Kapitulli 19

293 17 0
                                    

Kishin kaluar jave qe nga biseda e tyre e fundit dhe mardhenia midis tyre paksa ishte ftohur qe kur Laura ia kishte bere te qarte se vazhdonte ta donte Valonin ndaj sdonte ta lendonte dhe ate. Per te miren e tij, I kishte kerkuar qe keto dite mos te takoheshin fare. Por u habit teper kur e pa makinen e tij afer pallatit te saj. Veshet I zune nje bisede qe ajo kurr sdo donte ta degjonte.

***************************

-Bir, me tregoi nena yte se ke prere bileten per tu kthyer ne shtepi. Eshte e vertet?-e pyeti jetoni valonin.

-Po o ba, meqe tani jam me mire dua te kthehem. Atje do vazhdoj me kontrollat e perditshme, smund te rri me shume ketu.-I tha Valoni duke u ngritur ngadale nga krevati. Edhe pse ecte akoma me veshtiresi, tani ishte me mire.

-Ne rregull bir, si te duash ti. Edhe neve do vijme por pas disa diteve, mire-dhe valoni pohoi me koke. Me ndihmen e te atit filloi te bente gati valigjen pasiqe pas disa oreve e kishte fluturimin. Ishte I lumtur qe do kthehej ne vendlindjen e tij, por nje Zot e dinte se ce priste atje. Si do e gjente Lauren e tij? E martuar? E lidhur me dike tjeter? Apo akoma e dashuruar me te? Pasi beri gati valigjen, shkoi ne kuzhine te pinte nje kafe dhe e gjeti te emen ne mendime te thella.

-Cke o ma? Pse me dukesh e merzitur?-e pyeti ai.

-Valon...dua te te them dicka...dhe shpresoj qe most me hidherohesh...por me beso, e kam bere per te miren tende..ti vet keshtu kerkove.-I tha e ema duke e hutuar akoma me shume te shkretin.

-Per cfare e ke fjalen o ma? Sqarohu te lutem.

-Bir...Laura...diten kur u fute ne operacion...-dhe u ndal, smund te vazhdonte.

-He? Thuaje te shkreten o ma, mos me ler ne ankth.

-Bir, ajo ste ka harruar asnje moment. Diten kur u fute ne operacion ajo lajmeroi dhe une ia perserita fjalet e tua,siq me the ti. Pastaj...disa here te ka shkruar prap por une...here I fshija mesazhet e saj e here ia ktheja duke I kerkuar te te linte qete-I tha ajo dhe lotet ia mbuluan fytyren. Te kundershtonte smundej, as ti bertiste jo. Fundja, nena e tij kishte bere ate qe ai I kishte thene kur kishin aritur diten e pare ne spital.

-Mire, mjaft tani. Mos qaj. Ti ske faj, une keshtu kam kerkuar-e ngushelloi ai dhe e perqafoi.

-Po por me dhimsesh bir. Ja, ti tani do nisesh per atje vetem per ate. E ajo, nje zot e di se cesht bere me jeten e saj. Me dhimsesh bir, sdua te vuash.

-Cdo gje do behet mire o ma, mos u merakos. Fshiji lotet tani.-dhe u ul afer saj per ta qetesuar. Pasi ndejti disa minuta aty, mbaroi kafen dhe se bashku me prinderit dhe motren e tij u nisen per ne aeroport. Edhe pak kishte mbetur, shume pak per tu perballur me te verteten. E hidhur apo e embel, do e kuptonte me vone.

**************************

-Teta Moza mos u merakos, cdo gje do behet mire. Ja do e shohesh, edhe djali yt do sherohet-po I thoshte Arberi pronares se pallatit.

-Po keta te dy nga njihen? –po bente pyetje Laura por ishin pytje ne koken e saj.

-E di bir, por esht e veshtire ta shoh ne ate gjendje.-qante gruaja plake prane mikut me te ngushte te djalit te saj.

-Une sdo e le vetem ate, do kujdesem per vellaun tim.-dhe ia fshiu lotet.

-Bir, ate nate kur shkuat me Lauren ne fejese, erdhi nje cun. Siduket ishte I dashuri I motres se saj. Sepse degjoheshin te qeshurat e tyre edhe jasht.

-Kush ishte ai teta Moza?-e pyeti ai.

-Nuk e di bir, emrin sja di. Vetem nxitimthi e pash duke vrapuar shkalleve. Sikur fshihej nga dikush.-dhe Lauren e kaploi nje inat I forte.

-Nejse, ti mos I thuaj askujt mire. As per qerane mos permend gje. Sdua ta dije askush qe...

-Qe je vet pronari dhe keshtu ju ndihmon te gjitheve . pa merak bir, I di qellimet e tua te mira. E di se cdo gje e ben per bamiresi, zoti ta shperblefte nje dite.-dhe ia shtrengoi duart.

-Amin moter amin.-dhe I buzeqeshi embel. Me ti ngritur syte, u ndesh me Lauren nevrike dhe syte e mbushur me urrejtje.

-Dmth ti je pronari? Ndaj qeraja eshte kaq e lire dhe muajt e pare ishin pa pagese? Heh sa budallaqe paskam qene.-I tha ajo me ironi.

-Laur me degjo te lutem...

-Per bamiresi? Per meshire? Me thuaj, edhe ndjenjat e tua ishin per meshire? Edhe ato fjalet e embla ishin per meshire? Ngaqe jam jetime dhe varfanjake? Ma thuaj-e ngriti zerin ajo.

-Jo Laur jo, mjaft fole gjepura. Me degjo te lutem, njehere te vetme me degjo.

-Mjaft, sdua te degjoj aspak. Qe neser do shperngulemi. Ndaj te lutem, hiqmu sysh e me ler te qete.

-Sdo shkosh askund pa me degjuar-dhe e kapi per krahu e ajo e shikoi venger.

-Me lesho. Hiqe doren nga une. Me mashtrus si puna yte sdua te kem pune.-largoi doren e tij dhe me vrap I ngjiti shkallet per ne shtepine e saj. Ishte e acaruar, e merzitur e zhgenjyer nga vetja se si kishte mundur ta besonte kete perralle.

-Dhe kjo me duhej o zot. Gjithe keto mashtrime, zhgenjime athua do kene fund nje dite? Kur do kete nje dite te lumtur per mua?-dhe ia plasi te qarit. Kishte nevoje ta nxirrte inatin nga brenda, ndaj u mbyll ne dhomen e saj per disa ore dhe as ne pune nuk u kthye. Gjithe pasditja I kaloi ne krevatin e vet duke qare e kujtuar cdo gje nga fillimi, qe kur kishte shkelur ne kete pallat.

Ti je e imjaWhere stories live. Discover now