Ai la serish librin dhe doli jashte. Mesuesi i tij e humbi durimin dhe filloi te nervozohej. Dilan nuk do linte vetem librin, por per ate do linte gjithcka edhe veten e tij, do e duronte dhimbjen, poshterimin, talljen, lendimin, gjithcka, sepse ajo ishte dashuria e tij e madhe dhe ai nuk do i bente me vetedije keto gjera, por pavetedije, nuk do i bente ai, do i bente dashuria qe ndjente per Geraldinen. Lenia e librit dhe vrapimi drejt daljes ishte hapi i pare per te vertetuar se ai kishte dashuri kundrejt saj."Cfare ndodhi?" e pyet mesuesi duke i vendosur doren mbi sup.
"Paska ikur!" ia pret Dilan nderkohe qe shikonte per nga rruga, me shpresen se mos mes njerezve shikonte edhe fytyren e saj te embel te cilen do e njihte edhe mes qindra njerezve, do e njihte buzeqeshjen e saj mes shume buzeqeshjeve te tjera.
"Kush?!" pyet ai i cuditur. Dilan kthen koken nga ai dhe e sheh ne nje menyre te cuditeshme "Askush jo" ia kthen dhe drejtohet serish per tek tavolina ku po e prisnin shume njerez.
Sa here qe firmoste nje liber hidhte syte per nga vendi ku ajo po qendronte pak me pare, me shpresen se ajo do ishte aty, se mos syte e saj te bukur ishin perqendruar tek syte e tij te trishte. Kishte nevoje te ndjente energjine qe percillte ajo vetem duke qendruar prane tij, ndjente aq shume ngrohtesi dhe per here te pare nuk ndihej vetem, sepse aty mes shume njerezve, e vetmja qe kishte me teper vemendjen e tij ishte ajo.
Ai hidhte syte me ate vend me shpresen se mos ajo do shfaqej serish, se mos do arrinte te shikonte vezullimin e buzeqeshjes saj, por cdo here ishte nje zhgenjim sepse ajo nuk do shfaqej me sado qe ai e deshironte kete gje.
Mbasi mbaroi te gjithe librat qe njerezit merrnin, me ne fund ra ne qetesi duke vendosur koken ne tavoline teper i lodhur, por sado i lodhur qe te ishte dhe se mendja nuk i punonte me per asgje, ndermend i vinte vetem buzeqeshja e saj dhe ajo gje e qetesonte, e bente te buzeqeshte me vete si nje idiot."Keto jane leket e mbledhura sot Dilan" i flet mesuesi qe ndodhej mbrapa tij.
Dilan ngre koken dhe ve re nje shume te madhe parash... "Nuk i dua aq shume, nuk me sherbejne per gje. Do marr aq sa me duhen, te tjerat dua t'ia dhuroj jetimores ku u rrita." ia kthen Dilan
"Si thua sikur t'i blejme femijeve lodra dhe libra me vizatime? Do kujdesem vete per kete gje" thote mesuesi duke buzeqeshur per kete gje te bukur qe Dilan kishte menduar.
"E di sa shume libra dhe lodra ka ne jetimore? Sa te besh nje zjarr qe te mos fiket per nje vit rrjesht... Ajo qe me ka munguar me teper ka qene ushqimi i mire, ngrohtesia ne netet e dimrit. Me mire batanije dhe ushqim se libra dhe lodra, kane me shumice me beso" ia kthen Dilan gati i perlotur duke kujtuar kohen kur ishte 10 vjec...
"Ke te drejte" shtoi mesuesi i cili donte me gjithe shpirt ta ndihmonte Dilan me cdo gje qe mundej, madje ai ishte i pari qe dalloi talentin e tij per te shkruar dhe e drejtoi per tek G.K i cili e kuptoi potencialit qe Dilan kishte...
Por Dilan e kishte mendjen ne tjeter vend, nga te gjitha zhgenjimet dhe lendimet ku dikur i rrinte mendja, tani mendonte vetem nje gje, se ku do e gjente Geraldinen.Qe nga ajo dite kishin kaluar 3 muaj.
Ato tre muaj ishte perjekur se mos e gjente Geraldinen neper shkolla apo neper kafenete ku qendronin nxenesit mbas mesimit, por pa rezultat, kot nuk thone se, dashuria vjen atehere kur nuk e pret dhe jo kur e kerkon. Geraldina ishte pertej rruges ndersa ai ne anen tjeter te rruges, te dy ishin aq prane njeri tjetrit dhe akoma nuk e dinin. Kishte shume nxenes qe dilnin nga shkolla dhe ishte e veshtire t'i shikoje te gjithe, por per ate nuk do ishte e veshtire ta dallonte nese shikonte buzeqeshjen e saj.Geraldina kthen koken dhe sheh se Dilan ishte vetem fare pak metra larg tij. Zemra ju drodh duke i shkaktuar nje dritherime qe ja pushtoi te gjithe trupin, me pas ndjeu perkedheljen e embel ne fund te barkut... Dilan po kthehej drejt saj dhe ajo e vuri re kete gje. Frika se mos ai e shikonte e beri ate t'i kthente kurrizin dhe te largohej, por Dilan e pa dhe nuk po arrinte te kuptonte nese ishte Geraldina apo dikush qe kishte trup, menyre te veshuri dhe model flokesh njesoj si ajo.
YOU ARE READING
Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )
RomanceE perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C