11

283 21 1
                                    


Mbasi doli nga godina e zyres ngriti koken lart duke lejuar dillin t'i thante lotet qe i ishin grumbulluar. Shikimi i'u turbullua dhe per pak sekonda nuk po mund te shikonte qarte.
U kthye nga rrruga dhe filloi te ecte. Pak nga pak shikimi po i qartesohej plotesisht.

Mbasi eci per pak ai ndaloi. Per nje moment deshironte te zhdukej nga kjo jete qe jetonte, te largohej pergjithmone nga ai vend dhe te niste nje jete te re diku ku askush nuk e njihte, ku askush mos t'i thoshte "Sa gjynah, eshte jetim, jeton ne shtepine e femijes". Ai ishte lodhur duke degjuar gjera te tilla. Ishte lodhur nga meshira, perbuzjet, shkeljet, injorimet, ai ishte lodhur nga gjithcka.
Dhe nderkohe qe qendronte pa levizur ne mes te trotuarit veshtronte njerez qe i vinin perballe e te tjere qe i vinin nga mbrapa, kishin shume dallime nga njeri tjetri ata njerez, dikush i gjate, dikush i shkurter, e disa te zinj e te tjere te bardhe, por ai kurre nuk kishte bere dallime mes tyre. Per ate te gjithe ishin njesoj pavarsisht ndryshimeve qe kishin, ndersa vetja e tij i dukej ndryshe, sikur nuk i perkiste kesaj bote, sikur vendi i tij ishte diku tjeter. Ndihej si i huaj ne ate vend, ndoshta sepse nuk ishte ne shtepine e tij, nuk ishte ne krahet e nenes tij, prane te atit, ai nuk ndihej ne shtepi dhe kjo gje e grryente perbrenda sepse nuk po gjente dot vendin qe i takonte ne kete bote.
Duke ndejtur pa levizur ai veshtronte njerezit qe iknin dhe, per nje moment ne mendje i erdhen dy persona, Lorela dhe Karolina, por jo kjo Karoline sepse kjo nuk ishte me ajo me te cilen ai u dashurua.
Imazhi i tyre i'u shfaq duke ikur nga ai, por me koken kthyer mbrapa dhe duke buzeqeshur, sikur po i thonin "Mos u merzit cdo gje do rregullohet".

Ai fshiu lotet, me pas filloi duke ecur bashke me turmen e njerezve. Po ecte por nuk po e dinte se ku te shkonte, ishte lodhur duke shkuar gjithmone ne te njejtat vende, jeta e tij ishte bere nje rutine e rregullt dhe per te prishur ate rutine ai kishte lene pasdore edhe shkollen per disa dite. Nuk kishte me deshire per asgje, as per te jetuar.

Duke ecur dhe duke u futur neper rruge qe nuk i kishte shkelur me pare, ai shpresonte qe te humbiste, ta zente nata me ndonje vend dhe te flinte aty, te kishte ftohte, ta merrte uria, shtrihej ne qoshet e trotuareve sic benin endacaket dhe donte t'i perjetonte gjithe keto gjera ne menyre qe te ndihej keq per dicka tjeter dhe jo gjithmone per te njejten gje.
Dhe i'a arriti qellimit, hodhi syte rrotull duke kuptuar se kishte humbur. Ai qytet ishte teper i madh dhe Dilan nuk kishte pasur mundesine ta shetiste te gjithin, kishte qendrar gjithmone brenda guaskes se tij. Tani nuk dinte nga te ikte dhe per kete gje ishte i lumtur.
Buzeqeshi leht duke veshtruar perreth me pas syte i'u perplasen ne njeren nga kioskat e revistave, aty pa librin e tij dhe per kureshtje u afrua.

"Me falni, ky liber eshte i bukur?" pyet ai vazen qe gjendej brenda kioskes me nje lepirse ne goje dhe po lexonte nje reviste mode.

Ajo ngriti syte lart dhe me pertese veshtroi Dilan, me pas hodhi syte nga libri "Nuk di gje, por vetem sot jane shitur 13 kopje, ai eshte i fundit" thote ajo dhe filloi te lexonte serish revisten.

Dilan nuk foli asnje fjale tjeter dhe u largua qe aty. Te pakten nje gje e mire po ndodhte, libri tij po shitej dhe kjo gje ishte e rendesishme per te sepse edhe pak kohe do largohej nga jetimorja dhe i duheshin leke per te jetuar, shitja e librit e ndihmonte shume.

Gjithe diten brodhi neper qytet, nuk ishte lodhur ndonjehere aq shume por ja vlejti sepse e njohu me teper ate vend dhe ndihej me mire duke menduar se bota nuk ishte aq e vogel sa ai ishte mesuar ta jetonte ne perditshmeri.
Duke pyetur arriti te gjente rrugen drejt shtepise.
Mbremja sa kishte filluar te nxinte nga pak qiellin, ndersa dritat e dyqaneve cdo here e me shume po dukeshin me qarte. Ne ajer qarkullonte nje ere e lehte e cila e freskonte mbremjen dhe ishte po ajo ere qe perkedhelte floket e tij, ai ndihej i dashur nga era, ledhatimet e saj dukeshin me te sinqerta se ato te njerezve.
Nderkohe qe po ecte rrugen ia pret nje vajze qe po dilte nga nje dyqan. Ishte Helena e cila u pengua te njera pllake e trotuarit dhe per pak bie.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now