duke e frikesuar Lizen e shkrete e cila sdinte cte bente dhe filloi duke qare. Pas disa minutash e lekundi Lauren disa here por kot, ajo spo zgjohej. Ne dere hyne prinderit e saj te cilet vrapuan menjehere per te pare se ckishte ndodhur.

-Cfare po ndodh ketu? Kush eshte kjo?-pyeti ai duke mbyllur deren e shtepise.

Ti je e imjaWhere stories live. Discover now