Tashme Laura ia kishte mare doren punes dhe po ja kalonte mjaft mire. Me pagen e saj mbante familjen, ndersa paga e Gencit shkonte per qerane. E vetmja qe smundohej aspak ishte Gerta e cila po fundosej ne llumin e shoqerise se keqe. Gjersa nje nate, e sollen ate pa ndjenja ne shtepi.
-Cfare ka gerta? Pse eshte ne kete gjendje?-e pyeti Laura nje vajze qe e kishte shoqeruar gerten deri ne shtepi.
-Nuk e di, thjesht e teproi paksa me pijen dhe u alivanos. Nejse, me duhet te iki. Te shkuara-tha ajo dhe u largua. Laura mezi arriti ta fuste brenda gerten, ne ate gjendje si ishte katandisur, po ta shihte I ati do e rrihte.
-Ah Gerta ah, cpo ndodh me ty moter? Cje katandisur keshtu? –e pyeti ajo pasi e shtriu ne krevat. Beri te dilte nga dhoma por nje mesazh ne telefonin e gertes e ndali. Nuk eshte ide e mire ta cenosh privatisene e dikujt-mendoi ajo, por deshira per te zbuluar se cfare bente motra koheve te fundit, e stepi. Ndaj luftoi sa luftoi me mendjen e saj e ne fund vendosi ta hapte ate dreq telefon e te shihte se cka fshihte motra. Por bota iu permbys kur e lexoi ate mesazh, iu duk sikur gjithe pallati po I rendonte mbi supe. Duke qare e duke u zvarritur u ul afer krevatit te se motres e cila po flinte per shtate pale qejf.
-Cke bere gerta? Si je ngaterruar me njerez te tille? Si?-I peshperiti asaj lehte dhe doli nga shtepia duke qare.
**********************
Valonin tashme e kishin liruar nga spitali. Javet e para e kishte patjeter te shkonte ne spital per kontrolla te zakonshme, e pastaj ushtrime me profesore qe merreshin pikerisht me raste si te Valonit. Edhe pse ai I kishte humbur shpresat, mjeku kishte dhene siguri se mbas ketyre ushtrimeve, muskujt e kembeve te tij serish do funksionojne, thjesht duhet kohe deri sa te ece. Per deshiren e prinderve, qe mos t'I sheh ata te merzitur, kishte pranuar ti bente ato ushtrime. Edhe pse shpresat I kishte humbur totalisht, dhe dalengadale po e pranonte faktin se I paralizuar do mbetej gjithmone. Ne karrocen me rrota, ku qendronte pjesen me te madhe te dites, mendja I shkoi te ajo, Laura e tij. Sa keq ishte sjellur me te, sa e kishte lenduar. E vrisnin mendimet se a kishte vepruar drejt qe e kishte braktisur pa e pasur?
-Cfare ben Laur? Me kujton ndonjehere? Me ke harruar?-ishin keto e mendime tjera te shumta qe po e vrisnin. Por mendimi kryesor ishte se pse Laura asnjehere nuk kishte tentuar ti shkruante? As ta pyeste per operacionin as asgje? Aq shpejte e paska harruar?
************************
U ul ne parkun afer spitalit dhe lotet ia mbuluan fytyren. Gjithe keto gjera per kaq pak kohe, vetem shpirti I saj po I perballonte. Ishte e tepert me, smundej. Ngadale ngadale edhe ajo po dorezohej. Zhgenjime, vetem zhgenjime kishte perjetuar koheve te fundit. Tanime kishte humbur komplet besimin ne njerez. Duke fshire lotet, e trembi shume nje dore qe e preku te shpatullat. E trembi per vdekje aq sa ajo brofi ne kembe.
-Ju? Ckerkoni ketu? Me trembet.-dhe doren mbante ne zemer. Thua se ashtu do I qetesoheshin te rrahurat e zemres.
-Me falni sinqerisht. Sdoja tju trembja, thjesht isha duke ecur dhe kur ju pash ne kete gjendje desha tju pershendesja.-ia ktheu ai me nje buzeqeshje te embel.
-Ska..ska problem, por ju lutem tjera here mos e perserisni doktor.-I tha ajo doktorit qe ishte kujdesur per te diten kur I ishte djegur shtepia.
-Pa merak, nuk e bej me. Tani qe e kuptova se qenke frikacake, sdua tme mbesesh ne dore-qeshi ai dhe ajo uli koken e turperuar.
-Nejse, une jam doktor Arberi. Te prezantohem tani pasiqe sigurisht nuk ma din emrin-dhe ia zgjati doren. Te njejten beri dhe ajo.
-Laura-dhe e hoqi doren menjehere, thua se ai po e hante me sy.
-E di. Ke qene pacientja ime, te mbaj mend shume mire. Nejse, je per nje kafe? Ketu afer eshte nje vend qe...
-Me falni por smundem, neser jam ne pune dhe me duhet te nxitoj. Naten e mire, mirmbetshi-I tha nxitimthi fjalet dhe u largua shpejt e shpejt.
-Ah laur, sa qenie e brisht qe je.-qeshi ai dhe u largua nga aty.
***************************
-E shoh qe qenke zgjuar ne disponim sot. Me behet qejfi sepse duhet te flasim.-I tha Laura te motres kur e pa duke qeshur me nje mesazh ne tel.
-Mirmengjesi dhe ty moter e dashur-ia ktheu ajo me ironi.
-Ku ishe mbreme? Pse erdhe ne ate gjendje?-e pyeti ajo tashme e acarruar me sjelljen e saj femijerore.
-Mos me thuaj se duhet te te jap ty sqarime? Esht jeta ime dhe bej me te cte dua.-ia ktheu ajo pa e qare koken fare.
-Jeta jote? Jeta jote keshtu qenka? Si nje e perdale qe endet hoteleve me ish te dashurin e motres se saj?-dhe Gerta u shtang. Nga e kishte kuptuar ajo per lidhjen e Gertes me Shkelqimin?
-Cpo flet marrezira moter? Spo te kuptoj aspak.-beri te padituren ajo.
-Mua mos me genjej se e di tashme te verteten dhe ben mire ta pranosh. E lexova mesazhin e tij mbrem. Sa shume ishit kenaqur ne hotel dhe se sa te lumtur po e beje. Apo e kam gabim?-dhe e goditi me shuplake.
-C'ben moj e cmendur? Skam faj une qe nuk dite ta mbash nje njeri afer vetes. Cfaj kam une qe ai luajti me ty ndersa mua me do?-dhe qeshi nga inati I shuplakes.
-Mbylle dhe me degjo. Do ndahesh nga ai, madje qe sot. Perndryshe do I tregoj babit cdo gje, kuptove?-dhe zeri I saj degjohej deri jashte.
-Kurr. Nga shkelqimi nuk ndahem kurr sepse ai me do dhe...
-Moj e cmendur, ai nuk do as veten e lere me ty. Kuptoje, ai keshtu tallet me te gjitha vajzat.-ia ktheu tashme Laura me nervat ne kulm.
-Moterz me ty luajti sepse ti je mendjelehte. Me mua e pati te veshtire-dhe ia shkeli syrin.
-Por se paska pasur te veshtire te te fuse ne shtrat e. kaq vlere ke ti? Te endesh rrugeve me ish te dashurin e motres tende? Kaq vlere paskam une?
-Vet e the, ish moterz. Kohe e kaluar. Tani dil nga dhoma dhe me ler te qete.-dhe ia beri me dore te dilte. Laura beri te dilte dhe sa hapi deren, u ndesh me fytyren e egerrsuar te vellaut.
-Dmth gjithe keto kohe ti ke qene me te? Degjova padashje biseden tuaj dhe tani e zbuloj se cfar motre kam-I bertiti aid he u mat ta godiste por Laura nuk e la.
-Ke kohe 24 ore te ndahesh prej tij, perndryshe mblidh plackat dhe zhduku nga shtepia. Shko jeto me te, ose ku te duash. 24 ore Gerta, vendos. O ate o familjen. Dhe ti e di se une fjalen e mbaj.-kaq I tha ai dhe iku per ne pune. Smund ta vazhdonte me teper biseden sepse kishte frike nga I ati. Po te degjonte ai, do bente namin e do fillonte serish me alkoolin.