18

251 18 0
                                    


Pas asaj dite me Geraldinen, ai vazhdonte te shkonte ne shkollen e saj. Mbeshtetej tek muri perballe shkolles dhe e shikonte kur dilte nga shkolla. Ajo e shikonte dhe friksohej nga ai, mendonte se mos ndoshta ishte ndonje i fiksuar. Por nuk zgjati me shume se tre dite dhe ajo u zhduk serish. Ai shkoi per rreth dy jave rresht ne shkollen e saj, por nuk e pa me.

Ditet kalonin dhe vizitat e tij ne shkollen e saj u rralluan, derisa u shuan fare, sepse kaluan dy muaj dhe ajo nuk u duk me aty. Ai ndaloi se shkuari atje sepse shoket e saj te klases i thonin se ajo ishte larguar pergjithmone nga shkolla, se ishte kthyer ne qytetin e saj dhe kur ai i pyeste se ku qytet ndodhej, ata ngrinin supet ngaqe nuk dinin gje.
Ajo kishte qene perhere misterioze ne shkolle. Pak njerez dinin per te dhe dinin aq sa ajo donte t'i tregonte. Keshtuqe ai e kishte te pamundur ta gjente dhe hoqi dore se kerkuari.

Libri i tij i ri kishte bere shume buje per shkak se tregonte sesi e deshironte jeten nje jetim. Ai ishte bere me teper i njohur dhe jo vetem ne qytetin e tij, por edhe ne shume qytete te tjera te vendit.

Qe atehere kishin kaluar 2 vite dhe Dilan ishte rritur me teper, ishte bere me i pjekur dhe me i pergjegjeshem se me pare edhe pse nuk kishte hequr dore nga vajzat. Gjate ketyre dy viteve ai kishte pasur mardhenie vetem me dy vajza dhe kishin qene fare te shkurtra, sepse cdo here e me teper ai ndihej me vetem kur ishte me to, nuk ndihej i dashur.

Ai kishte nxjerr edhe librin e tij te trete "Endrra te thyera" nje liber romance tragjike, ashtu sic i pelqente ai t'i bente librat, te bukur dhe te dhimbshem me fund.
Libri beri xhiro ne te gjithe vendin dhe u cilsua ne 5 librat me te mire.
Ai liber ishte dhe ne doren e Geraldines. Ajo kurresesi nuk do e humbiste shansin per te lexuar librin e shkrimtarit te saj te preferuar.
Ne mendjen e tij, Geraldina ishte mbuluar nga pluhuri i harreses. Ishte strukur diku ne thelle ne memorien e tij sa pothuajse e kishte harruar. Por muajt e pare te qendrimit larg saj, ai kishte menduar gjate dhe kishte kuptuar arsyen pse e kishte lene te ikte ate dite, pse hoqi dore nga ajo ne ate menyre. Arsyeja ishte sepse nuk donte ta lendonte, ai ishte teper i piste ne shpirt per nje engjell si ajo dhe kshtuqe zgjodhi ta mbronte nga vetja e tij duke e lene qe te shkonte ate dite. Kishte nevoje te qartesonte mendimet e tij, te harronte te shkuaren dhe per kete gje nuk donte te perdorte nje vogelushe si ajo.

Nderkohe qe rremonte mes letrave te vjetra, ne toke i ra zarfi i verdhe i Loreles, i cili ishte bere akoma me i verdhe nga vitet qe kishin kaluar.
Ai tashme iste 24 vjec dhe nuk ishte me Dilan qe ishte dikur. Jo. Ai kishte mesuar nga gabimet e tij dhe ishte kthyer ne nje tjeter njeri, ishte bere burre.
Mori letren dhe, kur pa mbi te emrin e Loreles syte i'u perloten. Buzeqeshi lehte dhe hapi letren, e lexoi te gjithen nga fillimi edhe pse e dinte permbajtjen e saj. Me dore mbante celsin e shtepise qe ajo ja kishte lene trashgimi kur vdiq, shtepi qe ndodhej ne qytetin tjeter.
Ishte koha per t'u larguar nga ky qytet, nga njerezit, nga kujtimet qe kishte aty. Deshironte nje jete te re, nje ndryshe, me njerez qe nuk e njihnin.

Nuk zgjati as nje jave dhe ai gjendej ne tren duke udhetuar per ne qytetin tjeter, i cili ndodhej 3 ore larg. Nuk kishte marre asgje tjeter me vete pervecse nje valixhe dhe nje cante dore.
Kishte mbeshtetur koken me xham dhe shikonte natyren nderkohe qe treni vazhdonte rrugen e tij. Mijera mendime i pushtuan koken dhe ndihej keq qe mbrapa po linte shume kujtime dhe njerez, por ishte koha per te ecur para tani, mjaft kishte vuajtur.

Kur zbriti ne qytetin e ri ishte nate.
Flladi i eres qe vinte nga deti i'u perplas ne fytyre dhe per here te pare u ndie aq i mbushur me ajer.
Nderkohe qe ecte, degjoi zhurmat e takave te dikujt qe po afrohej drejt tij. Nuk arrinte ta shikonte qarte, por dukej aq sa per te vene re silueten perfekte te saj. Ne momentin kur u shkembyen bashke, drita e neonit ra mbi trupin e saj. Kishte veshur nje fustan te shkurter deri tek gjunjet, dukej si i kuq. Ndersa fytyra nuk dallohej sepse erresira e kishte mbuluar. Ai e ndoqi per pak me sy derisa ajo kaloi afer tij dhe me pas u rrezua.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now