Pervjetori I kompanise se zoteri Jetonit po afrohej e ai planifikonte te bente nje aheng te madh. Edhe kthimi I djalit te tij e kishte gezuar pamase, kishte arsye dhe deshire te bente nje aheng madheshtor. Kishte filluar me organizimet, ftesat e te gjitha. Mjaftonte qe gjithcka te shkonte mire. Por nuk e dinte se ne ate aheng do vinin edhe persona te padeshiruar. Pasi ia tregoi lajmin Valonit, ai u gezua tejmase.
-Bir, ke vendosur se me ke do vish ne aheng? Mos me thuaj vetem-e talli I ati.
-Do vij vet o ba, aman se sbehet nami. Pastaj ju do jeni atje, askush tjeter sme duhet-iu pergjigj Valoni pa te keq.
-Po sikur ta ftosh Lauren si partneren tende? Gjithsesi ajo do vije, e pse jo me ty?-dhe syt I mbante te ngulitur ne laptopin e tij.
-Te shohim o ba, akoma skam vendosur. Mbase...mbase ajo sdo vije fare.
-Nuk thot jo ajo, pastaj jeta e saj ka qene shume e veshtire. Ka nevoje per nje argetim. Dhe ne ato momente trokiti dera, ishte Laura e cila ishte bere qull nga shiu rrebesh. Valoni u brengos tejmase kur e pa ne ate gjendje.
-Qenke bere si pule e lagur-dhe qeshi.- eja hyr brenda-dhe ia hapi rrugen e ajo vetem I dhuroi nje buzeqeshje te sforcuar. Po kullonte e tera nga shiu, edhe bluza I ishte ngjitur per trupi.
-Mmm..po ngjitem lart une, te nderroj rrobat.-foli shpejt e shpejt dhe vrapoi per ne katin e dyte, I vinte turp nga zoteri Jetoni ta shihte ne ate gjendje. Pasi kreu pune shpejt e shpejt ,zbriti poshte dhe e gjeti vetem Valonin.
-Po babi yt ku shkoi?-e pyeti ajo dhe u fut ne kuzhine te pergadiste ushqim.
-Doli se kishte pune per ahengun.-iu pergjigj ai mbrapa shpines se saj dhe u zgjat te merte nje gote. Parfumi I tij e bllokoi te gjoren por e permbajti veten. Duke dashur ti ndihmoje, gota u rrezua dhe u thye.
-Avash,mos e prek se do prehesh.-I bertiti ai nga frika e kjo gje ia terhoqi vemendjen Laurees. Pse ai po brengosej per te?
-Jo jo pa merak, tani do e pastroj. Sa ti heq keto copat e medha-dhe filloi ti mlidhte kur padashur e preu pak gishtin. Gjaku ia mbuloi gishtin, e kjo mbeti e shtangur. Sdinte cte bente.
-eja eja, duhet ta pastrojme gishtin me uje pastaj ta mjekojme..mmm...prit pak-dhe vrapoi te merrte kutine e ndihmes se shpejte.
-Valon rri I qete, nuk eshte asgje me beso-dhe filloi ta pastronte gishtin me uje por ne ato momente menjehere para saj doli ai dhe filloi tja mjekonte gishtin. Pasi rregulloi gjithcka, e ftoi te uleshin ne sallon.
-Laura, dua te te pyes dicka.-filloi ai I pari dhe Laura u tremb, mendja I shkoi gjithandej.
-Po urdhero-ia ktheu ajo dhe koken e mbante ulur gjoja sikur po e shikonte gishtin.
-Deshiron...deshiron te behesh partnerja ime per ahengun e kompanise? Besoj se mami te ka treguar.
-Po po, e di..me tregoi zonja Diellza.
-Atehere si thua? Pranon?-dhe priste nje pergjigje pozitive.
-Mmmm...nuk e di Valon, sme pelqejne te tilla gjera. Pastaj...se di.
-Pastaj cka? He, ma thuaj. Vetem sdo te te le, asnje moment. Edhe ti vet ke nevoj te dalesh pak, te argetohesh. Mendohu e ma thuaj.
-Smundem, sdo ndihem e qete. Do jeni te gjithe te shtresave te larta, une nuk perkas ne ate lloj shkalle, sjam si ju.-dhe uli koken e turperuar.
-Keto lloj dallimesh I urrej, te gjithe jemi te njejte Laura. Paraja ste ben njeri.
-Ne rregull, do mendohem njehere e pastaj flasim.-dhe iu kthye punes.
***********
-Albert, dua te te kerkoj nje nder.-I tha Arjeta mikut te saj.
-Po, urdhero. Me gjihe deshire do te ndihmoj nese mundem.-I tha ai kurioz.
-Do vish me mua ne nje aheng? Familja ku punon Laura po organizojne nje aheng per pervjetorin e kompanise. Me kane ftuar dhe mua por sdua te shkoj vetem. He si thua?-dhe me padurim priste nje pergjigje nga ai. Nuk e dinte se ajo gje e lumturoi pamase Albertin e shkrete.
-Po po, patjeter qe do vije. Sdo te le vetem kurr-dhe I buzeqeshi embel e ajo uli koken nga turpi. Syte I dergoi verdalle ne kafene dhe sikletosjen e saj e kuptoi dhe Alberti. Ne ato momente, ne kafene u fut edhe Shkelqimi I shoqeruar nga nje bionde.
-Predha e tij e radhes. E shkreta ajo-mendoi Arjeta, por per fat te keq kishte menduar me ze dhe Alberti e degjoi.
-Per cka e ke fjalen Arjet?-e pyeti ai I habitur dhe ajo ia beri me shenje qe ta kthente koken. Alberti me nuk habitej aspak nga sjellja femijerore e Shkelqimit. Vetem e shikoi venger per disa minuta pastaj vazhduan biseden e tyre me Arjeten.
*************
Dita e ahengut kishte ardhur, Diellza me Lauren kishin shkuar ne parukeri. Duhej medoemos sot te rregulloheshin me bukur se kurr. Zonja Diellza ishte bere gati, tash ishte radha e Laures. Parukierja I propozoi ti bente floket kacurrela, meqe ajo gjithmone I mbante te drejta, ky do ishte nje ndryshim I madh per te. I beri nje make-up te lehte qe I pershtatej me fustanin dhe pasi mbaruan pune, shoferi erdhi t'I merte. Zonja Diellza ngeli e mahnitur nga ndryshimi I saj.
-Dukesh per mrekulli bije, si nje princesh-dhe ia ledhatoi faqen dhe ajo e falenderoi nga zemra per gjithe keto gjera qe po I bente per te.
-Zonje, une ju dua shume dhe ju respektoj pamase. Por deshiroj..deshiroj tju pyes dicka-I tha ajo duke u munduar ta formulonte pyetjen ne menyren me te mire.
-Urdhero bije. Pyet lirisht-ia ktheu ajo e habitur se cka do e pyeste Laura.
-Pse...dmth..ufff.spo di nga tja filloj-I tha Laura e sikletosur. Sdinte si tja bente pyetjen e zonja Diellza qeshi nga sikletosja e saj.
-Eshte thjesht nje pyetje bije, beje si te duash. Ose thuaje troc.
-Une ju falenderoj per gjithcka qe keni bere per mua zonje, per gjitha te mirat. Por gjithe ky kujdes, kjo dashuri nga ana juaj. Pse? Dmth...keni ndonje arsye te veqante apo vetem sepse ju dhimsem se jam...jetime?-dhe nje lot I paftuar rrodhi nga syte e saj. E zonja Diellza u hutua, e dinte se kjo dite do vinte. E do duhej te fliste me te per shume gjera, por sot jo. Sot ishte dite gezimi.
-Flasim here tjeter bije, por nje gje ta siguroj. Nuk ka ndonje arsye te veqante apo ndonje sekret. Thjesht e bej sepse te dua shume, dhe ti e ke fituar besimin tim. Eja tani se do nisemi, mos ta prishim diten tani. Eshte feste apo jo?-dhe e perqafoi lehte pastaj u futen ne makine.