19

243 16 3
                                    


Ate dite u lodh aq shume sa nuk ishte lodhur ndonjehere ne jeten e tij, u shtri ne divan dhe mori fryme thelle, me pas e nxorri te gjithen sikur po nxirrte te gjithe ate zhgenjim qe kishte ne shpirt. Ashtu merrte fryme perhere, mbushej, me pas e shfrynte ate si i sikletosur, sikur behej me mire kur e bente ate veprim.

Pak nga pak ne dritare doli hena, e cila rrezoi driten e saj mbi erresire dhe e vrau sadopak ate. Dhoma mori nje pamje tjeter, u ndricua aq sa per te dalluar ato pak gjera qe kishte brenda. Ai nguli syte tek hena dhe po e shikonte ne nje menyre sikur do gjente tek ajo dicka qe nuk e kishte shikuar ndonjehere!

"Po ti pse nuk lodhesh?" e pyet ai henen "E kam fjalen qe del cdo nate, mundohesh te ndricosh kete bote qe pervecse nga erresira natyres eshte mbuluar edhe nga erresira e shpirtit. Pse nuk lodhesh? Une jam lodhur e di? Jam lodhur se kerkuari driten, ndihem i humbur ne erresire edhe pse ti ben drite, nuk me mdricon aspak ajo drita jote sado e forte qe te jete, por prap ti nuk lodhesh, del cdo nate dhe ndricon me aq fuqi sa ke, ndersa une u lodha se ndricuari, jam fikur dhe po vdes ngadale perbrenda" shtoi ai dhe lotet i mbuluan fytyren.

Drita e henes ra mbi lotet e tij duke i xixelluar aq sa ato arriti t'i dallonte vajza qe gjendej mbrapa dritares. Ajo kishte kohe aty jashte, ne errsire duke veshtruar ate.
Dilan nuk po shikonte asgje, shikonte vetem henen, e cila e kishte magjepsur me driten e saj.

"Ndihem kaq shume vetem, nuk e di pse, nuk e di sepse kam vite qe jam i vetem, qe kur kam hapur syte, qe kur jam sjell ne kete dreq bote jam vetem. Njerezit qe dua me teper jeta i largon nga une dhe mua me duket sikur, ne cdo largim jeta me peshperin "Mos u mundo me te afrohesh me njerez se do t'i marr, ti je i vetem dhe keshtu do mbetesh gjithmone" eshte e tmerreshme te jesh vetem" shton ai duke ju drejtuar henes!

Ne syte e vajzes qe gjendej poshte dritares filluan te rumbulloheshin lot, te cilet rrodhen neper faqet e saj te ftohta. Fytyra e saj u be e trishte kur degjonte fjalet qe ai i thoshte henes, e ndjente dhimbjen po me ate intensitet qe e ndjente edhe ai.

Ajo degjoi gjithcka qe ai fliste me henen dhe cdo fjale ju ngulit ne mendje, aq sa e degjonte zerin e tij i perzier me ngasherima nga te qarit.

Dilan ndezi nje cigare dhe me pas u ngrit me kembe. U drejtua per tek dritarja dhe ndaloi perballe saj duke veshtruar qiellin e paster pa re, te mbushur me yje, qe shkelqenin njeri me shume se tjetri, por me teper shikonte henen, i dukej si vetja, e trishtuar dhe pa ze, sikur donte te thoshte dicka por kishte frike se asnje nuk do e kuptonte.

"Po ti cdo ketu?" thote ai... Vajzes i ngriu gjaku ne vena dhe nje nxehtesi e madhe i pushtoi trupin...

"Cdo ne kete bote te qelbur nje gje kaq e bukur sa ty? Ti nuk e ke vendin ketu, ti je per ne parajse" shtoi ai duke ju drejtuar serish henes.

Vajza u lehtesua kur pa se ai mbante koken lart kur fliste. Nje buzeqeshje ju pikturua ne fytyre kur mendoi se sa bukur fliste ai... Me pas u mundua te shikonte fytyren e tij, e cila zbardhej lehte mga drita e dobet e henes se asaj nate. Sado erresire te ishte, dallohej fare lehte trishtimi ne ate fytyre, ne ato vetulla te rrudhosura, ne ate ball te rrudhosur, ne buzet e tij, qe ishin te perqendruara per poshte sikur nuk kishin qeshur kurre, dallohej ne shkelqimin e syve te tij, sy qe ishin te perlyer me dhimbje dhe zhgenjim. Ajo deshti ta perqafonte, t'ju hidhte ne qaf per nje sekond dhe me pas te vraponte, por nuk e lejonte xhami i dritares.
Dilan thithi cigaren fort dhe uli syte poshte, ku dalloi pertej dritares nje hije qe levizi. Ishte ajo, te ciles i rreshqiti kemba mbi nje gur te vogel.

"Kush eshte aty jashte?" pyet ai dhe ul braven e dritares, por ajo u friksua aq shume sa filloi te vraponte neper rrugica. Ai doli jashte dhe ndoqi me vrap zhurmen nga ku degjoheshin hapa qe vraponin.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now