Babain e Laures e kishte therritur drejtoresha e shkolles. Kishte shume gjera per te biseduar me te. I shkreti, shkoi me shpresen se do merrte ndonje lajm te mire per Gerten por I doli e kunderta. Doli I turperuar nga ajo zyre e mallkuar kur drejtoresha I tregoi se Gerta I braktis oret e mesimit dhe nuk meson me. Ishte sjellur vendimi per ta debuar ate nga shkolla per shkak te mungesave te teperta, por I ati kerkoi edhe nje mundesi. E uli poshte vetveten kur iu pergjerua drejtoreshes tja jepte gertes edhe nje mundesi.
-Eshte mundesia e fundit zoteri. Shpresoj qe vajza juaj mos ta keqperdore-I kishte thene ajo dhe me aq ishte mbyllur ajo bisede. Doli nga shkolla I acarruar ne kulm dhe telefonoi Gerten per ti kerkuar llogari. Pas disa sekondave, me ne fund ajo vendosi tja hapte telefonin.
-Alo. O ba jam ne mesim. Te duhet gje?-e pyeti ajo e inatosur.
-Ku je? Duhet urgjentisht te bisedojme.-I foli me ton te ashper.
-Te thash pra, jam ne mesim. Smund te flas me gjate.
-Ne mesim e? une jam para shkolles. Ja tani do ngjitem per te klasa yte, po ste gjeta aty do e paguash shtrenjte.-iu kercenua ai. E shkreta gerte, kafja I doli nga hunda kur I ati I tha se ishte atje. Mbylli telefonin shpejt dhe u ngrit nga kafja.
-Pacim xhan, babi ka ardhur te me mare-I tha shoqes se klases dhe ia mbathi me te katra. Me tu afruar aty, shikoi se ne oborr nuk ishte askush dhe u qetesua. Mbase me ka genjyer-e ngushelloi veten dhe sapo e ktheu shpinen I ati I doli perpara. E kapi fort nga krahu dhe po e terhiqte zvarre.
-Baba, me lesho. Cfare po ben?-ankohej ajo nga dhimbja.
-Ne shtepi do flasim, jo ne rruge. Tani do e njohesh babin tend.-I tha ai I zhgenjyer nga genjeshtrat e te bijes.
*************************
Serumi kishte kryer goxha pune te madhe dhe Ajla dale ngadale e kishte mare veten, I ishte rikthyer forca. Kishte vite qe e priste kete mundesi dhe sdo e humbiste. Vite qe priste ta takonte te birin qe kur e kuptoi se ai skishte vdekur siq e kishte genjyer Blerimi. Beri te ngrihej, por skishte mjaftueshem force, ndaj vendosi te rrikthehej ne krevat. Arberi ishte kujdesur ne maksimum per te, madje kishte vendosur dhe nje mjek roje. Askush sguxonte te futej aty pa lejen e tij. E thirri rojen dhe I kerkoi te fliste me doktorin kryesor. Do kerkonte ndihme nga Arberi per gjetjen e djalit te saj.
****************************
-E kam pritur kaq gjate kete moment dhe sdua ta humbas per asgje ne bote-I tha Arberi laures. Ia kishte rrethuar trupin me duart e tij dhe vazhdimisht e ngacmonte me puthje te vogla e ajo qeshte me shpirt nga gjestet e tij. Ziheshin me fjale por serish pajtoheshin.
-Nga..nga e kuptove per ndjenjat e tua ndaj meje? Te pyes sepse para disa diteve me debove nga pallati-dhe filloi ta perqeshte ate e ajo qeshte me shpirt.
-Lere se sdua te flasim per kete tani, sdua ta prish kete moment magjik-ia ktheu ajo.
-Ma thuaj pra. Vertet qe dua ta di.-dhe u ulen ne kolltukun aty afer.
-Ate nate..bera nje bisede te gjate me Valonin-dhe fytyra e arberit mori pamje serioze por ajo ia ledhatoi faqet dhe kerkoi ta degjonte.
-Ne grindje e siper...ai me puthi.-dhe ja ku ai u ngrit ne kembe dhe po plaste nga xhelozia.
-Mire, mjaft. Sdua te di detajet. Mjafton me kaq Laur.-I tha ai.
-Jo nuk mjafton. Me degjo, sdua te kete sekrete mes nesh. Ndaj po flas hapur. Ne ate puthje...une nuk ndjeva asgje..as nje pik ndjenje nuk zgjoi te une..as rrikthimi I tij nuk ndikoi aspak, perkundrazi. Nga ajo puthje..kuptova se me nuk e dua..se mbase nuk e kam dashur kurr..nuk e di..me shume ka qene si mbeshtetje per mua..ose mbase mes nesh skishte kurr asgje. Por...rrikthimi I tij me beri te kuptoj se me nuk ndjej asgje per te. Puthja jone ishte me ndryshe. Perplot me ndjenja.-dhe e perqafoi lehte e Arberi u lumturua pamase nga fjalet e saj. Qendruan disa minuta ashtu pastaj ai e theu heshtjen.
-Ate dite kur me pe me Eden, e kuptova se ndjeje dicka per mua. Surrati yt me xhelozi tregonte se dicka po ndodhte-dhe qeshi paksa.
-Mos ma kujto te lutem. Desha ta kap per floke kur e pash ne dhome me ty duke qeshur.-dhe e perqeshi doktoreshen e gjore, se si rrinte e si I vardisej Arberit e ai I shkreti kenaqej nga xhelozia e saj. Puthjen e tyre e nderpreu trokitja ne dere qe paralajmeroi se dicka po ndodhte.
-Doktor, me falni per pengesen por pacientja u zgjua dhe kerkon te flase urgjentisht me ju.-I tha djaloshi thatanik.
-Cila paciente?-pyeti I habitur.
-Zonja qe kerkoi ndihmen e juaj, qe me keni vendosur si rojen e saj.-dhe aty Arberit iu kujtua.
-Kthehem pas pak shpirt-I tha Laures dhe u largua. Shkoi ne dhomen e pacientes dhe pasi e kontrolloi ne ishte mire, beri te largohej por ajo e ndali.
-Ju lutem..zoteri mjek...me ndihmoni ta gjej djalin tim, ju lutem.-iu pergjerua ajo.
-Qetesohuni zonje, ne gjendjen tuaj qe jeni sben te stresoheni.-e qetesoi arberi.
-Kam vite qe se kam pare. Me ndihmoni ju lutem.
-Si..si quhet djali juaj?-e pyeti arberi.
-Shkelqim D. ai...ai ka qene model dikur, por se di ne eshte akoma.-dhe arberi u shtang. E njihte mjaft mire Shkelqimin. Por para zonjes nuk foli, jo pa u siguruar se po flisnin per te njejtin person. I premtoi zonjes se do e kerkonte djalin e saj dhe doli nga dhoma I hutuar.
-Cfare ndodhi shpirt? Pse je keshtu?-e pyeti Laura e trembur kur e pa Arberin ne ate gjendje.
-Ajo...pacientja..e mban mend qe I ra te fiket ne koridor dhe qe po ia mbathte nga dikush?-e pyeti lauren dhe ajo pohoi me koke.
-Ajo..eshte nena e Shkelqimit shpirt. Eshte kthyer pas kaq shume vitesh.
-Si? Si eshte e mundur? Ai ka thene se nena e tij ka shkuar larg para disa viteve.
-Nuk e di shpirt, e gjitha kjo me duket nje mister. Por, me duhet ta gjej shkelqimin. Edhe pse te ka lenduar dikur, ka te drejte ta takoje te emen. Shpresoj te pajtohesh me mua.
-Po, patjeter shpirt. Ke shume te drejte. Por, nje zot e di se ku ndodhet ai. Ose...gerta. Ajo duhet ta dije se ku eshte Shkelqimi. Eja ikim ne shtepi dhe flasim me te.-dhe u larguan nga aty duke shpejtuar. Duke dalur nga spitali, syte takuan personin e fundit qe prisnin se do e shihnin.
-Shkelqim D?-I tha Arberi dhe ai ktheu koken I habitur, por kur e pa Lauren me te rrotulloi syte I bezdisur.
-Une jam. Fol cu be?-dhe I shikonte me inat.
-Une asgje. Por nje grua, deshiron te takohet me juve.
-Nje grua? Kush eshte ajo? Ti kush je njehere?-e pyeti shkelqimi konfuz.
-Jam doktor Arberi. Mjeku i mamase tende. Ajo eshte e shtrire ne kete spital dhe deshiron te flase me ju.-I tha Arberi dhe syte e Shkelqimit u mbushen me lot. Kishte vite qe e kishte enderruar kete moment dhe ja ku po realizohej.