Dilan u ul ne njerin prej kolltuqeve qe gjendeshin ne zyren e vogel dhe, i mahnitur po veshtronte zyren e plakut me mjeker te bardhe!E gjithe zyra ishte e veshur me dru, ndersa neper mure vareshin piktura me peisazhe te ndryshme, por piktura qe binte me teper ne sy ishte portreti i nje gruaje.
Dilan, i coroditur nga bukuria e saj, u ngrit ne kembe dhe u afrua tek piktura!
Plaku mjeker bardhe hodhi syte nga ai dhe po priste se cfare do bente ai! Tek Dilan, plaku gjente veten e tij ne rinine e hershme, jo tek Dilan si fizik por si shpirt.
Shpirtin e Dilan ai e njohu tek njera prej fletoreve qe ai kishte shkruar! Aty gjendej nje pjese e Dilan te cilen askush nuk e njihte, ishte ana tij e ndjeshme!
Pavarsisht se gjate gjithe kohes ai shtirej si nje njeri moskokcares, i pandjeshem dhe i ftohte, brenda tij gjendej nje person i dobet, i ndjeshem dhe shume i dashur."Te pelqen?" E pyet plaku dhe u afrua tek Dilan.
"Shume, eshte teper e bukur" thote ai pa hequr syte nga piktura!
"Eshte gruaja ime. Mua me pelqejne fotografite por jo me shume se pikturat, ndryshimi mes pikturave dhe fotografive eshte fakti se, ne pikture mund te ndjesh ngrohtesine e nje shikimi, te duket sikur po te veshtron vertete, sikur eshte e gjalle, tek fotografia nuk mund ta gjesh kete gje" thote plaku dhe syte filluan t'i shkelqenin ngaqe u perlot
"Ky portret eshte bere nje vit para se ajo te ndrronte jete.
Ka ndodhur para shume vitesh, por kur e sjell ndermend me duket sikur ka ndodhur dje!
Ehh disa dhimbje nuk kalojne kurre" shtoi plaku duke tundur koken..."Me thuaj djalosh, ti ke humbur ndonje gje ne jete?" e pyet Plaku
"Une? Kam humbur dicka qe nuk e kam patur, kam humbur edhe gjithcka qe kisha" tha Dilan dhe u drejtua per nga plaku.
"Cdo te thuash?" e pyet plaku i bere kurioz
"Une jam jetim, humba familjen qe nuk me donte, ndoshta ishte nje nene pa ndienja, ndoshta isha nje barre me teper, pastaj humba te vetmin njeri qe kisha, ate per te cilen flas me teper ne shkrimet qe gjen ne fletore" pergjigjet Dilan pastaj buzeqeshi ne menyren e vetme, i trishtuar!
"Ketu e ke gabim, nuk ka nena pa ndienja, jeta te perball me shume veshtirsi, pengesa te cilat duken te pamundura per tu kapercyer.
Me thuaj ke dashuruar ndonjehere?" e pyet plaku dhe filloi te shfletonte fletoren e dyte.
"Jo dhe nuk dua ta bej, dashuria lendon" tha Dilan i sigurte ne ate c'ka po thonte
"Lendon? Kush e ka thene kete budallik?" pyet plaku dhe qeshi nenze
"Njerezit" thote Dilan
"Mos i degjo, njerezit me shume genjejne, ata qe thone se dashuria lendon nuk kane dashuruar kurre" thote plaku dhe pastaj heshti.
Dilan nuk tha me asgje, nguli syte tek plaku i cili humbi ne shkrimet qe gjendeshin ne fletore!
Nerkohe qe lexonte, fytyra i mori nje pamje si i habitur dhe si i friksuar ne te njejten kohe!
Fryma ju be e rende, syte i leviznin ngadale pas rreshtave dhe per rreth nje ore nuk tha asnje fjale te vetme!Dilan u merzit duke ndejtur ulur dhe provoi te ngrihej!
"Mos leviz" tha plaku duke drejtuar doren nga Dilan por pa i hequr syte nga fletorja.
Nuk donte te shpreqendrohej nderkohe qe lexonte, ishte futur aq thelle ne boten e atyre shkrimeve, sa kishte frike se mos zhurma me e vogel do largonte magjine.
Mbasi mbylli fletoren e fundit, plaku u ngrit ne kembe dhe dukej teper i acaruar!
YOU ARE READING
Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )
RomanceE perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C