Shkelqimit po I ecnin punet si mos me keq. Grindjet me te atin I ishin shtuar akoma me shume qekur ishte kuptuar lidhja e tij me Gerten. I ati po ia nxinte jeten cdo dite e me shume, po e ngulfaste me urrejtjen e tij. E fajesonte edhe per gabimin me te vogel, e ai mezi arrinte ti ballafaqonte fjalet e tij fyese. Smund te largohej nga ajo shtepi pa gjetur ca te dhena per zhdukjen e te emes. Donte ta mesonte vendodhjen e saj. Ndaj kishte vendosur ti perbinte te gjitha vetem e vetem ta takonte te emen pas nje kohe bukur te gjate. Kishte frike...frike se sdo e njihte po ta takonte. Doli nga dhoma e tij fshehurazi nga I ati, sdonte nje debat tjeter me te. Me te arritur afer zyres se tij, arriti te degjonte shume gjera.
-Ai ka filluar ti fus hundet ku sduhet. Kujdesuni per te, mos e lini te dale ndokund.-po fliste ne celular me dike e Shkelqimi ishte ngjitur te dera.
-E marte dreqi, ce gjeti qe u perkeqesua? Ajo ishte mire-vazhdonte biseden pa e ditur se prapa deres ishte Shkelqimi.
-Ne rregull ne rregull, dergojeni ne spital menjehere. Por le te qendroje dikush me te 24 ore, mos e lini vetem. Perndryshe do e paguani me jeten tuaj nese ajo arratiset. Po e gjeti tim bir, edhe ju do fundoseni me mua.-I tha ai dhe e mbylli telefonaten. La celularin mbi tavoline dhe hapi nje kasaforte ku mbante gjera te rendesishme.
-Po I gjeten keto dokumenta, mbarova une. Duhet te gjej nje vend me te sigurte. Por ku?-po bisedonte me vetveten. Pas disa minutash dikush e mori ne telefon per ti thene se djali I tij ishte ne rrezik, kishte pesuar aksident te rende. I la te gjitha aty dhe vrapoi jashte. Ndezi makinen dhe u nis per tek vendi ku I thane.
-Te falemnderit xhan. Ta paca borxh-I tha Gertes ne telefon te cilen e kishte porositur te sillej si infermiere e spitalit kur po fliste me babain e tij. Vrapoi per te zyra, dokumentat ishin aty.
-Ah baba ah, sa budalla qe je. I paske harruar ketu dok...-dhe u ndal, per nje moment u shtang I teri si te kishte pare nje fantazme.
-C'jane gjithe keto mistere o ba? Cfare ke bere?-peshperiti ne heshtje. Kerciti dhembet nga inati dhe me letrat ne dore doli nga aty. tani, fati ishte ne doren e tij.
**********************
-Hmmm...mirmbrema. Si je?-I tha Laura Arberit kur arriti ne zyren e tij. Lumturia dhe shkelqimi ne syte e tij dalloheshin qe larg por nuk e dha veten.
-Mirmbrema Laur. Eja hyr, ulu mos rri ne kembe-I tha ai dhe ia afroi karrigen.
-Si ke qene?-e pyeti ai kur e pa se ajo spo fliste.
-Mire. Them se mire, nuk e di.-I tha ajo e hutuar e ai u afrua duke zvogluar distancen mes tyre.
-Mund te te ndihmoj gje? Nese me lejon. Ti e di se ketu do jem gjithmone per ty.
-E di e di, falemnderit. Nejse, degjova se sonte keni feste ketu dhe mu be qejfi.
-Po, eshte pervjetori I spitalit dhe do festojme. Kshuqe je e detyruar te qendrosh ketu sonte.-I tha ai duke qeshur e ne kembim mori nje perqafim. Nje perqafim qe e kishte pritur aq gjate, saqe spo I besohej se po ndodhte. Ishte hera e pare qe ajo po e merrte guximin ta perqafonte. Dhe, si per dreq sonte po I dukej me I bukur se kurr.
-Mmmm...me fal, thjesht kisha nevoje per nje perqafim sonte.-I tha ajo dhe u largua paksa.
-Budallaqe. Ske pse kerkon falje, me bere me te lumturin e botes-dhe e afroi kete here vet ne perqafim. Perqafim qe nuk zgjati shume pasiqe I nderpreu trokitja e deres.
-Me falni, sdoja tju nderprisja doktor. Thjesht, te gjithe po ju prisnin juve.-I tha Eda e merzitur. Kishte krijuar ca iluzione ne koken e saj,por qe sonte u bind se ishin te kota. Ai perqafim fliste shume gjera. E ndersa Laura uli koken e turperuar. Kuptoi pak a shume gjendjen e Edes por nuk tha gje. Iu duk nje vajze mjaft e bukur dhe e lezetshme. Fiks per Arberin.-mendoi ajo. Por nje xhelozi e vogel po e gerryente per brenda.
-Tani do vijme Eda, te falemnderit .-I tha ai dhe ia beri me dije se duhej te dilte.
-Ika une Arber, spo te marr me shume kohe. Ia kalofsh sa me mire sonte.-I tha Laura kur e pa se Arberi e shikoi Eden duke dale. I shkreti ai, ngaterroi gjerat keq. Mezi kishte pritur qe Eda te largohej e ta linte vetem me Lauren, e kjo kishte keqkuptuar cdo gje.
-Laura prit..te thash qe...-por ishte vone, ajo mbylli deren. Duke ecur neper gjithe ate koridor te madh, syte I kapen nje grua. Nje grua qe si dukej po ia mbathte nga dikush.
-Jeni mire zonje? Mund tju ndihmoj?-e pyeti ajo e ndersa gruaja e shikoi me dyshime.
********************
-Cfare u be bir? A bisedove me Lauren? A I rregulluat gjerat?-I tha Diellza Valonit kur po flisnin ne telefonin. E shkreta grua, ishte lutur me dite te tera qe gjerat midis tyre te rregulloheshin.
-Ajo nuk me do me mama. Jo me.-I tha ai dhe zemra po I dilte vendit.
-Pse thua keshtu bir? Jepi kohe, derisa ta nxjerr inatin. Kur te qetesohet...
-Kur te qetesohet asgje. E pash me syt e mi o ma, e ndjeva me shpirt. Ajo sme do me. Ne syte e saj skishte shkelqim si dikur kur me takonte. As perqafimi im spo ndikonte te ajo. E marrte djalli, pse e braktisa atehere? Pse?-bertiti me te madhe dhe perplasi telefonin per muri. Kapi koken me duar dhe ne mendje I erdhen kujtimet e se kaluares. I jepte te drejte Laures, I jepte te drejt per gjtihcka. Fundja, vet ai e kishte larguar nga vetja, tani skishte te drejt ta akuzonte. Por e donte, e donte me shpirt. Dhe ndarjen nga ajo veshtire se do e pranonte. Ndaj vendosi te luftonte, te luftonte me shpirt per dashurine e tyre.
************************
-Largohu nga une, mos I hap telashe vetes vajze.-I tha gruaja e gjore Laures.
-Zonje, ju nuk jeni aspak mire. Ejani me mua, me lejoni tju ndihmoj.
-Sdua ndihme. Dua vetem te iki nga ketu, most me kapin. Mos tme kthejne ne ate burg shtepiak.-I tha ajo dhe u mat te ikte por iu morren mend dhe ra pertoke. Laura vrapoi per te zyra e Arberit per te kerkuar ndihmen e tij, por meqe ishte I zene me Eden, vendosi mos tju pengonte. Me te mbyllur deren, ai vrapoi per tu sqaruar por ajo se la.
-Ndihmojeni zonjen, por fshehurazi. Si duket po ia mbath nga ndokush, deshirojne ti bejne keq.-kaq I tha ajo dhe u largua.
-Laur fillimisht me degjo pastaj shko po deshe.-u mundua te bisedonte.
-Bejeni punen tuaj doktor, tjerat gjera skane rendsi.-I tha ajo dhe u largua.
-Xheloze dreqit, me pelqen e. kjo do te thote se paskam pak rendsi per ty-peshperiti ai dhe me ndihmen e mjekeve te tjere e moren gruan dhe e derguan ne nje dhome.
******************
-I paafte. Ku eshte ajo? Mos me thuaj se ia mbathi?-I tha Blerimi truprojes se tij.
-Nuk e di zoteri, kerkoi ndihme disa here dhe une u futa brenda ti ndihmoja. Sapo hapa deren e dhomes, ajo me goditi forte pas koke. Ju betohem...
-I paafte je, ja cje. Mu zhduk sysh, vrapo ta kerkosh para se ta gjejne te tjeret. Perndryshe je I vdekur-I tha djaloshit te shkrete dhe e goditi fort pas koke.
************************
-Jo festa, jo Eda. Jo me fal, jo me degjo.-ne djall shkofsh dhe ti Arber.-peshperiste ne vetvete teksa po ecte rrugeve kuturu. Nje gje po I bente pershtypje shume. Pse xhelozoi kur e pa Eden afer Arberit? Pse I ishin ngaterruar ndjenjat? Athua valle, vertet ta kishte harruar Valonin apo ato fjale ia kishte thene ne nerva e siper? As ajo spo e kuptonte gjendjen e saj.