12

254 20 0
                                    

Ajo i hodhi doren mbi supe dhe mbeshteti koken ne krahun e tij, nuk kishte qendruar kurre ashtu me nje djale dhe aq me teper te ndiente ate qe po ndiente ne ate moment, zemren qe po i godiste fort gjoksin dhe boshllikun t'i mbushej ne shpirt. Por jo ai. Ai nuk ndjente asgje te tille pervec boshllikut qe i shtohej dhe i behej me i thelle brenda vetes, dukej sikur sa me shume ai boshatisej aq me shume ajo mbushej, sikur nuk ishin bere per njeri tjetrin, nuk perputheshin dy copezat e shpirtit per tu bere nje i vetem.

Dilan akoma nuk e kishte kuptuar se, sa me shume te qendronte me Helenen, sa me shume te puthej me te, te kryente mardhenie, ta perqafonte apo qofte edhe duke ndejtur prane saj ai do ndihej cdo here dhe me bosh brenda vetes.

"Po shkoj te fle" thote Helena dhe u ngrit ne kembe, me pas e puthi ne buze ne nje menyre sikur donte ta fuste brenda saj dhe ta mbante aty pergjithmone.

"Do vi pas pak" ia kthen Dilan mbasi ajo shekputi buzet nga buzet e tij.

Helena u fut ne makine. Mbylli deren dhe me pas fiku driten dhe ashtu me nje buzeqeshje qe kurre me pare nuk e kishte pasur mbyll syte per te fjetur.

Dilan u shtri ne barin e fresket dhe po veshtronte yjet, mes shume te tjerve i beri pershtypje vetem nje yll, nje qe bente drite me shume nga cdo yll tjeter dhe nderkohe qe shikonte ate yll ndermend i erdhi dashuria.

"Keshtu duhet te jete edhe dashuria" thote ai me vete nderkohe qe veshtronte yllin

"Ashtu si ky yll qe ndricon me shume ne qiell edhe brenda zemres vetem nje njeri ndricon me teper nga te gjithe" shtoi ai "Po ylli im ku gjendet?" pyet veten dhe syte ju mbushen me lot aq shume sa filluan t'i derdhen neper faqe.

"E urrej veten time, e urrej kete dreq jete qe me ra per pjese qe ta jetoj, e urrej" flet me ze te ulet duke iu drejtuar qiellit, sikur nga ai do merrte nje pergjigje.

Era ia perkedhelte lehte fytyren sikur donte qe ai te mos qante dhe me ajrin mundohej t'ia fshinte syte, dukej sikur era i peshperiste ne vesh

"Gjithcka do behet mire, do kaloj edhe kjo".

U ngrit ne kembe dhe nderkohe qe fshinte syte u drejtua per tek makina. Hapi deren me pas u fut brenda dhe u shtri prane saj. Ajo u zgjua dhe u shtri mbi trupin e tij, mbeshteti koken ne kraharorin e tij pastaj mbylli serish syte. Ai e mbeshtolli me krah dhe e shtrengoi fort.
Ai e impononte veten qe te ndiente per te, sikur ia kishte vene detyre dhe duhej patjeter qe te dashurohej pas saj ne menyre qe te mos ndihej me bosh dhe vetem, por ai ndihej ashtu edhe pse ajo ishte aty ai ndihej vetem.
Helena buzeqeshi dhe nderkohe qe mbante syte mbyllur imagjinonte sesi do ishte jeta me te mendonte te ardhmen, por jo ai. Ai mendonte se ku ishte dashuria e tij? Ne cilen zemer fshihej ajo? Ku gjendej gjysma e shprtit tij?.
Ajo qe nisi mes tyre ishte nje loje, nje marrveshje per tu kenaqur sa te mundeshin sepse ishin te sigurte qe nuk do ndjenin me kurre.
Helena u nis nga nje teke e saj per te fjetur me shkrimtarin e vogel, qe kohet e fundit po perflitej shume. Ajo arriti ta plotesonte ate tek, arriti te realizonte deshiren e saj, por me cfare cmimi?

Ndersa Dilan u nis me idene se do ndiente serish per dike, se do zhdukte boshllikun qe kishte brenda vetes, por ne fakt nuk beri asgje tjeter vecse kuptoi qe ishte kthyer ne nje gur.
Rrezet e para te mengjesit rane mbi syte tyre dhe u zgjuan.
Helena kishte akoma ate fytyren e buzeqeshur dhe te lumtur qe nga mbreme, ndersa Dilan fytyren e tij te lodhur dhe syte e trishtuar, si gjithmone.
U deshen 45 minuta qe te arrinin serish ne qytet, me pas u ndan si gjithmone, pa i kerkuar njeri tjetrit nje adrese apo nje menyre per tu takuar serish. Helena mendonte gjithmone se nese dicka ishte shkruar te ndodhte do ndodhte, ndryshe nga Dilan qe nuk mendonte asgje edhe pse e kishte marr perzemer Helenen atij nuk do i interesonte nese do e humbiste apo nuk do e takonte me dhe ishte pikerisht ai moment kur u larguan nga njeri tjetri ate dite qe ai kuptoi sesa njeri i ftohte ishte bere.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now