9

302 23 2
                                    


Dilan donte te fliste por goja i'u mbyll nga buzet e Helenes, e cila humbi e tera ne ate puthje, aq sa mori fryme thelle me hunde me pas ne pushimin e pare te puthjes klithi lehte duke perplasur frymen e saj mbi buzet e Dilan.

Ai, per nje moment harroi gjithcka duke u dorzuar ne shijen e asaj puthje, harroi se u lendua nje here dhe se nuk duhet te bente hapa te gabuar ndryshe do rrezohej serish dhe do vritej akoma me keq. Ishte e pamundur t'i rezistoje puthjeve te saj, ishte njesoj sikur nje femije te gjendej ne nje dhome plot me cokollata dhe te mos hante asnje prej tyre.

Pas nje pauze te vogel ajo ngjeshi trupin mbi trupin e tij dhe filloi ta puthte serish, ndersa ai leshoi librat te binin ne dysheme dhe e mori ne krah duke e bere qe situata te nxehej akoma me teper.
Nuk kishin as dy ore qe ishin njohur dhe po benin gjerat qe shume njerez duhet te presin kohe per t'i bere.
Deshirat e tij te asaj moshe ishin me te forta se vendimi qe kishte marre per te mos bere gjera te cilat do e lendonin me vone.
Ai epsh ishte me i egri dhe me i fuqishmi qe kishte ndjere ndonjehere, as me Karolinen nuk e kishte ndiere kete pasion dhe shkaktare per keto ndienja te Dilan ishte pasioni qe Helena percillte me puthjet e saj.
Ajo dinte te puthte aq mire sa e bente Dilan ta humbiste mendjen dhe te zhytej akoma me thelle ne ate grope pasioni qe ajo po hapte brenda tij.

Por per nje moment, nderkohe qe puthte buzet e saj dhe ndiente duart e buta t'i preknin trupin ai mendon, mendon se po gabonte dhe duhet te ndalonte, mendon se Helena do lendohej nga ky hap i nxituar qe po benin.
Ai e kishte ves qe para se te mendonte per veten e tij, me pare mendonte per te tjeret se mos i lendonte, se mos ai behej shkaktar qe ne syte e njerezve te kishte lot dhe keshtu harronte veten e tij, pastaj perfundonte vete me lot ne sy.

"Mjaft tani" thote ai me gjysem zeri duke larguar buzet nga buzet e saj dhe e mban nga faqet qe t'i qendronte larg.

"Pse ? Nuk po te pelqen?" e pyet ajo duke fryre buzet dhe e sheh ne sy me syte e saj te zinj qe ishin ndezur zjarr perbrenda.

"Nuk dua te lendoj" pergjigjet ai duke e shikuar me dhembsuri, ndersa ajo hapi syte dhe me pas qeshi.

Dilan e shikonte i cuditur se pse ajo po qeshte, ai nuk tha asgje per te qeshur, madje e ksihte teper seriozisht ate qe tha.

"E shikon kete?" e pyet ajo duke drejtuar syte nga rafti i librave "Ja keshtu jam edhe une, nuk ndiej asgje pervec pasionit" shtoi duke goditur raftin me grusht disa here.

Ai u cudit sesi nje njeri nuk mund te ndiente dhimbje, si kishte mundesi qe nje femer te mos ndiente asgje kur femrat jane ato qeniet me te ndjeshme, me te brishtat, me te vuajturat.

Ai e veshtronte me syte e tij te trishte ne syte e saj te ndezur ku brenda tyre nuk dukej asnje fije trishtim, asnje dridhje sysh nga emocioni, vetem zjarr, zjarr dhe deshire per t'u prekur e tera, per t'u dashur ne menyren me te gjate te mundeshme.

"Nuk ke dashuruar ndonjehere?" e pyet ai duke e veshtruar ne sy ne menyre qe te kuptonte nese ajo po genjente.

Helena qeshi per pak, me pas ngadale buzeqeshi dhe vuri doren e saj tek floket e tij dhe e perkedheli deri tek veshi "Kam dashurar vetem nje here dhe e bera fort, u dorzova e gjitha si nje budallaqe qe jam, bera gjithcka per dike qe nuk beri asgje per mua, fala shume dhe nuk mora asgje tjeter pervec perbuzjes, mosmirnjohjes dhe dhimbjes. Pastaj u betova se kurre me nuk do dashuroja, kurre me nuk do isha nje marionete ne duart e nje mashkulli, u betova se do beja gjithcka per veten dhe e kam gjetur lumturine tek pasioni, pasioni nuk vret, nuk lendon, dashuria po" tha ajo, por duke thene keto fjale ndermend i vijne kujtime nga e shkuara dhe zjarri ne syte e saj u shua nga trishtimi.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now