Ditet kalonin me nje shpejtesi maramendese dhe tek te gjithe kishte sjellur ndryshime. Laura ishte miqesuar goxha shume me Arberin, e kishte mik te mire. Qe ne fillim ia kishte bere me dije per ndjenjat e saj ndaj Valonit. Me kete e kishte bere te shkretin te kuptonte se me Lauren skishte asnje mundesi. Por edhe ai nuk dorezohej lehte. E pelqente ate femer, e pelqente shume. I kishte premtuar se do I rrinte afer vetem si mik por cdo dite e me shume, e kishte te veshtire ta mbante ate premtim.
Gerta kishte genjyer se ishte ndare nga Shkelqimi, madje pas mesimit kthehej menjehere ne shtepi dhe keshtu te gjithe mendonin se ajo kishte mbush mend. Kur, ne fakt, kishte bere te kunderten. I linte oret e mesimit dhe dilte me Shkelqimin per tu argetuar e me pas kthehej ne shtepi me kohe.
Pas nje kohe bukur te gjate, syte e Valonit po ndriqonin nga gezimi. Fale ushtrimeve profesioniste, kembet e tij kishin permiresime. Tanime mund t'I ndjente, edhe pse sadopak, per te ishte shume. Shpresat per nje jete te lumtur me Lauren po I ktheheshin dhe ia mbushnin zemren me gezim.
*********************
Telefoni I Laures binte papushim, ndersa si vikend qe ishte ajo po flinte e lumtur. Ndaj flaku tel tutje per ta vazhduar gjumin, por padashje kishte shtypur pullen e gjelbert.
-Alo, Laur me degjon?-I foli dikush nga ana tjeter e telefonit ndersa e shkreta sdegjonte gje. Gjumi I thelle e kishte kapluar teresisht.
-Shpirt, mirmengjesi. Eja se do behesh vone per ne parukeri-I tha Gerti asaj. E kaq iu desh Valonit te degjonte nga ana tjeter e tel. nje tjeter mashkull po e therriste Lauren e tij SHPIRT. Mbylli telefonin dhe e perplasi per toke.
-Kaq shpejt me paske harruar! Ndaj sme ke telefonuar aspak. Ndaj ste interesoi aspak gjendja ime. Parukeri? Per ke po behesh gati? Ku do shkosh?-e pyeste vetveten thua se ajo po e degjonte dhe do pergjigjej.
*********************
-Parukeri?cpo flet keshtu gert qe ne mengjes?-e pyeti Laura te vellain.
-Eshte fejesa e mikes tende moj e cmendur, apo ke harruar?-dhe kaq iu desh te shkretes te ngrihej menjehere. Pa oren, kishte vajtur vone. Mbaroi rutinen e perditshme dhe u fut te bente nje dush. Se bashku me vellaun beri gjysmen e rruges e pastaj shkoi vet te parukierja. Aty po e priste dhe Arjeta.
-Mendova se sdo vije moj-e talli ajo dhe e perqafoi fort miken e saj.
-Asnjehere ste le vetem ne kete dite kaq te rendesishme zemer. Me fal qe u vonova-dhe u ul ne ulesen e lire. Pasi u rregulluan te dyja, qe vertet kishin ndryshuar teper, u bene gati per te shkuar ne shtepi. Meqe Arjeta kishte perfunduar e para, e luti ate ta priste por Laura nuk e la.
-Ti je nusja, ik behu gati. Do kthehem vet ne shtepi.-I tha mikes se saj.
-Asnjehere. Ja te pres dhe ty dhe dalim bashke.
-Zemer, ti sot je kryesorja. Ik mos u merakos per mua, do shkoj vet une. Kujdesu per veten-dhe e perqafoi dhe njehere miken e saj si per ti thene se kjo pune mbaroi. Pas nje ore, kur parukierja kishte perfunduar pune dhe me te, ajo u be gati te shkonte, porn je befasi e priste te dera.
-Ti ketu?-I tha ajo Arberit I cili akoma spo permendej kur e pa Lauren per here te pare kaq te bukur dhe te rregulluar.
-Une...erdha..wow dukesh per mrekulli Laur. Nejse, erdha te te marr. Arjeta me tregoi se je ketu dhe sdoja te te lija vetem.-dhe ia shkeli syrin e ajo qeshi.
-Mire, eja nisemi se vajti vone.-pershendeti parukieren dhe te dy se bashku dolen nga aty. arriti ne shtepi dhe filloi me punet e saja.
-Leri punet per sot moter. Pusho pak, ne darke do shkojme ne restorant dhe duhet te jesh e cplodhur-I tha Gerti kur e pa mundin e te motres qe skishte fund.
-Ke te drejt vella. Do pushoj pak pastaj do behem gati per ne restorant. Pacim-puthi te vellaun ne faqe dhe u largua per ne dhomen e saj.
***********************
Gerta nuk kishte shkuar ne feste edhe pse ishte e ftuar. Gjoja se kishte shume per te mesuar, u arsyetua tek I ati dhe ai e mirekuptoi.
-Ne rregull por nese te duhet gje, na lajmero.-I tha ai para se te dilte nga dera.
-Pa merak o ba, sjam femi. Te fala Arjetes-dhe e mbylli deren. Menjehere mori telefonin dhe I lajmeroi Shkelqimit.
-Eja te une po deshe. Jam vetem sonte per disa ore-dhe kaq iu desh atij te ndizte makinen e te shkonte te ajo. Tallej me te si me Lauren, por nje te mire kishte Gerta. Ishte mendjelehte dhe I besonte. Kjo I mjaftonte atij.
*********************
Fustani I zi paksa I ngjitur per trupin e saj te holle dhe dekollteja e hapur, kishte bere qe shume sy ta shihnin vetem ate. E Arberi po plaste nga inati. Ishte shoqeruesi I saj ne ate mbremje kaq te kendshme dhe ndihej I privilegjuar qe kishte ate ne krahe. Por sonte, kishte vendosur tja shprehte dashurine. Sonte do kerkonte nga ajo nje grimce shprese per nje lidhje me shume se miq.
-Laur, dalim jashte pak te freskohemi?-e pyeti ai ne vesh e ajo miratoi me koke. Ngadale u ngrit nga tavolina dhe te dyte u nisen per ne kopshtin gjigand te atij restoranti fantastik. Pasi ajri I paster iu perplas ne fytyre, kuptoi se vertet kishte pasur nevoje te dilte.
-Ma thuaj Arber, cdeshiron tme tregosh?-e pyeti ajo prerazi e ai u step.
-Si the?-pyeti I habitur.
-E di se me ftove te dilnim jashte per te biseduar.
I shkreti mbeti pa fjale. Gjithe ato fjale qe I kishte pasur ne mendje, I I zhdukur pernjehere. Spo arrinte t'I lidhte fjalet.
-Degjo Laur...me beso qe edhe une e kam shume te veshtire...por dua..dua te te kerkoj nje mundesi...
-Mundesi per cka?-pyeti ajo duke bere te padituren, kur ne fakt e dinte mjaft mire se per cka po fliste.
-Per...per ne te dy...e di se te kam dhene fjalen se do te qendroj prane vetem si mik...por me beso, jam perpjekur por smundem..sa here te shoh, mezi e permbaj veten mos te te perqafoj..te te puth...sepse..
-Arber mjaft, te lutem. Lere me kaq-e nderpreu ajo.
-Nje mundesi Laur, gje tjeter sdua prej teje. Beje nje perpjekje te vogel, jepi vetes nje mundesi te jesh e lumtur. Smund te presesh gjithe jeten per nje person qe sdo tja dije per ty.
-Askend nuk e pres Arber, tanime jam pajtuar me fatin tim. Po, eshte e vertet qe ai me ka harruar. E kam kuptuar kur nuk ktheu asnje mesazh timin. E kam kuptuar qe nga fillimi kur une I shkruaja cdo dite, e ai nuk kthente asgje. E di, mbase ka krijuar jeten e tij atje. Mbase...tani eshte I lumtur me dike tjeter...por une e dua, vazhdoj ta dua cmendurisht dhe do e dua gjithmone. Ti e di mire kete gje.-I tha duke qare e ai u afrua per ta perqafuar por ajo u menjanua.
-Vet e the Laur. Mbase ka krijuar jeten me dike tjeter, mbase tani eshte I lumtur dhe as qe I kujtohesh. Me jep nje mundesi te lutem, vetem nje shans. Te premtoj se po sna eci, do jem une ai qe do largohem dhe do te te le te qete. Por, mendoje veten. Mos e moho faktin te jesh e lumtur. Provoje, asgje ste kushton.-I tha ai dhe po priste nje pergjigje pozitive.