15

238 18 0
                                    

"Si do ja vendosesh emrin?" e pyet Helena nderkohe qe qendronte ne perqafimin e tij.

Dilan buzeqeshi dhe tha "Nuk e di, do te le ty t'ia vendosesh".

Sapo degjoi keto fjale Helena shpertheu edhe me shume ne lor, por Dilan nuk po e shikonte se ajo po qante, mendonte vertete se do behej baba.

"Po nese e heq cfare ndodh?" e pyet ajo duke u munduar te kontrollonte dritherimat e zerit.

''Me vret mua dhe vdes per mua, do ishe njeriu qe do urreja me teper se cdo njeri ne kete bote, edhe me teper se nenen time" pergjgjet Dilan

"Vertet e urren nenen tende?"

"Po"

"Pse?"

"Sepse me denoi te jetoja nje jete te tille, te ndjeja vetmi, poshterim, braktisje dhe plot gjera te tjera qe me mbyten shpirtin. Por ty do te urreja me teper sepse do me vrisje kete shprese te re, do vrisje gjene me te bukur timen" pergjigjet ai me nje ton trishtues.

Helena e shtrengoi sa fort mundi dhe, me pas ngriti koken duke drejtuar buzet per tek buzet e tij, te cilat u perplasen bashke.

Qe nga ajo dite kishin kaluar 3 jave dhe ato dite per Dilan ishin vertete ndryshe nga cdo dite e jetes tij. Tashme nuk ndihej me bosh, nuk ndihej sikur po jetonte kot dhe se jeta nuk kishte kuptim, se te jetonte ishte njesoj si te hante rere, pa shije. Jo, tani pranvera kishte filluar te celte lulet brenda shpirtit tij, se gonxhet kishin shperthyer duke nxjerr lule lumturie dhe gjithcka ndodhi sepse kishte nje arsye teper te forte per te qene i lumtur.
Ne cdo dite qe kalonte ai behej edhe me i paduruar duke pritur ditet dhe muajt qe te kalonin, me zor po priste qe ne duar te mbante shpirtin e tij te misheruar ne nje foshnje te vogel.
Jeta nuk ishte treguar kurre kaq e mire me te dhe duke marr parasysh gjithcka qe i kishte ndodhur ishte e cuditeshme sesi kishte mundesi qe po ndodhte dicka e bukur, kishte dicka qe nuk shkonte ne te gjithe kete miresi.
Tani ai kishte nje motiv per te ecur perpara dhe gjeja pare qe beri ishte se nisi te shkruante nje liber te ri, te cilin do e titullonte "Shprese" duke ja dedikuar femijes tij qe po vinte ne jete.
Filloi te shkruante ne ate liber dicka qe kurre nuk kishte menduar se do e shkruante ndonjehere, do shkruante cdo emocion qe ndiente me ditet qe kalonin "Po pres qe ne duar te kem boten time, te shikoj syte qe i dhane kuptim dhe ngjyra jetes time. Ndoshta eshte e cuditeshme por jam dashuruar pas femijes tim qe akoma nuk ka lindur, por e ndjej zemren e tij ne shpirtin tim, e ndjej qe cdo dite merr pak nga shpirti im per te formuar te vetin. Une akoma jam femije vete dhe do behem me femije, absurde por eshte absurditeti me i bukur ne bote" kish shkruar ai.
Ishte nje dite me shi, por jo nje dite e thjeshte me shi. Ate dite binte vertete shume shi, sikur qielli po qante, sikur vuante dhe e nxirrte dhimbjen duke qare.
Rruga qe lagur dhe vende vende ishte permbytur, por ne trotuarin ku shiu perplasej fort po ecte nje vajze e cila ishte mbuluar me nje lecke te holle.
Shiu binte mbi te por ajo as nuk donte t'ia dinte as qe lagej dhe as qe vdiste, kishte marre nje rruge qe ishte me teper e dhimbshme se ideja qe do vdesesh.

E shtyre nga prinderit e saj te cilet kishin zbuluar gjithcka, njesoj si dikur nena e Dilan edhe Helena po bente te njejtin gabim, po shkonte per te hequr femijen.
Nuk mendoi as per fjalet e Dilan, as sesi ai do ndihej dhe as per te ardhmen qe donte te kishte me te. Pak nga prinderit dhe pak nga deshira per te mos u bere nene kaq e re, ajo kishte marr tashme nje vendim dhe nuk kishte ndermend te ndryshonte mendje. Nje dite me pare kishte lene takim me mjekun dhe ai po e priste.
Nderkohe shoqa e ngushte e Helenes e cila nuk ishte fare dakort me vendimin dhe gabimin qe Helena po bente, e trembur ajo vrapon drejt shtepise se Dilan qe kishte marre me qera.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now