25

576 31 2
                                    


Ai vendosi doren ne faqen e saj te bute dhe i buzeqeshi ne menyren me te embel te mundeshme!

Ajo ja vendosi doren e saj mbi dore dhe anoi koken per te ndjer me teper prekjen e tij, por pa ja shkeputur shikimin, sepse me sy po benin dashuri, po putheshin ngadale si per te shijuar cdo shtrengim qe buzet i benin njera tjetres, me sy ishin te zhveshur perballe njeri tjetrit dhe ishin bere nje trup i vetem!

Ai tentoi te afronte buzet tek buzet e saj, por ajo refuzoi me stil duke u ngritur dhe hodhi syte per nga Dilan!

"Ke ndonje gje per te ngrene?" e pyet ajo duke mbajtur barkun me dore!

"Po, buzet e mia" pergjigjet ai duke qeshur "Merr cte duash ne frigorifer" shtoi duke i treguar frigoriferin.

Duke qeshur shkoi per tek frigoriferi dhe mori per te ngrene! U ul ne tavoline dhe filloi te hante, ndersa Dilan duke qendruar shtrire e shikonte dhe i buzeqeshte! Me pas u ngrit dheshkoi mbushi nje gjysem gote vere dhe u ul serish ne divan!

"Me mbush nje gote mua" thote Geraldina me gojen plot ushqim!

"Do vertete?" e pyet ai, ndersa ajo pohon dy here duke levizur koken!

Qendronin te dy gjysem te shtrire ne divan me nga nje gote vere e cila po shkonte drejt fundit!
Ai me njeren dore mbante goten ndersa me tjetren perdridhte floket e saj tek gishtat e tij!
Trupi i saj ishte mbeshtetur gjysem mbi divan dhe gjysma tjeter tek ai, ndersa koken e kishte mbeshtur te barku i Dilan!

E ktheu me fund ate pak vere qe kishte mbetur ne fund te gotes dhe u mundua ta linte goten tek tavolina, e cila ndodhej mbrapa Dilan! Ne ate moment fytyra e saj u gjend aq prane fytyres tij sa frymarrjet ju perplasen ne fytyren e njeri tjetrit! Gjithcka ndodhi per pak sekonda, shikimet qe thonin gjithcka qe fjalet nuk e thonin dot, shprehia e fytyres u be serioze dhe frymarrjet u ngadalsuan per nje moment, por rrahjet e zemres jo, ato godisnin fort ne kraharor, sikur brenda gjoksit te kishte nje daulle!
Ai leshoi goten ne dysheme dhe mori fytyren e saj ne duar duke e ngjeshur tek buzet e tij! E puthi ashtu rrembimthi dhe shpejt, e puthi fort, por pastaj kur kuptoi se deshira e saj ishte e njejte me te tijen ngadalsoi dhe po e puthte ngadale, ashtu si puthen dy te dashuruar, si dy gjarprinj qe ciftezohen, ngadale duke rreshqitur mbi trupin e njeri tjetrit, ashtu po putheshin dhe buzet e tyre!

E puthi per shume gjate, aq sa buzet po iu fryne dhe po i digjnin nga pickimet e lehta te kafshimeve! Me pas zbriti ne qafen e saj te holle dhe te bute duke e perkedhelur me buzet e nxehta, aty rreshqiti deri tek pjesa poshte veshit, e puthi plot ndienje dhe pasion, aq sa degjoi klithmen e saj ne veshin e tij! Por kaq i lejoi vetes, madje dhe kaq i dukej e teperet me ate, i dukej sikur po e fyente! U ngrit serish dhe e puthi ne buze ngadale si per te qetesuar epshet dhe deshirat qe ishin zgjuar ne ate moment!

Te gjitha frikrat, pasigurite e Geraldines u flaken tutje, ne ate moment donte vetem te shijonte ate ndienje qe i kishte kapluar shpirtin, ate ndienja magjike qe e bente te ndiente se kishte njeren kembe ne parajse!

"Sonte dua te jem e jotja, te pakten per sonte dua te duhemi, te duhemi per gjithe naten, sonte te dua shume, te dua me teper se cdo here tjeter" thote ajo duke marre fryme me zor

"Po neser? S'do me duash me?" e pyet ai duke perqendruar shikimin ne syte e saj qe ishin ndezur

"Nuk e di, di qe sonte te dua shume" ia kthen ajo dhe mundohet te pertypet!

Ai ngjesh buzet tek buzet e saj dhe e perfshin te gjithen ne krahet e tij duke e mbeshtjellur te teren!

Ne cdo puthje qe i jepte ajo merrte fryme me ze, duke e perzier frymen me britma te lehta kenaqsie! Ishin pothuajse te zhveshur dhe ai e kishte puthur gati ne te gjithe trupin, ne buze, ne faqe, fyture, qaf, neper supe, krah, duar, ne gjoksin e saj te vogel dhe te ngurte, ne barkun e tendosur...

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now