-Arjeta, me ndihmo per sonte te lutem. Do dal me Shkelqimin por skam cka te vesh, dicka elegante.-I tha Laura mikes se saj te ngushte e cila jetonte afer shtepise se saj.
-Une do te ndihmoj me gjithcka zemer, mjafton qe endrra jote po realizohet. I di ndjenjat e tua per vite me rradhe, e di sa e ke pritur kete moment.-I foli mikja e saj embelsisht dhe te dyja u perqafuan si motra. Fillimisht pergaditi darken per te shtepise pastaj shkoi te shtepia e Arjetes, gjoja sa per te dalur pak te ajrosej. Artani nuk I besoi por e la me aq.
-Vishe kete te kuqin, eshte I thjesht por do te dukesh shume bukur.-I tha Arjeta duke nxjerre disa fustana te tjere nga dollapi I saj.
-Je cmendur gje? Eshte pak I shkurter dhe I ngushte, do ma vizatoje trupin. Ncuk jo-kundershtoi rreptesisht dhe filloi duke I kontrolluar fustanat e tjere. Kur syte I kapen nje fustan te verdhe, deri te gjunjet. I thjeshte por qe rrinte per mrekulli ne trupin e saj.
-Kete e dua, kete do e mar-dhe brofi ne kembe nga gezimi. E Arjeta me sjelljet e saj femijerore.
-Ne rregull zemer, ne rregull. Eja tani te te bej gati-dhe te dyja ia plasen te qeshures pasiqe e dinin se per makiazh kishin mendime te kunderta. Arjeta e preferonte shume make-up ndersa Laura e urrente. Jo per gje, por meqe kushtet I kishte te keqija, skishte pasur kurr mundesine te blinte as nje buzekuq te thjeshte. U be gati shpejte e shpejt, I nisi sms Shkelqimit dhe zbriten poshte per te pritur per te.
****************
-Te thash se nuk eshte aq e veshtire si e ben ti-I tha ai mikut te tij Albertit.
-Po por nuk eshte si femrat e tjera shok. Ajo eshte ndryshe, me beso. Mos luaj me ndjenjat e saj-po e keshillonte Shkelqimin.
-Au si ben dhe ti, femer si gjitha tjera. Pacim, se e dashura po me pret-dhe e mbylli telefonin pa pritur pergjigjen e mikut te tij. U nis per te shtepia e Arjetes dhe ne rruge po e priste ajo, e zbukuar sonte enkas per te. Shkelqimit nuk eshte se I beri shume pershtypje ai ndryshim, madje iu duk qesharake tentative e saj per tu dukur sa me e bukur, por u desh te aktronte. Vetem per sonte.
-Wow, dukesh per mrekulli-I tha ai kur iu afrua dhe e puthi ne faqe. Gjest qe e beri Lauren te fluturonte nga gezimi, e fluturat ne stomak spo e linin te qete.
-Falemnderit..mm nisemi?-kaq arriti te thoshte e shkreta pasiqe faqet e skuqura spo e lejonin ta shikonte Shkelqimin ne sy. E ai qeshi fshehurazi, gje qe nuk I shpetoi Arjetes e cila po rrinte pak me larg. Iu duk e dyshimte sjellja e tij, mimikat e tij prapa shpines se Laures. Por nuk tha gje, fundja sdonte qe ta prishte kete moment te shoqes se saj. Pasi ato u nisen, Arjeten e kapluan million mendime e dyshime. Nje sms ne tel, e beri te brengosej akoma me shume.
-Po tani si do ja bej valle? As nuk e di ku kane shkuar, si ta lajmeroj Lauren qe te kthehet-peshperiti ne vehte kur e lexoi ate mesazh trondites. Por ishte e kote, loja e Shkelqimit kishte filluar qe moti e sonte do mbaronte. Arriten ne restorantin e tij te preferuar dhe luksi qe ishte aty e bene Lauren te ndihej shume e nenvlersuar, por e permbajti veten. E ndersa ai po ngerdheshej fshehurazi kur e shikonte Lauren ne ate gjendje te sikletosur. Edhe kur e bene porosine e darkes, ai u mundua ta vinte ne siklet duke porositur gjera te ndryshme, gjera qe Laura nuk e dinte se si dukeshin. Tere darken e kaloi ne siklet e shkreta, sidomos kur disa persona me tutje I fotografuan ata disa here. Shkelqimi nuk u brengos aspak ndersa Laura u frikesua teper.
-Shkelqim bej dicka. Nese ato foto dalin neser ne gazet dhe Artani I sheh, do me vrasi per zotin.-I foli ajo me ze te ulet.
-Pa merak shpirt, sdo guxoje te te beje gje.-zgjati doren e tij dhe e bashkoi me te sajen.
-Sh...shpirt..-kaq arriti te thoshte e shkreta.
-Po Laura, shpirt. Besoj se e ke kuptuar per pelqimin tim qe e kam ndaj teje. Pelqim qe me kohen jam I bindur se do shendrrohet ne dashuri pasiqe ti je nje femer e veqante-ia tha ato fjale pa pik emocioni. Ndersa te Laura shkaktuan mijera emocione, mijera flutura ne stomak saqe nga hutimi rrembeu canten dhe u largua nga restoranti me vrap. Veprim feminor qe Shkelqimin e iritoi teper por skishte cte bente tjeter, vecse te vraponte pas saj. La nje sume te madhe parash mbi tavoline dhe vrapoi pas saj. Mezi arriti ta kapte disa metra larg restorantit. E ktheu nga vetja dhe e perqafoi.
-Ti me pelqen Laura, ti me pelqen shume-I peshperiti ne vesh dhe bashkoi buzet e tij me te sajat. Puthje qe ajo e kishte enderruar per vite te tera,puthje qe ndryshuan komplet jeten e saj duke shkaktuar mijera ndjenja dashurie. Puthje qe per Shkelqimin nuk ishin asgje e re, pa pik ndjenje, thjesht sa per ta fituar lojen me shokun e tij. Pasi u shkeput prej saj e kapi per dore dhe e ftoi te futej ne makine pa thene asnje fjale, asnje kundershtim. E shkreta ajo, skishte cte bente tjeter vecse ta degjonte. E donte teper ate njeri ndaj nuk I tha gje, per te fjalet ishin te teperta ne ato momente.